Të dhënat zyrtare flasin për rreth 2744 të paraburgosur në vitin 2025, që flasin për një përqindje të lartë në raport me totalin e personave që ndodhen në burgje, megjithëse është numri më i ulët i personave në paraburgim në 10 vitet e fundit.
Shifra sipas standardeve të BE-së mund të jetë dhe më e ulët sepse në shumë nga vendet e Bashkimit Europian, një person i cili ka marrë një dënim në Gjykatën e Faktit, quhet i dënuar, nuk quhet i paraburgosur pa dalë vendimi i Apelit.
Është një standard tjetër dhe në qoftë se do të shihej në këta 2744 shtetas se kush ka marrë vendimin e Shkallës së Parë, atëherë numri i të paraburgosurve do të dilte shumë i ulët, por ky është një standard që në Shqipëri nuk aplikohet.
Sipas këtyre të dhënave zyrtare, vetëm 3.35% e 2744 personave janë të burgosur me kërkesë të SPAK-ut dhe me vendim të GJKKO-së, pasi SPAK-u dhe prokurorët nuk të mbajnë dot në paraburgim, por duhet të shohim faktet dhe provat që gjykata të krijojë besimin pse personi duhet të qëndrojë në paraburgim. Dhe kjo është një praktikë e qartë tashmë ligjore në Kodin Penal.
Në fakt, e gjithë zhurma mediatike bëhet sikur SPAK-u ka mbushur burgjet. Kjo është e pavërtetë, pasi burgjet i ka mbushur Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm me vendime të gjykatave të rretheve, pas kallëzimeve masive që bëhen nga Policia e Shtetit.
Nga të gjitha të dhënat e verifikuara dhe konfirmuara nga CNA, zyrtar i lartë në paraburgim në detyrë në Shqipëri është vetëm një dhe ai e ka emrin Erion Veliaj, i cili ka 9 akuza për korrupsion dhe janë dhe disa akuza të tjera: pastrim të produkteve të veprës penale, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në burg. I vetmi zyrtar i lartë.
Ilir Beqaj është në gjykim, por nuk është zyrtar, është ish-zyrtar; Ilir Meta është në gjykim, por nuk është zyrtar, është ish-zyrtar dhe shumë ish-zyrtarë të tjerë.
Janë dy apo tre kryebashkiakë që janë arrestuar, mbajtur në paraburgim dhe dënuar, por ka dhe nga ata që janë ndjekur në gjendje të lirë ndërsa janë dënuar, siç është rasti i Edison Memollës, siç është rasti i ndjekjes së ish-deputetit Plarent Ndreca, siç është rasti i ndjekjes së kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, apo disa zyrtarëve të tjerë të shtetit, drejtorë të ARRSH-ve, drejtues institucionesh, të cilët nuk janë në paraburgim, por kanë masa më të lehta sigurimi.
Tani po bëhet gjithçka, manipulohet me shifrat, ka filluar propaganda, lëvizjet nga Sokol Sadushi me një grup të strukturuar, me raporte lobimi, me persona nën akuzë që e mbrojnë, me veprime mediatike, me një qëllim të vetëm: të nxjerrin nga burgu Erion Veliajn, zyrtarin me 9 akuza për korrupsion dhe me 4 akuza të tjera të rënda penale, i cili është i vetmi në qelitë e paraburgimit.
Në rast se del një njeri, i cili ka 13 akuza të rënda penale dhe i kapur disa herë duke prishur provat, apo del në përgjime me urdhra skandalozë dhe sulmon publikisht dhe intimidon dëshmitarët dhe drejtësinë, atëherë kush duhet të rrijë në paraburgim? Qytetari i thjeshtë? Ai që ndërton avllinë pa leje? Apo ai që ka marrë uji që të lahet?
Në rast se Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë akuza shumë të rënda penale dhe rrezikon dhjetëra vite burg, nxirret nga paraburgimi dhe çohet në shtëpi, ndërkohë që ndaj tij ka dhe një hetim të dytë mbi kompaninë e vëllait të tij, ndërkohë që ai është i kapur duke prishur prova, ndërkohë që ai është i provuar që edhe në burg vazhdon lobimin me gënjeshtra, sulme mediatike, intimidon dëshmitarët, atëherë merreni SPAK-un dhe vërini çelësin, sepse i vetmi zyrtar në detyrë i korruptuar që akuzohet për korrupsion në burg, në paraburgim është Erion Veliaj.
Përtej çdo prezumimi pafajësie, Erion Veliajt i ka shkuar dosja me akuzat më 24 korrik të vitit 2025. Sot pas shtatë muajsh që Erion Veliaj nuk përballet me akuzat në gjykatë, edhe pse avokatët e kanë pranuar në gjyq, në seanca në mënyrë të vazhdueshme se janë njohur me aktet.
Jemi përballë faktit, në rast se veprimet e Sadushit me lëvizjet e Olsi Çelës, me bekimet e lobistëve apo me mbështetjen e një grupi të strukturuar politikanësh nën akuzë apo mediave të paguara nga vëllai i Veliajt, arrijnë ta nxjerrin Erionin nga paraburgimi, atëherë shkoni dhe vërini SPAK-ut çelësin sepse nuk ka pse qëndron më për t’u marrë me 50 mijë lekë të rinj apo me një arkë me peshk.
Ky është momenti për të bërë ndarjen me drejtësinë e vërtetë, me luftën ndaj korrupsionit apo dështimin ndaj saj. Përtej propagandës, luftën ndaj korrupsionit për të ikur në BE, jemi përballë faktit që ka dhjetëra zyrtarë të akuzuar, por shumë pak prej tyre në paraburgim, ndiqen të gjithë të lirë për rrethana dhe arsye të ndryshme penale. Kurse veprimet e grupeve të strukturuara për të nxjerrë Erion Veliajn, në finale rezultati duhet të jetë: ‘vërini çelësin SPAK-ut”./CNA
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Il...
Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas përplasjes me kryem...
GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Belinda Ballukut p...
Trafik i rënduar është regjistruar këtë të premte në d...
Deputetët e mazhorancës kanë depozituar në Kuvendin e Shqi...
Një tjetër raport është publikuar nga studioja lobiste e E...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot vendimin...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kreu i GJKKO-së, Erion Bani, është zgjedhur me 189 vota pr...
Mund të duket e pabesueshme se si kryetari i një gjykate m...
Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka ndërmarrë një plan t...
GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që ndod...
Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tashmë profesio...
“Allishverishi”, podcast-i më i ri në botën mediatike dhe ...
Katër kandidatë janë zyrtarisht në garë për detyrën e krye...
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...