
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit prej më shumë se një viti, nuk ka reshtur gjatë të gjithë kësaj kohe me propagandën e tij të shëmtuar.
Veliaj ka përdorur propagandën për një aspekt ku mbase meriton një çmim, atë të mashtrimit të opinionit publik. Këto veprime kanë ndodhur përmes materialeve të prodhuara e të publikuara nga mediat që i mbajnë ison Erion Veliajt, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin pasiv në 9 raste, pastrim të produkteve të veprës penale, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në burg.
Nga qelia, Veliaj ka vazhduar të publikojë postime në rrjetet sociale për të komentuar rreth hetimeve dhe akuzave penale, përmes së cilave nuk ka ngurruar të sulmojë individë në sistemin e drejtësisë. Pas arrestimit të tij të bujshëm më 10 shkurt 2025, Veliaj e ka përshkruar vazhdimisht procesin ndaj tij si të padrejtë, duke përdorur një gjuhë të fortë, vetëm e vetëm që të nxjerrë veten si viktimë të sistemit të drejtësisë.
Në lajmet e publikuara nga mediat e Veliajt janë evidentuar jo në pak raste ngjarje të prodhuara me përmbajtje të gënjeshtërt. Ngjarje këto që më pas rezultuan të pasakta, siç ndodhi në nëntor 2025 nga disa ‘pretendime’ për kërkesa të institucioneve ndërkombëtare për takime me Veliajn, që nuk ishin gjë tjetër veçse mashtrim.
Që nga dita e parë arrestimit, Veliaj nisi një sulm mediatik të vazhdueshëm dhe të pandalur, duke vijuar me të njëjtën taktikë prej më shumë se një viti. Veliaj ka vepruar me propagandë në mënyrë abuzive, praktikë që e përforcon në mënyrë “madhështore” veçanërisht kur afrohen gjyqe të rëndësishme apo çështje që lidhen me procesin e tij ligjor.
Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm deri në momentin që gjykata do të japë vendime për akuzat e tij.
Por Veliaj vijon të jetë përballë drejtësisë, pasi ka bërë një lumë akuzash, sulmesh e lëvizjesh të ndryshme, duke iu shmangur drejtësisë dhe duke shtyrë seancat gjyqësore.
Veliaj nuk ka tentuar në asnjë rast të përballet me drejtësinë, të provojë pafajësinë e tij, sepse ai e di shumë mirë se çfarë ka në dosjet dhe dokumentet ndaj tij, ndryshe nga sa pretendon me propagandën e tij, që nuk e çon askund, veçse i rithekson faktin se është një kryebashkiak i arrestuar, që ndodhet prej më shumë se një viti në qeli me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale./CNA
Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tashmë profesio...
“Allishverishi”, podcast-i më i ri në botën mediatike dhe ...
Katër kandidatë janë zyrtarisht në garë për detyrën e krye...
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjës...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është shprehur mbrëmj...
Analisti Andi Bushati ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje nga...
Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e...
Kompania “One” nuk iu ndahet probelmeve dhe skandaleve. “O...
Ish-prokurori, Eugen Beçi ka treguar mbrëmjen e sotme rast...
Analisti Neritan Sejamini në emisionin Opinion ka deklarua...
Padia e Koalicionit “Pro Familjes dhe Jetës” për shfuqizim...
Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e së mërk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka komentua...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka rea...
Gazetari Klodian Tomorri paralajmëroi se vendimi i fundit ...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka kome...
Ish deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për ëmnyrën...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...