“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Një muaj pas nënshkrimit ceremonial të Kartës së Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ftoi të gjithë anëtarët e bordit në Uashington, DC, për të marrë pjesë në takimin e tij inaugurues.
Agjenda për të enjten (19.02.2026) pritet të përqendrohet në të ardhmen e Rripit të Gazës përtej armëpushimit të brishtë aktual midis Hamasit dhe Izraelit.
Një pikë kyçe është mbledhja e fondeve për rindërtimin e Gazës dhe ofrimi i ndihmës humanitare. Në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump njoftoi se 5 miliardë dollarë (4.2 miliardë euro) janë premtuar tashmë nga anëtarët e bordit.
Shumica e vendeve europiane mungojnë në Bordin e Paqes
Nga të paktën 60 vendet e ftuara, 27 deri më tani e kanë pranuar ftesën.
Bullgaria, Hungaria, Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende europiane që janë bashkuar. Gjatë muajit të kaluar, Italia, Qiproja, Greqia dhe Rumania, si dhe Bashkimi Europian, kanë vendosur të bashkohen si vëzhgues, që do të thotë se nuk do të marrin pjesë në vendimmarrje.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ftua, por në vend të saj do të dërgojë Dubravka Suica, komisioneren europiane për Mesdheun. Sipas një zëdhënësi, BE-ja ka "një numër pyetjesh" në lidhje me pjesë të statutit të bordit. Shumë vende e refuzuan ftesën për shkak të pyetjeve të ngjashme.
A do të konkurrojë Bordi i Paqes me Kombet e Bashkuara?
Franca, për shembull, ka shprehur shqetësime se Bordi mund të tejkalojë autoritetin e Kombeve të Bashkuara. Bordi i Paqes u miratua në nëntor 2025 nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me mandatin e vetëm për t'u angazhuar për paqen në Gaza.
Këshilli i Sigurimite bëri këtë, sepse SHBA-ja mund ta zgjidhte luftën në mënyrën më efektive për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Izraelin, argumenton Max Rodenbeck, drejtor i projektit për Izraelin dhe Palestinën në Grupin e Krizave, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në parandalimin e konflikteve. "Mendoj se shumë anëtarë të OKB-së u tmerruan shumë nga kjo luftë në Gaza dhe donin që ajo të ndalej në pothuajse çdo mënyrë të mundshme", i tha ai DW-së.
Por gjatë muajve të fundit, vizioni i Trump për Bordin duket se ka ndryshuar. Ndërsa ai nuk ka thënë se dëshiron që ai të tejkalojë OKB-në, ai ka thënë se qëllimi i Bordit është të krijojë "paqe botërore".
Megjithatë, sipas Kartës sëOKB-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka "përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare".
Ndikimi i Bordit të Paqes përtej Gazës
Karta e Bordit të Paqes e Trump duket se synon një fushëveprim po aq të gjerë. Ajo nuk e përmend fare Gazën, duke theksuar në vend të kësaj ambicien e saj globale për të zgjidhur konfliktet.
Jason Isaacson, zyrtari kryesor i politikave dhe çështjeve politike në Komitetin Amerikan Hebraik, një organizatë avokatie për popullin hebre në mbarë botën, i tha DW se ai mbështet ambiciet e Bordit përtej Gazës, me kusht që ato të çojnë në një reduktim të konflikteve.
"Ndoshta do të arrinte sukses më të madh sesa kemi parë në modelet e tjera të zgjidhjes së konflikteve në të cilat jemi mbështetur dhe nganjëherë kemi qenë të zhgënjyer për shumë vite", tha ai.
OKB-ja u themelua pasLuftës së Dytë Botërore por ndërkohë vazhdimisht shtohen zërat që kërkojnë reformimin e Këshillit të Sigurimit. Kritikët argumentojnë se me strukturën e tij aktuale, me SHBA-në, Kinën, Rusinë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar si anëtarë të përhershëm, këshilli nuk pasqyron më shpërndarjen aktuale globale të pushtetit dhe kufizon përfaqësimin e drejtë të vendeve anëtare.
Megjithatë, zëvendësimi i tij nuk duket të jetë një mundësi në këtë kohë. Rodenbeck druan, se Trump dhe Bordi nuk do të adresojnë konfliktet në të cilat nuk kanë interes personal, siç është ai në Ukrainë. Aktualisht, secili anëtar ka interesin e vet për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Kjo mund të ndryshojë me çdo konflikt, shpjegoi Rodenbeck.
