web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arbër Veliaj, halli i madh i Mero Bazes

16 Mars 2026, 11:56, Editorial CNA

Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i Sali Berishës, ky i fundit pas vitit 2006 e dëboi, pasi kur i shkonte në zyrë qelbte erë, ka filluar një skemë të re.

Si gjithmonë, pasi shan Berishën, familjen e tij, fëmijët, gratë, të miturit siç e ka zakon Mero Baze, ka qarë hallin e vëllait të Erionit, Arbër Veliajt, për të cilin është shqetësuar në editorialin e tij të lodhur që vjen nga mërzia, nga inati, nga xhelozia, nga intriga, nga neveria, nga ndyrësia, duke na ka treguar se ka një hall të madh.

Përtej Saliut dhe Shkëlzenit, paska një hall më të madh që na qenka Arbër Veliaj.

Fillon me pyetje të thjeshta. Prokurori Ols Dado kërkon të hetojë dhe akuzojë për pastrim parash vëllain e Erion Veliajt, i cili ka kompani legale marketingu dhe shpërndan reklamat e “One” dhe disa kompanive të tjera.

Një mashtrim që në pyetje.

Së pari, gazetarët e thjeshtë që merren me punën e tyre profesionale çdo ditë e dinë shumë mirë se nuk e ka kërkuar sot prokurori Ols Dado apo dje.

Prokurori Altin Dumani dhe prokurori Ols Dado më shumë se një vit më parë kanë ndarë dosjen hetimore të Erion Veliajt.

Pjesën e parë të dosjes me 13 akuza e kanë çuar në gjykatë më 24 korrik të vitit të kaluar dhe pjesën tjetër kanë hapur një fraksion dhe po hetojnë me dyshime se ka pastrim parash apo veprime në kompani të tjera që lidhen me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pra detyrën e tij dhe përfitimet apo para që mund të kenë qarkulluar në kompaninë e vëllait të tij.

Mund të na thotë Mero Baze cili është problemi, pse nuk duhet hetuar vëllai i Erion Veliajt në këtë rast?

Mirë kryeministri tha mos i arrestoni, ndiqini në gjendje të lirë, tani Mero Baze, mendja e neveritshme e servilizmit të pushtetit politik, kërkon që as të mos hetohen.

Të mos hetohet Arbër Veliaj, thotë Mero. Pse? Se na qenka thjesht një ndërmjetës që merr lekët nga disa kompani dhe i çon në disa media.

Sa para ka marrë Mero Baze nga kjo kompani?

Më lart na tha se nuk duhet të hetohet fare, më poshtë po e pyesim ne: Sa para ke marrë? Pse shqetësohesh për Arbrin?

Rezulton sipas të dhënave nga tatimet të ketë rreth 300 mijë euro pagesa të bëra për Mero Baze të bëra nga kompania “GOGEL”.

Është shumë e thjeshtë përgjigjja. Mero Baze gënjen duke thënë se tani na paska filluar hetimi dhe kërkojnë ta hetojnë, ndërkohë që hetimi ka kohë që ka filluar, këtë e di çdo gazetar i kronikës.

Na thotë se ka një kompani legale marketingu, nuk ka thënë kush është ilegale, por na thotë të mos hetohet kjo kompania sepse ka një hall të madh.

Halli është që ai është paguar me qindra mijëra euro nga kompania “GOGEL”.

Më tej flet për kompaninë “One”.

Në fakt, nga njoftimi dhe nga SPAK-u zyrtarisht nuk del të ketë ndonjë hetim për kompaninë “One”.

Mero mashtron se ka një presion psikologjik që të shkëputen marrëdhëniet e kompanisë “One” me Arbër Veliajn, sepse ky i fundit është burimi financiar që paguan avokatët.

Në fakt, Arbër Veliaj është njeriu që paguan mediat si Mero Baze, Carlo Bollino, media të tjera anonimesh dhe gjobaxhinjsh për sulme ndaj prokurorëve të SPAK-ut, ndaj gjyqtarëve, të tjerë persona për të bërë raporte, ka bërë shkrime nëpërmjet lobistëve në mediat e huaja për të sulmuar drejtësinë dhe këto janë fakte që edhe Mero i ka pranuar, por hetimi është ndaj Arbër Veliajt, nuk është ndaj kompanisë “One”.

