
Një raport i KE-së e ka shqetësuar politikën dhe drejtues të lartë të drejtësisë në lidhje me shifrat e të paraburgosurve në vend. Burgjet janë plot, sipas raportit, lind pyetja kush i mbushi?
SPAK-u ka vetëm 3.35% të të paraburgosurve, theksuam, sipas shifrave zyrtare, që do të thotë në 1000 veta, vetëm 33.5 veta janë të paraburgosur që mbahen me kërkesë të SPAK-ut dhe me vendim gjykate, sepse në burg të mban gjykata, jo SPAK-u.
Burgjet janë plot, jo për shkak të SPAK-ut. Burgjet janë plot për shkak të veprimeve, kërkesave dhe vendimeve të marra nëpër prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
Janë Prokuroria e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve, të cilat kanë mbushur burgjet me kërkesat e tyre në gjykata. Kanë mbushur burgjet me shqiptarë që qëndrojnë në paraburgim, se kanë në xhep një cigare hashash; me shqiptarë që qëndrojnë në paraburgim, se rregullojnë çatinë e shtëpisë pa leje; me shqiptarë që rrinë në paraburgim, se kanë marrë një karrocë me dru në pyll; me shqiptarë që rrinë në paraburgim, se po rregullojnë avllinë e tyre; me shqiptarë që rrinë në paraburgim, se s’kanë pasur para të paguajnë energjinë elektrike; me shqiptarë që rrinë në paraburgim, se kanë lidhur tubin e ujit të ushqehen apo të vadisin ato pak perime për fëmijët.
Shqiptarët që kanë mbushur burgjet plot nga praktika të çuara nga Policia e Shtetit. Po, është Policia e Shtetit që merret me një mijë e një budallallëqe në ditë dhe mbush dosje plot e i çon në prokurori dhe mjafton të shikosh cilësinë e këtyre kallëzimeve dhe rëndësinë e tyre për të parë sa të paraburgosur ka sot Shqipëria.
Pa asnjë diskutim, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm me vendimet që jep gjykata.
Pse u kujtua sot Sokol Sadushi t’i digjet barku dhe të “hidhet” për paraburgimin, pasi bëri apel kryeministri? Pa harruar se ankimet dhe apelet e Edi Ramës për paraburgimin vijnë nga i njëjti kryeministër që merrte në telefon gjyqtarët dhe u thoshte “Pse e nxore nga burgu këtë që vodhi energjinë apo e kishte vjedhur energjinë apo atë tjetrin që kishte lidhur një tub uji?”
Ndërkohë për zyrtarët e korruptuar tani ndryshon qëndrimi, e na del Sadushi. Kur kapen për k*qesh hajdutët e pushtetit, na qenka hall paraburgimi, kur hynin qytetarët s’kishte gjë.
Edhe pse burgjet janë mbushur plot e përplot me shqiptarë të mjerë, me hallexhinj, me problematika të përditshme që mund të kalohen pa asnjë diskutim pa paraburgim apo me masa disiplinore, apo me ndëshkime alternative. Kap e fut në burg këtë që gjejmë në rrugë. S’ke skafandër, në burg!
Burgjet nuk janë plot për shkak të SPAK-ut. Burgjet i ka mbushur plot Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Policia e Shtetit, jo SPAK-u. Ky është fakti.
Ndërsa tani ka filluar një fushatë që të ndryshohet vendimi i unifikuar për paraburgimin, jo për të zgjidhur hallet e qytetarëve, por duke mbajtur goditjen te SPAK-u. Deri dje që qindra e mijëra shqiptarë mbushnin burgjet për hiçgjë, nuk u shqetësua njeri për paraburgimin.
Tani që qëndron në paraburgim Erion Veliaj, i cili e ka dosjen e plotë në gjykatë që prej shtatë muajsh, na shqetësohen për paraburgimin, duhet të ndiqen në gjendje të lirë ose me masa të buta, se i kushtojnë shtetit.
Po nuk i kushtojnë shtetit një, pesë apo dhjetë zyrtarë që ndodhen të arrestuar me kërkesë të SPAK-ut e vendim gjykate. Ata janë ata që kanë vjedhur, kursehet duke i mbajtur burgjeve se nuk do të vjedhin.
Shtetit i kushtojnë mijëra shqiptarë të thjeshtë që për një hall apo për një tjetër, merren dhe mbahen në burgje për hiçgjë. Për shkak të praktikave voluminoze që kërkon të bëjë policia dhe sjelljes banditeske të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila në fakt është dështimi më i madh i reformës në drejtësi./CNA
Ka filluar një lojë në lidhje me paraburgimin, një lojë po...
“Allishverishi”, podcast-i më i ri në botën mediatike dhe ...
Ka njerëz që i përkasin kohës së tyre. Ka të tjerë që mbar...
Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në...
Juristja Brizida Gjikondi në një dalje televizive ka folu...
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Politikave Shqiptare, ...
Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare...
Tre degë të Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit, konk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni i futar në emis...
Seanca e radhës plenare do të zhvillohet të enjten. Kuvend...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar sot në Bruks...
Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftin në lidhje m...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka gjobitur ...
Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit ka shqyrtuar d...
Pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europi...
Pas një njoftimi të dhënë dje nga Gjykata Kushtetuese dhe ...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, m...
Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka ndarë n...
Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në kodrat ...
Prokuroria e Posaçme ka publikuar Raportin Vjetor për viti...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...