Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipëri, kreu i një institucioni mjaft të rëndësishëm i cili u bë pjesë e debateve të shumta në momentet e konstituimit të tij.
Gjykata e Lartë nga ndërkombëtarët është parë si një institucion që duhet të ishte i paanshëm dhe në çdo standard dhe atë më minimalin europian duhet të ketë jurist më përvojë, njerëz me integritet të cilët janë maja e pushteti gjyqësor dhe pas tyre ngelet vetëm Gjykata Kushtetuese.
Kjo e fundit është ku thërret qameti, por te Gjykata e Lartë që ka emra profesionistë, janë me eksperiencë, të katandiset kaq e keqpërdorur dhe të dilet në çetë apo të përdoret nga kryetari i saj si një pronë private të mos themi më keq se kaq, si ato shtëpitë me drita të kuqe ku hyn dhe del kushdo me pagesë, kështu mund të quhet rasti i kryetarit Sokol Sadushi.
Sadushi është një nga njerëzit që mori pjesë në reformën në drejtësi dhe në atë kohë hartuesit e saj u tha se, nuk do të përfshiheshin dhe nuk do të ishin pjesë e strukturës së drejtësisë së re por nga kryetari i Magjistraturës, Sokol Sadushi kërceu në kryetar të Gjykatës së Lartë dhe pa bërë veting se, po t’i hyjmë standardeve të vetingut sipas reformës që bëri partizani ynë, jo në drejtësi nuk do të ishte, por ndoshta do të ishte nën hetim nga SPAK-u, si shumë kolegë të tjerë të tij.
Gjithsesi kësaj nuk po i hyjmë thellë, megjithëse shumë shpejt do të kemi një analizë të plotë të pasurive të Sokol Sadushit, por veprimi i fundit i bërë në datën 9 mars rreth 12 ditë më parë na tregon mungesën e integritetit, keqpërdorimin, ndoshta dhe pengmarrjen e partizan Sadushit që ka dalë në çetë.
Nga kapteri i Peshtanit, Mero Baze njeriu i cili përpiqet ta mbrojë fort mediatikisht dhe politikisht Sokol Sadushin dhe e ka hall të madh dhe tani ndoshta dhe ta përdorë për interesat e tij siç deklaron Mero Baze se shumë shpejt Erion Veliaj do të dalë dhe këtë e thotë jo në pak qarqe miqsh.
Dikur deklaronte se e kish futur Edi Rama, tani thotë se shumë shpejt do ta nxjerrim jashtë dhe skemat është bërë gati.
Sokol Sadushi ka ndërhyrë me një vendim të ndërmjetën më 9 mars ndërkohë që ka hedhur në erë integritetin e Gjykatës së Lartë sepse ka ndërhyrë rreth 14 orë para se Kolegji Penal i kësaj gjykate të jepte një vendim.
Ku ndodh? Në cilin vend të botës? Ku e gjeti Sokol Sadushi dosjen në rreth 20 mijë të tilla apo më shumë që ka Gjykata e Lartë?
Kush ia dha dhe pse? E kërkoi vetë? Pse ndërhyri me një vendim të ndërmjetëm që nuk kishte ndërhyrë kurrë që nga dita që ka marrë detyrën dhe vuri veton, pasi ndoshta e pa se me Kolegjin Penal nuk e zgjidhte dot vendimin sçi donte ai.
Tani mendon se me Kolegjet e Bashkuara ku kontrollon administrativen dhe civilen ai, t’ia dalë të rrëzojë një vendim të vitit 2011 me një qëllim lirimin e kryetarit të çetës nga Paraspuari për t’i bërë qefjin kapter Mero Bazes të Peshtanit. Ky është qëllimi.
Më e bukura është se në datën 9 është thirrur Kolegji i Bashkuar për të marrë vendim ndërsa Ilir Metës i ka lënë gjyqin në datën 8 një ditë para.
Pra, Ilir Meta të ngelet në burg, pastaj merret vendimi i Kolegjit dhe në datën 10 maj është gjyqi i Erion Veliajt, një muaj pasi të ndryshohet vendimi i vitit 2011 i Kolegjit të Bashkuar me vendimin e Kolegjit të ri, të zbardhet, të arsyetohet, të publikohet dhe pastaj jetë të lumtur nga komandanti i çetës së Paraspuarit Erion Veliaj i ndjekur nga kapteri i Peshtanit Mero Baze dhe në zbatim nga partizan Sadushi që doli në çetë duke hedhur në erë jo vetëm Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë por duke u bërë pjesë i një grupi bashkëpuntorësh me një njeri që ka 13 akuza të rënda penale.
Me një njeri që ka sulmuar drejtësinë, ka sulmuar kolegët e Sokol Sadushit nga i pari te i fundit dhe këtë e ka bërë dhe përmes Mero Bazes thjesht dhe vetëm të dalë nga burgu një i korruptuar ku Gjykata e Apelit ka thënë se mes Erion Veliajt, Elman Abules dhe Ajola Xoxës mund të ketë një grup të strukturuar kriminal.
Ndoshta SPAK e ka kapërcyer dhe nuk e ka çuar në një vepër të tillë penale, nuk e ka hetuar por në rast se do t’i hynte thellë dhe do të gjente bashkëpunëtorë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe do të ishin përballë një fakti të tillë, Sadushi dhe Mero Baze do të ishin bashkëpunëtorë ashtu siç urdhëronte Erion Veliaj nga burgu i Durrësit që të pyetej Mero dhe më pas të sulmoheshin prokurorët dhe gjyqtarët.
Ku është ndryshimi i një grupi të strukturuar kriminal që bashkëpunojnë për vepra të ndryshme penale, me një grup individësh, media gjyqtarë, gazetarë, juristë, biznesmenë që çfarë nuk po bëjnë për të nxjerrë nga burgu “kryetarin” e tyre nga Paraspuari, Erion Veliaj. Shërbëtori i tij tani është dhe partizani që doli në çetë Sokol Sadushi./ CNA
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...