
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim shkrime në media të ndryshme, ku me porosi, ku me pagesa.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet qindra mijëra eurove që hidhen prej vëllait të tij, bën shkrime, bën lobime me pretendimin se drejtësia mund të bëhet me raporte, mund të bëhet me manipulime dhe mashtrime siç CNA shpesh ka theksuar se skenarët shkuan deri në Kongresin Amerikan, në Senat, me raporte, të cilat përveçse mbanin shumë të pavërteta brenda tyre, jepeshin skenarë manipulimi dhe mashtrimi për të goditur drejtësinë, siç është fakti që prokurori Ols Dado ishte një aktivist i PD-së apo kishte kërkuar leje ndërtimi për një shtesë dhe i ishte refuzuar apo deri te skandali se ishin prokurorët që kishin caktuar gjyqtarin Erjon Bani, ku, në fakt, ky i fundit ishte zgjedhur nga njëri prej të pandehurve.
Disa shkrime të bëra në “EU Reporter” dhe në media të huaja, kuptohet me pagesë, me lobime, materiale, të cilat më pas merren dhe ndërtohen raporte, shkrime që shkruhen me mjaft kujdes duke e hedhur “helmin” në paragrafë të caktuar ku parlamentarë europianë, zyrtarë flasin për drejtësinë, për reformat, për integrimin e Shqipërisë në BE, dhe mes rreshtash fillojnë e përmenden arrestimet, paraburgimet, a thua se Erion Veliaj ndodhet në burg nga qejfi që kishin prokurorët, jo me vendim të të gjitha gjykatave.Në fakt, ai ka 13 akuza për vepra të rënda penale dhe me arsyen se ai po prishte provat.
Nga 24 korriku i vitit të shkuar çështja ndodhet në gjykatë dhe prej 7 muajsh kryetari i Bashkisë së Tiranës i shtyn seancat me skema dhe skenarë me avokatë që nuk ka para t’u paguajë taksi, ndërkohë që lobon 220 mijë dollarë në SHBA me ndryshimin e avokatëve apo deri te gënjeshtra publike se nuk e kishin marrë ta çonin në seancë gjyqësore sipas procedurave të rregullta, pra me pretendimin se nuk ishte njoftuar.
Të gjitha këto kanë një qëllim, që Erion Veliaj të krijojë kauzën e tij për në Strasburg, por mesa duket e paska betejë të humbur pa filluar sepse dardha e ka bishtin mbrapa dhe e vërteta e tij është mjaft e lexueshme e askush nuk e manipulon dot, qofshin këta lobistë, avokatë në SHBA, Europë apo kudo tjetër.
Sot është publikuar draft-raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Në kapitullin e tij “Shteti i së drejtës, gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit”, Parlamenti Europian është i qartë në 5 pikat e tij duke hedhur në “erë” qëndrimet e bëra nga propaganda e Veliajt.
Së pari, Parlamenti Europian përshëndet vijimin e reformës në drejtësi dhe thotë se duhet të mos ketë vonesa në çështje dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë.
Në rastin e Veliajt kemi një çështje që po vonohet me qëllim nga kryebashkiaku dhe përpjekje për ndikim të padrejtë. A janë ndikim i padrejtë shkrimet, qëndrimet mediatike, propaganda dhe lobimet?
Në pikën e dytë theksohet se duhet një forcim i organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe investime në infrastrukturë e digjitalizim.
Por draft-raporti në pikën e tretë thekson se korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta.
A është Erion Veliaj një person i hetuar në nivelet më të larta dhe në proces gjyqësor për t’u dënuar apo për të dalë i pafajshëm?
Pra, atë që kërkon Parlamenti Europian, atë kanë bërë SPAK-u, prokurorët dhe gjykata bazuar në prova të pakontestueshme deri tani që as Erion Veliaj nuk ka mundur ende dot të shprehet dhe t’i rrëzojë.
Draft-raporti thotë se duhet adresimi i korrupsionit në të gjitha nivelet për të rritur besimin e qytetarëve dhe kërkon gjithashtu që të vazhdojë bashkëpunimin me agjenci të BE-së si Europol dhe Eurojust për luftën kundër korrupsionit.
Te pika e parë flet për vonesat në çështje dhe ndikimin e padrejtë, një shpullë ndaj Veliajt, dhe në pikën e tretë thekson korrupsionin si shqetësim serioz, duhet të forcohen hetimet dhe dënimet, sidomos në nivelet e larta, një “grusht” në fytyrën e Veliajt dhe adresimin e korrupsionit në të gjitha nivelet për të rritur besimin e qytetarëve, dhe këtu një tjetër “shpullë” në fytyrën e propagandës së Erion Veliajt.
Draft-raporti i Parlamentit Europian është i qartë në 5 pikat e tij. 3 pika janë “grushte” në fytyrën e propagandës së Veliajt, i ndaluar prej një viti me 13 akuza dhe që nga korriku i vitit 2025 vijon të shtyjë seancat e tij gjyqësore nga njëra anë dhe nga ana tjetër pretendon se nuk ka akuza dhe s’ka drejtësi ndaj tij./ CNA
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur para SPA...
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...