Prezumimi i pafajësisë nga kryeministri Rama
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama kreu lëvizjen e paralajmëruar nga CNA në 14 shkurt, ndryshimet në qeveri.
Ndër ndryshimet e befasishme, Rama vendosi të shkarkonte nga pozicioni i saj si ministre e Jashtme Elisa Spiropalin për të vendosur në krye të kësaj detyre Ferit Hoxhën.
Elisa, apo siç njihet ndryshe “Mamica”, u “eliminua” nga skena politike nga “Skënderbeu” i saj.
Ai e zhveshi nga çdo lloj kostumi, duke e lënë pa asnjë post të rëndësishëm, thjesht dhe vetëm një deputete në Kuvendin e Shqipërisë krah Zegjine Çaushit apo deputetëve të tjerë të rinj në radhët e PS-së që po thyejnë rrjetin, por me gafa.
Elisa duket se nuk e ka pritur aspak mirë shkarkimin nga “Skënderbeu” (kryeministri Edi Rama), pasi pak ditë më parë lëshoi dhe një mesazh të koduar duke thënë se nuk kanë rëndësi pozicionet, por ajo që mbetet në histori.
Po ashtu nuk e honepsi dot, nuk e kapërceu, nuk e përtypi dot faktin që Rama e largoi pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, e paralajmëroi shkarkimin e saj, nuk e priste që kjo të vinte pas paralajmërimit të njërit prej “armiqve” të saj më të mëdhenj në politikë.
Por le të kthehemi pak pas në kohë. Le ta shikojmë shkëlqimin dhe rënien e shoqes Spiropali.

A ju kujtohet se si Elisa Spiropali hyri në politikë?
Ja një rikujtesë:
Elisa Spiropali është ngjitur në politikë nga ‘99-çat dhe “Mjaft”-i i Erion Veliajt.
Ajo që përgjatë pushtetit të Rilindjes vezullonte, kur qëndronte pas Veliajt shëtiste gjithnjë me një bluzë të grisur e të zhubrosur.
Tek “Mjaft”-i, Spiropali mbante pozicionin e drejtoreshës së politikave. Elisa e “Skënderbeut”, njësoj si Veliaj u përpoq të vinte në pushtet duke protestuar kundër Partisë Socialiste.
U bë njësh me Erion Veliajn për të rrëzuar PS-në.

Si shumë të tjerë, edhe Elisa e kaloi “ylberin” dhe shkoi në PS.
Me të ardhur në PS në vitin 2009, Elisa Spriopali nuk vonoi të gjente karrigen e saj. Tashmë nuk ishte kundër partisë, nuk protestonte kundër saj, por ishte pjesë e saj.

Sapo PS erdhi në pushtet, Spiropali u emërua drejtoreshë e Doganave, post nga i cili dha dorëheqjen për shkak të lindjes së një fëmije.
Një ndryshim i madh i ndodhi Elisës kur ajo drejtonte doganën, gjatë së cilës pati thashetheme për shumë skandale me korrupsion dhe akuza për kontrabandë me mallra akcize.
Në doganë, ajo u quajt nga opozita “zonja 5 milionë euro”.

Më 17 janar të vitit 2019, Elisa u emërua nga "Skënderbeu" ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Pushteti ia ndryshoi jetën Spiropalit, pasi nga një bluzë e grisur, ajo u shndërrua në një “madame” të rëndë me rroba luksoze me vlerë mijëra euro.
Por fati i shkëlqeu sërish.
Pas postit të ministres kapërceu trampolinën sërish, tashmë do të bëhej kryetare Kuvendi.

Në korrik të vitit 2024, Elisa Spiropali u zgjodh kryetare e Kuvendit. Kjo pasi Lindita Nikolla deklaroi se i duhej të tërhiqej nga kjo detyrë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Edhe kjo lumturi nuk i zgjati shumë Spiropalit. Pasi shërbeu pak më shumë se një vit në këtë detyrë, dhe pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 2025, kryetar Kuvendi u zgjodh Niko Peleshi.
ELISA, MINISTRE E JASHTME
Edhe ky shkëlqim nuk i zgjati shumë Elisës. Vetëm 5 muaj pas emërimit, “Skënderbeu” e shkarkoi nga ky post, për ta lënë duarbosh, thjesht dhe vetëm një deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Elisa hyri në Parlament me bluzën e zhubrosur, dhe bëri karrierën e Michael Jackson, u mbyt në luks, parada me veshje të shtrenjta marke, që tani vazhdon t’i ketë, por “Skënderbeu” i saj e ka zhveshur nga çdo kostum dhe post drejtues në PS.
Pushteti ia ndryshoi jetën Spiropalit, nga “Mjaft”-iste me një bluzë të grisur, u shndërrua në një zonjë të rëndë me rroba luksoze me vlerë mijëra euro, por sërish pa asnjë karrige të rëndësishme në pushtet.
Tashmë, Elisa ka mbetur thjesht në karrigen e një deputeteje në Kuvendin e Shqipërisë.
Koha e 8-të e Elisës ende nuk dihet, por është e qartë, politikisht e sakatuar./ CNA
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...