Kërkoi revokimin e masës pezullim nga detyra/ GJKKO “rrëzon” Ballukun
GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Belinda Ballukut p...

Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama gjatë konferencës së ditës së sotme.
Gazetarja ka dhënë detaje duke treguar se përplasja lindi për pyetjet për rastin e Belinda Ballukut.
“Në fakt, gjithë thelbi është ai insert që neve sapo pamë në këto momente, që lidhet me gjithë narrativën ose mënyrën se si kryeministri Edi Rama e ka ndërtuar pushtetin e tij dhe ka ndërtuar, si të thuash, ndëshkimin ndaj qytetarëve. Ne kemi parë, në fakt në vitin 2014 ka pasur edhe qytetarë të cilët në pamundësi për të paguar dritat janë futur në burg dhe kanë vrarë madje edhe veten. Ndërkohë që ajo që shikojmë në rastin, dhe të gjitha episodet e tjera që ju i përmendët, ka qenë një refren i vazhdueshëm i kryeministrit, i cili gjithmonë është munduar që zgjidhjen ta gjejë te burgu. Ndërsa në rastin e Belinda Ballukut, ku janë shkelur të gjitha standartet, edhe ndoshta ato standartet që ishin sa për sy e faqe, që Edi Rama i kishte vendosur publikisht edhe në raport me drejtësinë, por edhe në raport me me këtë çështje, pikërisht tani kryeministri shqetësohet për numrin e lartë të paraburgimeve që neve kemi dhe madje për këtë çështje po bëhen edhe ndërhyrje në Gjykatën e Lartë.
Ka qenë kjo në fakt, gjithë kontrasti dhe arsyeja se pse unë e kam bërë pyetjen për të kuptuar që pse kryeministri është i ndjeshëm kur vjen puna për të bërë burg Belinda Balluku e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në 11 episode, sepse Rama mundohet ta paraqesë sikur nuk ka akuzë për korrupsion, por zonja është duke u hetuar.
Ka hetim pasuror ndaj saj dhe për sa kohë që këto shkelje të barazisë në tendera, SPAK ka dyshime që janë favorizuar biznesmenë, atëherë ne nuk e dimë se deri në çfarë pike do të shkojë hetimi dhe mbi të gjitha, një kryeministër i cili nuk e ka lexuar, pretendon se nuk i ka lexuar 16 mijë faqet që SPAK ka vendosur në dispozicion. Nga ana tjetër, bën këtë lloj sjellje dhe thotë që nuk jemi në kushtet kur Belinda Balluku duhet të shkojë në burg me rolin e gjykatësit dhe me rolin e prokurorit.
Dhe ky ka qenë kontrasti që unë jam munduar të bëj me pyetjen. Dhe më pas, arsyeja pse në fakt është përshkallëzuar situata ka qenë një tendencë e kryeministrit, për të cilën unë në fakt në të gjitha rastet që ai e ka bërë, i jam kundërpërgjigjur ose i kam kthyer përgjigje, që është tendenca për të përmendur drejtuesin e televizionit”, ka deklaruar gazetarja.
E pyetur se çfarë komunikimi pati me kryeministrin, çfarë u tha mes tyre, gazetarja Meta u shpreh se Rama tentoi të zhvendosë fokusin te mediat, duke përmendur edhe drejtuesin e televizionit.
Gazetarja shtoi se gjatë debatit, kryeministri është acaruar dhe ka ndërprerë konferencën, ndërsa më pas i është komunikuar që Meta nuk do të lejohet më në konferencat e tij.
Ky vendim përjashtimi vjen pas tetë vjet përplasje të vazhdueshme mes gazetares dhe Ramës mbi trajtimin e çështjeve të interesit publik dhe raportimin e tyre nga mediat.
“Po. Në fakt në momentin që ka përmendur emrin e Çim Pekës me ironi ose siç e përdor gjithmonë me term fyes, unë i kam kërkuar që ta lërë jashtë drejtuesin e televizionit dhe të kthejë përgjigje për pyetjen. Më pas ai ka nisur një sulm sa i përket Syri-t, pra televizionit, duke pretenduar se ka një dosje për pastrim parash në prokurori, gjëra të tjera, për të cilat unë i kam thënë, ajo dosje për të cilën ju flisni, i keni kërkuar ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj që ta hetojë dhe nuk ka gjetur gjë nga ai lloj hetimi.
Në këto momente Rama është acaruar akoma më shumë, ka vijuar le të themi përplasja dhe ka fokusuar gjithë sulmin tek televizioni dhe duke e referuar pikërisht këtë gjë. Në ato momente që ka nisur sërish të flasë për hetimin ndaj televizionit, unë i kam thënë që kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë prokuroria. Në momentin kur ka nisur të flasë për paratë me të cilat mbahet televizioni, i kam kujtuar që ai është njeriu që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, Vizion Plus, Top Channel edhe TV Klan, për të mos kaluar pastaj tek biznesmenët e tjerë të televizioneve që i dalin në dosjen Balluku që i ka favorizuar me tendera, dhe në momentin që ai është shprehur i shqetësuar për paratë me të cilat mbahet televizioni, unë i kam kujtuar paratë që qytetarët kanë humbur në tunelin e Llogarasë dhe i kam thënë, ju lutem meqë shqetësoheni, na thoni ku shkuan 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë. Kjo e ka acaruar pak më shumë situatën. Në këto momente kryeministri, siç ju e keni parë, ka ndërprerë konferencën për të kaluar në një pushim.
Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca. Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Dhe në këto momente ne jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij. Nuk është hera e parë në fakt që kryeministri bën këtë gjë….
Ky ka qenë debati im i përhershëm me Ramën që tetë vjet dhe Rama e di shumë mirë që unë nuk e lejoj asnjëherë në momentin që unë bëj një pyetje për çështje të interesit publik, ta anashkalojë këtë gjë duke u munduar të sulmojë dhe duke kujtuar televizionin, drejtuesit e televizionit apo duke hyrë në sulme personale. Dhe kjo ka qenë pak a shumë gjithë kronologjia e sherrit edhe e situatës që u krijua në kryeministri”, u shpreh gazetarja Meta./ CNA
GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Belinda Ballukut p...
Trafik i rënduar është regjistruar këtë të premte në d...
Deputetët e mazhorancës kanë depozituar në Kuvendin e Shqi...
Një tjetër raport është publikuar nga studioja lobiste e E...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot vendimin...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kreu i GJKKO-së, Erion Bani, është zgjedhur me 189 vota pr...
Mund të duket e pabesueshme se si kryetari i një gjykate m...
Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka ndërmarrë një plan t...
GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që ndod...
Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tashmë profesio...
“Allishverishi”, podcast-i më i ri në botën mediatike dhe ...
Katër kandidatë janë zyrtarisht në garë për detyrën e krye...
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjës...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është shprehur mbrëmj...
Analisti Andi Bushati ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje nga...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...