Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka reaguar pas seancës paraprake në gjykatë, duke akuzuar prokurorët se kanë shmangur prova që sipas tij vërtetojnë pafajësinë e tij.
Meta deklaroi se prokuroria ka refuzuar të marrë si provë statutin e LSI-së/PL-së dhe ka pranuar se për çështjen e lobimit po hetohet vetëm ai personalisht, jo partia.
Ai theksoi se hetimi është bërë njëanshëm dhe janë anashkaluar të ardhurat e ligjshme të tij për të krijuar dyshime artificiale për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
Meta kërkoi nga gjykata të urdhërojë një ekspertizë të gjithanshme për të duke nisur që nga viti 1992, kur u zgjodh deputet, deri në ditët e sotme, duke argumentuar se vetëm kështu mund të vërtetohet se nuk ka kryer veprime të paligjshme.
Ai gjithashtu denoncoi mosllogaritjen e të ardhurave ligjore nga dietat dhe pagat gjatë viteve, si dhe përdorimin e akuzave të pabazuara për të implikuar emra të tjerë politikë në çështje ligjore.
Meta përfundoi deklaratën duke kritikuar qëndrimin e prokurorëve dhe duke paralajmëruar se do të ketë sqarime shtesë në ditët në vijim.
Deklarata e Metës
Mendova të mos reagoja sot, meqënëse ishin zhgënjyer ambasadat nga Ramaforma, për pengimin e drejtësisë.
Por meqënëse sot qëlloi edhe seanca paraprake e imja, duke ndjekur një raportim te gazetarit Armand Bajrami të kërkuar nga ju, vendosa t'ju informoj në mënyrë koncize se prokurorët, në vend që të reflektonin, u thelluan edhe më tej në keqinformimin e gjykatës.
Në mënyrë të sinqertë, prokurori kërkoi të mos merrej si provë statuti i LSI - PL, i miratuar nga gjykata, që përcakton edhe instancat përgjegjëse për shpenzimet financiare të partisë.
Madje prokurori tha se për çështjen e lobimit nuk hetohet as LSI, por vetëm Ilir Meta.
U tregua shumë i sinqertë, sepse ata nuk po hetojnë për çështjen, por kanë shpallur fajtorin dhe nuk sjellin dot prova, se nuk i le "Gruaja e Bilalit", që sot ka dalë hapur me parrullë që lufta kundër korrupsionit është bërë më e dëmshme se korrupsioni.
Ilir Meta nuk ka asnjë kontratë me GSIS dhe asnjë kompani amerikane.
Kontrata ka qenë midis LSI dhe GSIS dhe ka qenë shumë e mirëpërcaktuar se si kryheshin shërbimet dhe pagesat.
Është e provuar që Ilir Meta nuk ka asnjë firmë dhe nuk ka patur dijeni për asnjë veprim të parregullt.
Sot i dorëzuam gjykatës edhe intervistën e publikuar më 5 shtator 2016 te revista MAPO, ku Ambasadori i SHBA, Z. Donald Lu shprehet qartë se ka mbështetur të gjitha vizitat në Uashington të Kryeparlamentarit Meta.
Për çështjen e lobimit, ne kërkuam që letërporositë të shpallen të pavlefshme se nuk janë bazuar te kontrata e ligjshme, por në gënjeshtra dhe të pavërteta.
Prokurori na habiti të gjithëve kur pranoi se ekspertja e tij kontabël nuk i kishte llogaritur të ardhurat e ligjshme të Ilir Metës që nga marsi i vitit 1992 (deputet) e deri në vitin 2002, me justifikimin se për atë periudhë nuk kishte dyshime për korrupsion.
Po kështu, prokurori argumentoi se nuk ishin llogaritur të ardhurat nga dietat që përfitoi Ilir Meta në 30 vite me idenë se ato ishin shpenzuar e nuk mund të kurseheshin.
Më duhet të sqaroj se vetëm në 1 vit si Ministër i Jashtëm, për shkak të detyrës, kam përfituar gati 15 mijë euro dieta.
Ndaj i kërkova gjyqtares që të urdhërojë një ekspertizë të gjithanshme për personin tim, që nga 22 marsi 1992 kur jam zgjedhur deputet e deri më sot.
Mosllogaritjet e këtyre të ardhurave të ligjshme nga ana e shtetit shqiptar, është bërë vetëm për të mashtruar gjykatën se unë gjoja nuk kam justifikuar shpenzimet e mia me të ardhura të ligjshme, në mënyrë që të shpikej akuza absurde për pastrim parash, e cila natyrisht do të justifikonte edhe akuzën tjetër para-absurde për korrupsion pasiv.
Një gënjeshtër e re ishte që për të më implikuar mua në miratimin e ligjit për minierat, të iniciuar dhe miratuar nga Edi Rama, përfshinin pa lidhje Z. Dritan Kaba, sikur ai ishte Këshilltar i Kryetarit të Parlamentit, ndërkohë që Z. Kaba ka qenë Këshilltar i Grupit Parlamentar të LSI.
Unë përsërita edhe njëherë kërkesën që gjykata të administrojë si provë seancën kur është miratuar ky ligj në Parlament, i cili tregon qartë implikimin e Edi Ramës.
Lidhur me gënjeshtrën tjetër se nuk e kishin hetuar zonjën amerikane të DIA-s se nuk ju rezultonte e përfshirë, unë i pyeta para gjykatës se me firmën e kujt u shkarkua Kastriot Ismailaj si Administrator i DIA-s më 1 dhjetor 2014.
Po kështu, i ftova të lexojnë edhe njëherë e-mailin e dërguar nga Z. Hejsek për Bordin e Drejtuesve në Pragë ku janë dhe 3 emrat e aksionarëve amerikanë, përfshi edhe zonjën amerikane.
Lidhur me këtë çështje ju kërkova të lexonin edhe intervistën e Znj. Vojsava Ismailaj se çfarë ka thënë për zonjën amerikane dhe pse ajo duhet të ishte arrestuar dhe në burg sipas saj.
Këta janë "fare specialë"!
Nuk të llogarisin me qëllim mbi 300 mijë euro të ligjshme nga shteti shqiptar që të të nxjerrin "defiçit".
Një pyetje shumë e thjeshtë për çdo qytetar:
Si shpjegohet që një nga këta 3 prokurorë, me 19 vite punë ka deklaruar në 2019, tre pasuri të paluajtshme pronë?
Ndërsa Ilir Meta, 33 vite me pagë deputeti, që në mars '92, e më pas Kryeministër, Zv/Kryeministër, Kryetar Parlamenti, President i Republikës, sot nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme pronë?
E natyrisht asnjë cent të sekuestruar?
Për shumë lajthitje të tjera do çuditeni në ditët në vazhdim./ CNA
Gazetari Klodian Tomorri paralajmëroi se vendimi i fundit ...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka kome...
Ish deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për ëmnyrën...
Kryeministri Edi Rama ka shtruar ditën e sotme darkën e if...
Me ardhjen e pranverës, shumë familje fillojnë të mendojnë...
Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetë...
Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar lidhur me votimin...
Dy emra të rinj i janë bashkuar garës për postin e drejtor...
Është zhvilluar seanca e 11-të në Gjykatën e Tiranës (Dhom...
Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e së mërk...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një trajnim dydit...
Shqipëria ka ndërtuar një kuadër ligjor relativisht të for...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar p...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kreut të Partisë së ...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme ka përfunduar seanca p...
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përmbyll punimet për z...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hequr dorë nga kër...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka mb...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në Gjykatën e...
Godina e Kuvendit është vendosur nën masa të shtuara sigur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...