Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, njeriu që nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se kolegët e tij kanë kaluar vetingun, ndërsa ai ka “dalë nga dritarja dhe ka hyrë nga dera”, pa kaluar në veting, një dhuratë nga rilindja, është rreshtuar në radhën e shërbëtorëve dhe mercenarëve të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj.
Sokol Sadushi po kryen veprime që qëllim final kanë lirimin e Erion Veliajt nga burgu. Këto lëvizje tregohen qartazi përmes veprimeve të bëra së fundi nga Sadushi.
Gjatë një aktiviteti të datës 16 shkurt, Sokol Sadushi në takim akademik me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vijim të dialogut të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe komunitetit universitar, mbajti referimin me temë: “Paraburgimi si ‘zgjedhja e parë’: rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit”.

Siç edhe mund të evidentohet qartë, Sokol Sadushi, ushtari i pavetinguar i rilindjes, të cilin drejtësia e ka nxjerrë nga penxherja, fillon aktivitete duke luajtur me teza juridike, shfrytëzon dhe përdor termat e kryeministrit si paraburgimi apo prezumimin e pafajësisë a thua se është një ministër i qeverisë Rama dhe jo kreu i Gjykatës së Lartë.
Këto lëvizje kanë qëllim të vetëm lirimin e Veliajt nga burgu.
Veliajn nuk e nxjerrin dot nga burgu pasi faktet dhe provat janë male, kanë zgjedhur të vazhdojnë me këtë aktivitet të datës 16 shkurt ku zhvillon tema “Paraburgimi si ‘zgjedhja e parë’: rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit”.
CNA ka siguruar të dhëna se Sokol Sadushi ka shkuar përtej aktiviteteve, duke nxjerrë edhe vendime personale pa i kaluar në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.
Sokol Sadushi ka nxjerrë një vendim të ndërmjetëm, duke e ushtruar këtë detyrë për herë të parë, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal, të cilin CNA po e sjell në këtë shkrim.

Në këtë vendim të marrë në 9 mars të vitit 2026 nga Sokol Sadushi theksohet se është vendosur:
1-Nisja e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar, lidhur me vendimin nr. 7, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Përmes kësaj, Sadushi kërkon të bëjë ndryshime procedurale që në finale çojnë në ndryshimin e kritereve të vendosjes së masës së sigurimit, duke i shërbyer në këtë mënyrë Erion Veliajt si hall i madh i kreut të Gjykatës së Lartë dhe mikut të tij Mero Baze, gazetar mercenar, kamikaz i familjes Veliaj.

Vendimi i ndërmjetën tregon se Sokol Sadushi është mësuar ta përdorë Gjykatën e Lartë si oxhakun e shtëpisë së tij duke marrë vendime pa pyetur askënd, duke u shndërruar thjesht dhe vetëm një kamikaz politik, i përdorur si mercenar nga skutat e burgut të Durrësit që keqpërdoret për një qëllim të vetëm, nxjerrjen e Erion Veliajt nga burgu./ CNA
I njohur si gazetar i familjes Veliaj, Mero Baze, në rreth...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, është paraqitur sot në GJKKO k...
Mesnatën e 17 majit 2025, një studente ukrainase, banore e...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do ...
Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve...
Në Shkodër u zhvillua mbledhja e strukturave të Partisë De...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shpre...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka f...
Avokati i krimit, Ylli Manjani që mbron bandat dhe grupet ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka folur mbrëmj...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka zhvilluar sot një bised...
Më 8 mars 2026, Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Ti...
Foltorja e radhës e opozitës është mbajtur mbrëmjen e sotm...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar ditën e sotme qëndr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ka përfunduar mbledhja e sotme e Sekretariatit të Etikës. ...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg gazetarin gjob...
Ndërsa destinacionet klasike të Mesdheut po bëhen gjithnjë...
Për periudhën 01.01.2020-31.12.2025 janë regjistruar gjith...
Raporti vjetor i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...