Seanca në GJKKO/ Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshim mase
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hequr dorë nga kër...
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përmbyll punimet për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, ku janë shtuar 6 dalje të reja (gate), duke e çuar numrin total në 20 nga 14 që janë aktualisht. Ky investim i konsiderueshëm i “Kastrati Group” me rreth 50% rritje të daljeve për fluturime është një hap vendimtar drejt përmirësimit të shërbimit dhe rritjes së efikasitetit për udhëtarët që fluturojnë përmes këtij aeroporti.
Faza e punimeve është tashmë në përfundim, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga CNA, me rikonstruksionin e terminalit, vendosjen e fasadës së re, tabelave njoftuese dhe sistemit modern të ajrimit tashmë të kryer. Parashikohet që në ditët në vijim, këto investime të jenë plotësisht funksionale, duke ofruar një eksperiencë më të rehatshme, kohë më të shkurtër pritjeje dhe kapacitet më të madh për fluturimet nga dhe drejt Rinasit.

Ky zgjerim vjen në një kohë kur trafiku i pasagjerëve në TIA është në rritje të qëndrueshme, duke reflektuar zhvillimin e industrisë së turizmit dhe rritjen e kërkesës për udhëtime ajrore. Gjatë vitit 2025, aeroporti trajtoi një total prej 11.6 milionë pasagjerësh, me një rritje prej 8.7% në krahasim me vitin 2024.
Ky është një rekord historik dhe shifër më e lartë se çdo aeroport tjetër në rajon, duke treguar jo vetëm rritje të trafikut, por edhe pozicionimin e TIA-s si një nyje kyçe trafiku ajror në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu vitin e shkuar në TIA u shtuan edhe 15 destinacione të reja.
Shifrat vijojnë të jenë të larta edhe për këtë vit. Në muajin janar 2026, TIA priti 12% apo 12.529 më shumë pasagjerë krahasuar me një vit më parë. Në janar 2025, aeroporti i Rinasit priti 699,501 pasagjerë, ndërsa në janar 2026, numri i pasagjerëve ishte 712,030.

Ky zhvillim shënon një transformim të rëndësishëm për Rinasin, nga një aeroport tradicional kombëtar në një qendër të fortë të lidhjeve ajrore, me rrjet të zgjeruar destinacionesh dhe linjash, që ofron lidhje direkte me destinacione të shumta europiane dhe më gjerë. Rritja e vazhdueshme e trafikut dhe zgjerimi i shërbimeve për pasagjerët e vendosin TIA-n jo vetëm si portë hyrëse për Shqipërinë, por edhe si një aeroport me ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.
Me këto investime TIA është duke u pozicionuar jo vetëm si një model suksesi për infrastrukturën moderne ajrore, që ofron standarde të larta shërbimi dhe përvojë më të mirë për udhëtarët, duke i paraprirë sezonit veror me pritshmëri për fluks të madh turistësh./CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hequr dorë nga kër...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka mb...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në Gjykatën e...
Godina e Kuvendit është vendosur nën masa të shtuara sigur...
Gjithnjë e më shumë qytetarë amerikanë që vizitojnë Shqipë...
Teksa pritet të nisë seanca plenare dhe protesta e opozitë...
Këtë të enjte zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Me ...
Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e tran...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Mazhoranca dhe opozita kanë shfaqur qëndrime të kundërta l...
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj në një int...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë thi...
Opozita do të zhvillojë nesër protestën e radhës kombëtare...
Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë, Kryesinë e ...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ...
Komisionerja europiane për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka...
IdentiTek informon qytetarët se, për shkak të ditëve të fe...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Në seancën plenare të së enjtes në Kuvend do të diskutohet...
Procesi i aplikimit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...