
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transmetuar disa mesazhe, në lidhje me anëtarin e KLP-së, Olger Eminajn.
Në momentin e parë kur shikon mesazhet, direkt thua: një zyrtar i lartë ka shfrytëzuar një person, pra në këtë rast një femër, që të kenë marrëdhënie seksuale, që ai t’i bëjë një nder, e të tjerë. Perversitete, akuza, shpifje, sulme, shpërthime.
Jo për të marrë në mbrojtje anëtarin e KLP-së, por duke e parë çështjen, mesazhet dhe komunikimin, lindin shumë pikëpyetje.
Së pari ky material që u publikua kishte kohë që qarkullonte, sipas atyre që thuhet në media dhe shumë tv apo portale nuk e kanë nxjerrë.
Në fakt, ha diskutim duhej nxjerrë apo jo, por ishte zgjedhja e Saimirit, Gentit, e stafit të “Stop”-it që të bënte publikimin e atyre mesazheve apo e atij lloj denoncimi.
Pyetjet që lindin janë të thjeshta por e para dhe më e rëndësishmja është:
Të paktën nga mesazhet që kemi parë deri në këto momente, nuk duket që ai t’i ketë bërë një favor zonjës në fjalë.
Pjesa tjetër, se çfarë bëjnë në zyrë, mesazhet erotike, stër-erotike, perverse, janë punët e të rriturve, bëjnë çfarë të duan.
Që personi të quhet fajtor apo nëse do të kishim të bënim me rastin “Safet Gjici” apo me raste të tjera, duhet që zonja të kishte përfituar nga anëtari i KLP-së.
Pra, në rast se ai do t’i thoshte: “Unë do të bëj këtë raport për prokuroren që ti e sulmon, që e akuzon, vetëm hajde të bëjmë marrëdhënie të dy” ose “Eja se unë do të të bëj këtë nder ose do të bëj atë favor”, atëherë do të kishim të bënim me një rast skandaloz, me shfrytëzimin e detyrës për të marrë favore seksuale.
Komunikimet deri tani nuk nuk na tregojnë, që anëtari i KLP-së t’i ketë ofruar zonjës në fjalë ndonjë favor apo përfitim për të kryer marrëdhënie.
Së pari, cila është kjo zonjë e cila këtë radhë po merr rolin e viktimës dhe po akuzohet vetëm anëtari i KLP-së, kur në fakt duhen vënë në balancë, në peshore të dy?
Kjo zonjë ka ekspozuar jetën e saj personale.
Për çfarë? Për një prokurore dhe më pas ka shkuar te një anëtar i KLP-së? Pasi ka qenë e kallzuar si përndjekëse nga ish-burri? A ka provokim të kësaj zonje ndaj këtij anëtari të KLP-së?
Mund të ketë qenë edhe një provokim nga kjo zonjë për një qëllim të caktuar, pra për ta tërhequr në të tilla mesazhe, për ta futur në një kurth, për ta shantazhuar që të godiste prokuroren dhe në rast se nuk do ta bënte, do të merrte jepte goditje kujt të mundej në rastin konkret një antari të KLP.
Ky është një dyshim, por këtu kemi të bëjmë me një akt kriminal, me një vepër penale në rast se e gjitha është e stisur me një qëllim për të goditur një anëtar të KLP-së, për të bërë një “skandal” me një qëllim.

Një skandal që mund të vijë nga prokurorë, nga avokatë, nga shoqata që shpallen që drejtohen nga mashtrues, gjobaxhinj, njerëz që mbajnë licencë avokati dhe janë dënuar për mashtrim, apo të tjerë gjobaxhinj, njerëz në hetim për vepra të rënda penale.
E në rast se janë një grup bashkëpunëtorësh, përfshi këtu edhe prokurorë të larguar nga detyra, që kanë stisur, menaxhuar, paguar apo vepruar kundër anëtarit të KLP-së duke përdorur zonjën apo zonja duke u përdorur prej tyre, kemi të bëjmë me një vepër penale, me një akt kriminal me një grup kriminal.
