Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani, më 26 dhjetor 2024 doli jashtë në oborrin e SPAK-ut dhe ndryshe nga një herë më parë ku ishte thirrur te kolegu i tij Dritan Prençi, shkoi dhe shpërtheu në akuza në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. (LEXO KETU)
Më parë na kishte thënë se kishte disa hetime për Ajolën. Më pas shpërtheu në sulme ndaj gazetarëve. A ishte e rastësishme?
Më pas të njëjtët gazetarë u sulmuan nga portale anonime dhe gjobaxhinj të strehuar në mediat e sponsorizuara nga vëllai i Erion Veliajt, apo bashkëpunëtorët e Carlo Bollinos.
Më pas u vërsul ndaj prokurorëve e gjithë armata e mediave të pushtetit. A ishte e rastësishme?
A ishte e rastësishme që gazetari i familjes Veliaj, dikur shërbëtor i Sali Berishës, tani lëpirës i kryebashkiakut Mero Baze, të dilte dhe të sulmonte prokurorët dhe SPAK-un, kur deri në atë kohë thirrja ishte të mbrojmë SPAK-un se po fut Saliun dhe Ilir Metën në burg?
A ishte e rastësishme që u sulmua gjyqtari Erjon Bani, ndërkohë që do jepte vlerësimin e masës së sigurisë?
A ishte i rastësishëm sulmi ndaj prokurorit Ols Dado me shpifje, gënjeshtra sikur kishte kërkuar 2 milionë euro për lirimin e Veliajt? Kjo doli në përgjimet e publikuara nga CNA.
A ishte i rastësishëm sulmi ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi me një shkrim të Ilir Yzeirit në Shqiptaren e Carlo Bollinos, aty ku strehon anonimët gjobaxhinj që i shërbejnë publikimit të shkrimeve duke akuzuar prokurorin Dado se kishte kërkuar 2 milionë euro, por më pas shkrimi u fshi? Fakti është i administruar nga SPAK.

A është rastësi që sulmohen me batare akuzash, shpifjesh, fyerjesh, prokurorët dhe gjyqtarët që janë pjesë e çështjes Veliaj?
A është e rastësishme që një raport lobimi i një studioje ligjore amerikane fillon akuzat ndaj SPAK-ut dhe e përzien me gjoja integrimin e Shqipërisë, rastin e çështjes Veliaj?
Raporti del një muaj përpara se të mbyllen hetimet. Më pas një tjetër raport i po të njëjtës studio del kur çështja është në Gjykatën e Lartë. Dhe një tjetër raport doli pak ditë më parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe seancës që pritet në Gjykatën Kushtetues.
Raport krejtësisht i “rastësishëm” kur ka çështje në disa nivele gjykatash. Dhe më pas merret dhe përdoret si analizë, krejt “rastësisht” nga gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, publikohet nga Carlo Bollino, nga këta përfituesit jo vetëm nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet fondeve apo koncesioneve, por edhe nëpërmjet reklamave apo bashkëpunimit me vëllain e Erion Veliajt dhe direkt apo indirekt me Bashkinë e Tiranës.
A janë të rastësishme ndërhyrjet e Sokol Sadushit, kryetarit të Gjykatës së Lartë duke penguar kolegjin penal të kësaj gjykate t'i japë një vendim? Dhe një ditë para, “rastësisht” ndërhyn Sokol Sadushi dhe jep një vendim të ndërmjetëm. Të gjitha këto janë të “rastësishme” aq sa është dhe fakti që Mero Baze deklaron lart e poshtë se Erion Veliaj do dalë së shpejti.
A është kaq rastësi qëndrimi për gjoja prezumimin e pafajësisë, ndërkohë që ka 13 akuza të rënda penale kryebashkiaku Erion Veliaj dhe me atë që kërkon kryeministri Rama dhe që po vepron me urdhër të Mero Bazes partizani Sadushi, edhe një vrasës prezumohet i pafajshëm, edhe bandat dhe grupet kriminale që u zbuluan me Sky ECC dhe më pas u vendosën dhe prova të tjera apo dhe dëshmitarë të penduar, prezumohen të pafajshëm, duhet t'i lëmë jashtë të vazhdojnë të vrasin, të presin, se rastësisht mund të jenë të pafajshëm, prezumohen të tillë.
Rastësisht kanë ndodhur këto të gjitha për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe janë me data, janë me orë, janë me ditë që nga çasti kur u mor në pyetje në SPAK për dosjen e tij.
Kur “rastësisht” na tha se ishte punë Ajole, kur “rastësisht” mediat shkruanin që Erioni na ishte arrestuar për punë brekësh dhe pranoheshin diku te 30 mijë euro, kur në fakt me dokumente janë gjetur rreth 850 mijë euro blerje luksoze.(LEXO KETU)
Kur në fakt “rastësisht” është zbuluar një vilë, dhënë nga një biznesmen i cili përfitonte tenderë në Bashkinë e Tiranës dhe njihet si një bashkëpunëtor i ngushtë i Erion Veliajt. Jep vila, jep apartamente.
“Rastësisht” u zbuluan nëntë akuza për korrupsion për shumë subjekte të tjerë, me të cilat kishte bashkëpunuar Erion Veliaj apo kishte përfituar direkt dhe indirekt.
“Rastësisht” përdori telefonin e një punonjësi policie të burgjeve duke i krijuar dhe atij problem me një akuzë që i rëndon 5 vjet heqje lirie.
“Rastësisht” u provua vepra e shpërdorimit të detyrës me vendimin e gjykatës administrative, ku e vërteta është shumë qesharake sepse e kanë paditur studiot ligjore që e mbrojtën për një vepër të kryer nga Erion Veliaj.
“Rastësisht” janë zbuluar të gjitha këto fakte siç kanë ndodhur rastësisht të gjitha veprimet e mësipërme që përkojnë me kohët e gjyqeve apo përballjeve të Erion Veliajt me prokurorët apo me gjykatën.
“Rastësisht” kanë ndodhur të gjitha. Dhe rastësisht kemi Erion Veliajn në burg me 13 akuza të rënda penale dhe rastësisht Erion Veliaj përdor mediat, përdor studio lobuese për të sulmuar prokurorët, për të sulmuar gjyqtarët, për të sulmuar gazetarët, për të ndalur të vërtetën.
Dhe, e vërteta është se të gjitha nuk kanë ndodhur RASTËSISHT./ CNA
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...