Në paraburgim, mesa duket maskat bien më shpejt se në çdo fushatë!
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj duket se ka mbetur ende me modelin e tij të zakonshëm: "komunikim, narrativë, kohë".
Gjykimi i zakonshëm për Veliajn nuk është thjesht procedurë; është një skenë ku ai mendon se loja fitohet duke e zgjatur, duke e komplikuar, duke e mbajtur pezull.
Erion Veliaj hyri në sallën e gjyqit me strategjinë e atij që mendon se kohën e ka është aleat. Gjykim i zakonshëm, procedura të gjata, shtyrje, ritëm i ngadaltë.
Një lloj basti që, po e zgjati mjaftueshëm "ndeshjen", ndoshta publiku harron rezultatin! Një refleks politik, më shumë sesa juridik.
Por drejtësia nuk është fushatë. Nuk ka audiencë për t’u bindur, ka vetëm rezultat për t’u dhënë.
Dhe pikërisht aty, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, bën diçka që në këtë kontekst duket pothuaj cinike në thjeshtësinë e vet: heq dorë nga “historia” dhe zgjedh shifrën. Gjykim i shkurtuar. Ulje dënimi nëse shpallet fajtor. Llogari e mbyllur. Asnjë iluzion, asnjë retorikë. Kontrasti është brutal.
Njëri sillet sikur realiteti mund të negociohet me kohën, ndërsa tjetri kërkon të minimizojë realitetin sa më shpejt.
Dhe ndoshta ky është momenti kur diferenca nuk është më politike, por instinktive. Erion Veliaj duket sikur ende beson se mund të menaxhojë perceptimin e një procesi penal. Ilir Beqja duket sikur e ka pranuar që procesi penal e menaxhon atë.
Ironia është pothuaj didaktike.
Veliaj po sillet sikur është në një betejë politike ku rëndësi ka perceptimi. Beqja po sillet siç duhet të sillet në një proces penal ku rëndësi ka rezultati.

Në fund, cinizmi i vërtetë është ky: nuk fitohet duke folur më gjatë për atë që ndodh, por duke ulur koston e asaj që do të ndodhë.
Dhe ndërsa i pari vazhdon të investojë tek koha, tjetri ka kaluar te bilanci. Njëri duket sikur ende po flet për “strategji”, ndërkohë që tjetri ka kaluar tek matematika bazë: sa vite hyn, sa vite del.
Zakonisht, në fund, nuk fitojnë ata që bëjnë më shumë zhurmë, por ata që bëjnë llogaritë më të sakta.
Pra, njëri po luan për “imazh” dhe ndoshta për kohë televizive, tjetri për llogaribërje penale.
Nëse kjo do ishte garë, Erion Veliaj është ai që bën xhiro rreth stadiumit për të treguar formën, ndërsa Ilir Beqaj është ai që shkon direkt te tabela e pikëve dhe bën llogarinë./CNA
Në një shtet të së drejtës, ka disa pritshmëri minimale pë...
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transm...
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...