Jo për ta mbrojtur zyrtarin e KLP-së, të gjithë të jenë të qetë.
Ka një shkelje të qartë etike, por kjo është për t’u analizuar në çdo detaj, jo thjesht dhe vetëm në mesazhet që u publikuan.
-A ka paguar dikush para te kjo zonjë që të ekspozojë jetën dhe të publikojë këto mesazhe?
-Ku i ka çuar këto mesazhe përpara se t’i çonte vetë në redaksinë e emisionit?
-Kush i ka bërë denoncimet?
-Pse u fshehën kaq kohë?
-Cili është qëllimi final?
Në rast se ka pasur provokim dhe zyrtari ka rënë pre, ka një shkelje etike, është përgjegjësia e tij dhe do të shkojë para ligjit.
Por në rast se ai nuk i ka kthyer zonjës asnjë favor, por thjesht kanë ngelur komunikime provokative, të qëllimta nga zonja e cila po shitet si një “engjëll e viktimë”, kur në fakt është një individ jo pak problematik, sepse rezulton që është paditur ngaish-bashkëshorti për përndjekje, më pas rezulton që është konfliktuar egërsisht me prokuroren e Tiranës, atëherë si qëndron e vërteta? A ka pasur të drejtë prokurorja? A është kjo zonjë një njeri problematik në qasjen që ka edhe në marrëdhënie ndaj bashkëshortit, edhe me atë çka kërkonte nga drejtësia?
Pasi së pari është përndjekja ndaj bashkëshortit, më pas goditet prokurorja, tani goditet një anëtar i KLP-së.
-A janë të stisura?
-A janë përfshirë avokatë në këshillim?
-A janë përfshirë avokatë të dënuar si mashtrues?
-A janë përfshirë individë të ndryshëm në pagesa apo prokurorë të larguar nga detyra siç e theksuam më lart?

Nuk mund të merren thjesht ato mesazhet (me sa kemi parë deri tani) dhe direkt të kryqëzohet dikush. Ka shkelur ligjin, ka shkelur etikën, ka vepër penale? Këto mbeten për t'u parë. Por nga sa kemi parë nga mesazhet, vepër penale të mirëfilltë nga mesazhet e publikuara deri tani nuk ka në atë rast, sepse duket qartë: ai s'i ka ofruar asgjë asaj zonje.
Po ta shohim me syrin kritik, nuk duket që anëtari i KLP-së t'i ketë premtuar asaj asgjë në këmbim të favorit seksual.
Një marrëdhënie midis dy të rriturve që komunikojnë është normale, por kur njëra palë provokon me një qëllim të caktuar për të goditur një anëtar të KLP-së, është krim.
Kur pala tjetër që është anëtar i KLP-së e tërheq pas vetes duke i ofruar shpërblime për shkak të detyrës, edhe kjo është një vepër penale, është kriminale.
Por në rast se ky i dyti nuk i ka dhënë asgjë zonjës, por ajo është një personazh problematik dhe mund të jetë përdorur nga persona të tretë për qëllime të caktuara, atëherë kemi të bëjmë me një krim.
Çështja duhet hetuar jo vetëm nga ana e anëtarit të KLP-së, por edhe nga ana e zonjës që ka shitur emrin, karrierën për disa mesazhe që janë të vjetra, që i përkasin një kohe tjetër dhe që bëhen skandal në një moment tjetër.
Pra, çështja me pak fjalë duhet hetuar nga të dyja anët, nga fillimi në fund, për të parë të vërtetën dhe jo të nxirret mitralozi për të kryqëzuar një individ që dikush mund ta ketë halë në sy për të tjera halle dhe probleme, të cilat nuk fillojnë dhe përfundojnë tek shoqatat e mashtruesve dhe gjobaxhinjve në media apo prokurorëve të larguar nga detyra.
Jo, është përtej, ka interesa të tjera që mund të jenë dhe kriminale. Pra, kjo duhet hetuar./ CNA
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...