Struktura jodemokratike e Bordit të Paqes
Një shqetësim tjetër midis shteteve të ftuara është struktura e Bordit. Aktualisht, presidenti i SHBA-së shërben si kryetar i vetëm dhe përfaqëson SHBA-në. Poshtë tij është Bordi, i përbërë nga shtetet anëtare, i cili vendos për buxhetin dhe negocion vendime të përbashkëta.
Pastaj është një Bord Ekzekutiv, i përbërë nga shtatë individë të zgjedhur nga Trump, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, Presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga, Jared Kushner dhe Steve Witkoff. Roli i tij është të zbatojë vendimet e Bordit.
Bordi Ekzekutiv i Gazës drejton punën që lidhet me Gazën dhe mbikëqyr Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i cili synon të jetë përgjegjës për administrimin e territorit.
Si kryetar, Trump ka të drejtën e vetme për të ftuar të tjerët të bashkohen me Bordin, për të vënë veton ndaj vendimeve dhe për të "krijuar, modifikuar ose shpërndarë subjekte të varura", sipas statutit. Trump mund të zëvendësohet vetëm me dorëheqje vullnetare ose "si rezultat i paaftësisë".
Kjo përbën një problem, thotë Rodenbeck. "Siç është formuluar tani, Trump mund të tërhiqet nga posti i presidentit të SHBA-së dhe të jetë ende kreu i Bordit të Paqes dhe të emërojë pasardhësin e tij."
Ndërsa kjo mund të funksionojë për konfliktin në Gaza, Rodenbeck e konsideron një strukturë të dominuar nga SHBA-ja "jo si formën e një organizate ndërkombëtare që ka legjitimitet demokratik".
Çfarë domethënie ka ky takim për Gazën?
Që nga tetori i vitit 2025, ka hyrë në fuqi një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, por ai mbetet i brishtë. Sulmet dhe konfrontimet vazhdojnë të shkaktojnë viktima civile.
Izraeli këmbëngul në kushte të rrepta sigurie dhe dëshiron që Hamasi të çarmatoset para çdo marrëveshjeje paqeje afatgjatë, duke ruajtur njëkohësisht kontrollet ushtarake dhe kufitare që thotë se janë të nevojshme për të parandaluar sulmet.
Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura palestineze kanë kërkuar një fund të përhershëm të gjendjes së luftës, heqjen e pranisë ushtarake izraelite, heqjen e bllokadës, garanci për rindërtim dhe akses humanitar si parakushte për paqe të qëndrueshme.
E ardhmja e Bordit të Paqes të Trump do të përcaktohet kryesisht nga hapat e tij të mëtejshëm: Çfarë do të ndodhë në takimin e së enjtes, si do t'u qaset sfidave komplekse në Gaza dhe nëse mund të sjellë përparim të dukshëm. Pavarësisht kritikave me të cilat përballet Bordi, ai mund të jetë gjithësesi një lojtar kyç në tranzicionin e pasluftës në Gazë. "Çdo gjë që e ndryshon realitetin në një drejtim pozitiv është një sukses", thotë Isaacson. /DW
Vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kriti...
Tetë skiatorë që u zhdukën pas një orteku pranë liqenit Ta...
Një gjykatë e Koresë së Jugut pritet të japë vendimin e sa...
SHBA po përgatitet të tërheqë trupat e saj nga Siria gjatë...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh sot lidhur me gjyqin që...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë të mërkur...
Reshje të dendura dëbore kanë mbuluar qytetin e Bukureshti...
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pasi Vatikani ka deklaruar se ...
Një tragjedi është shënuar në një minierë në Nigeri. Të pa...
Një person ka vdekur dhe të paktën tetë fëmijë janë plagos...
Qeveria turke ka njoftuar një ndihmë financiare prej 100,0...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të ...
Bisedimet midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së që synojnë t'...
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsi...
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Hagës po vijojnë deklaratat...
Ish-themeluesi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e mbajtu...
Themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi...
Ish-themeluesi i UÇK-së, Rexhep Selimi, ka mbajtur ditën e...
Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-shefi i Shërbimit Informat...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalën ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...