Për më tepër, që ta dijë Mero, që bën sikur nuk e di dhe mund t’i gënjejë njerëzit, sot kompania “One” në një zë zyrtar ka konfirmuar se para disa javësh është rifirmosur kontrata mes saj dhe “GOGEL” për fushatën e reklamimit. Tani kur kishte presion nga SPAK-u, si arriti të firmosë kontratën?

Mero gënjen, nuk bën gjë tjetër. Atë di të bëjë më mirë se çdokush.

Hetimi ndaj Arbër Veliajt është bërë se ka dyshime se mund të jenë pastruar, pse nuk duhet hetuar?

Mirë Mero se ka hallin e lekëve që i jep Arbri, jo vetëm nga “One”, por dhe shumë kompani të tjera, të cilat duke ditur se si funksionon tregu shqiptar dhe ku kanë shkuar, tek Arbër Veliaj për të bërë fushata dhe për shkak edhe të detyrës së Erion Veliajt, por kjo është zgjidhje e privatit.

Një pyetje që duhet shtruar është a ka përfituar direkt apo indirekt Arbër Veliaj apo kompanitë e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, e cila është mbajtur nga Erion Veliaj?

Është e thjeshtë. Kompania “GOGEL” ka pasur një aktivitet nga viti 2015 me dy lekë, sot qarkullon dhjetëra miliona euro, gjithçka e rastësishme që në momentin që Erion Veliaj është bërë kryebashkiak i Tiranës?

A ka përfituar fonde direkte apo indirekte Arbër Veliaj nga Bashkia e Tiranës, vëllai i tij që mbante detyrën?

Në rast se ka marrë para dhe fonde për shkak të detyrës së vëllait, të cilat më pas i ka shpërndarë në media, këtë Mero Baze e di shumë mirë që është shkelje e ligjit, duhet të mbajë përgjegjësi penale, Erioni dhe vëllai i tij Arbri.

Me paratë e taksapaguesve shqiptarë janë shpërndarë në media reklama apo janë bërë fushatat e Erionit apo janë përdorur edhe për këto që pretendon gazetari i familjes së Veliajt, pra sulmet ndaj, jo vetëm një prokurori të caktuar siç duan ta identifikojnë, por ndaj Ols Dados, ndaj Altin Dumanit, ndaj Erjon Banit dhe Engert Pëllumbit, por edhe ndaj oficerëve të BKH-së apo atyre të burgjeve apo deri tek ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Është e thjeshtë skema.

Nuk kanë pse lodhen as Mero, as Arbri.

A ka përfituar para ky i fundit nga Bashkia e Tiranës, direkt apo indirekt nëpërmjet kompanive të tjera, nëpërmjet reklamave, fondeve? Ky është thelbi.

Në rast se ka përfituar fonde, të shkojë të mbajë përgjegjësi para ligjit, para drejtësisë. Ka gjyqtarë, ta gjykojnë, nëse është i pafajshëm të shikojë punën e tij, në rast se ka përfituar nga taksat e shqiptarëve dhe ata janë marrë më pas e janë keqpërdorur apo më keq akoma me skema të mbyllura raportohen sipërfaqe reklamash më të vogla sesa është realiteti dhe nëpërmjet të tretëve, krijohen forma të ndryshme që shiten sipërfaqe më të mëdha, ndërkohë që deklarohen më pak.

Edhe këtu është një formë tjetër përfitimesh dhe në rast se këto para përfitohen nga të tretë dhe i jepen Arbër Veliajt apo shkojnë nëpërmjet firmave të Erion Veliajt këtu nuk e ndihmojnë dot as Ols Dado e as Dumani, e vendos drejtësia./ CNA





16:05 Editorial

PD-ja e Mero Bazes

Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...

20:59 Editorial

Të ikë Saliu!

Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...

Lajmet e fundit nga