Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arlis”, pas një aksidenti u kthye në një debat politik.
Një pallat që iu dogj fasada. Ekspertët thanë se një zjarr i rënë diku te bizneset dogji fasadën, një dëm i madh për banorët.
E rëndësishme është, e para, që nuk pati viktima, pra përtej “show”-t të fasadës. E rëndësishme është që u reagua shpejt. Politika do të vazhdojë të hedhë e të presë, por është shumë e rëndësishme të shohim përtej fasadës.
Kompania tha se do të marrë përsipër ta rindërtojë, shkoi zëvendëskryeministrja, shkuan përfaqësuesit e opozitës, u bë dhe debat në Parlament.
Por problemi nuk është te rindërtimi, as te sulmet dhe akuzat apo gjobëvëniet që i bëhen ndërtuesit. Problemi është: cilat janë institucionet shtetërore që mbajnë përgjegjësi për një objekt që ndërtohet, kolaudohet, supervizohet dhe më pas i jepet leja e shfrytëzimit?
Një objekt me një fasadë të ventiluar, i cili shërben që apartamentet e këtij objekti të jenë më të ngrohta në dimër dhe më të freskëta në verë.
Një objekt i cili është dorëzuar dhe shitur nga kompania ndërtuese, është blerë nga qytetarët, të cilëve u ka ndodhur një aksident, tashmë ngrenë duart, shohin nga qielli dhe thonë: "Të na ndihmojë qeveria, se fajin e ka ndërtuesi, ku ishte shteti, fajin e ka pushteti".
Fatkeqësitë natyrore apo aksidentet nuk po kthehen tashmë në një mësim për shqiptarët. Pra, nga përmbytjet, nga tërmetet, nga zjarri, nga vjedhjet, qytetarët nuk kanë marrë mësimin që përmes një shumë simbolike të bëjnë sigurimin e pronës së tyre.
Dikush thotë se kompanitë e sigurimit nxjerrin justifikime se nuk ka siguri për mbrojtjen ndaj zjarrit në objekt, prandaj është kot të paguash paratë. Në fakt, kjo është prapë përgjegjësi e vetë banorëve të një objekti.
A ka ky pallat një administrator, një bord drejtues? Pse nuk vendosen këto kushte sigurie?
Në rast se firma s'i ka bërë, pse nuk paditet subjekti përkatës nga vetë banorët në gjykatë, për t’i kërkuar paratë për të bërë sigurimin nga zjarri, që nga alarmet, vendosja e sistemeve të ujit, etj.
Mungesa e një kulture në lidhje me sigurimin e pronës, mungesa e një kulture në lidhje me menaxhimin e pronës, kur në një komunitet të përbashkët, mbi të gjitha, duhet të prevalojnë standardi dhe siguria. Nuk e bën kush. Nuk ekzistojnë bordet në shumicën e pallateve, administratorët janë thjesht fiktivë.
Një qytetar ka vendosur të blejë një apartament. Shkon e i pranon kushtet, firmos një kontratë, bën pagesën, sipas kontratës dhe vlerës monetare që paguan, merr apartamentin.
A i kontrollon çdo banor që blen një njësi kushtet e sigurisë së pari?
Në fakt, të gjithë pretendojnë se pallati, apartamenti ka një leje shfrytëzimi, është bërë një supervizim dhe kolaudim i tij. E pra, këto janë tri hallka përgjegjësie dhe qytetari kur shkon ta blejë e di se këto janë të certifikuara.
Kush i jep këto garanci?
Së pari, pushteti vendor që jep lejen e shfrytëzimit. Kush e bën një supervizim të plotë përpara dhënies së lejes së shfrytëzimit? Kush janë personat përgjegjës?
Kush janë kolaudatorët e objektit? Mbi cilat certifikata është vendosur që të ndërtohet një lloj e caktuar fasade? Qoftë ky e "Arlis Ndërtim", qoftë edhe qindra e qindra pallate që ndërtohen në kryeqytet. Kush i ka certifikuar?
Në rast se është një lloj fasade me ventilim, ka një certifikatë për çdo material që është përdorur. Kush e ka dhënë këtë certifikatë? A është një material kundër zjarrit apo është thjesht nga ato materialet që u akuzuan se kanë përmbajtje naftaline e bitumi dhe digjen si eshkë, apo menjëherë marrin flakë sikur të jenë një copë kartoni i thatë?
Le ta quajmë që ka ndërtues të papërgjegjshëm që i vendosin fasadat me cilësi të dobët. Po kolaudimin e objektit, kush e bën?
Kush e kontrollon cilësinë, që nga sistemet e furnizimit me ujë, të matësve, sigurisë që ka objekti nga uji, sigurisë që ka nga energjia elektrike, nga instalimet, ngrohja, dritaret dhe dyert, deri te fasada që është “fytyra me makijazh”, por që pas saj fshihet një pikë e rëndësishme, një gjë thelbësore, siç është ventilimi i cili siguron që objekti të jetë i ngrohtë në dimër dhe i freskët në verë.
Të shohim përtej fasadës në çdo pallat tjetër, pasi ai është një alarm për çdo objekt. Çfarë materialesh janë përdorur? Kush i ka dhënë lejet e shfrytëzimit? Përgjegjësia shkon që nga inspektoratet te bashkitë, dhe jo vetëm e Tiranës, sepse ky fenomen nuk është vetëm në kryeqytet, por është kudo nëpër Shqipëri, sa në jug e në veri.
Kudo me qindra objekte janë në një rrezik të madh për shkak të dhënies së certifikimit, kolaudimit, lejes së shfrytëzimit nga kompani apo institucione të papërgjegjshme dhe më pas qytetarët shkojnë e blejnë një objekt.
Ata që kanë certifikuar, kanë firmosur që në objekt të hyjnë njerëz e të jetojnë, pa kontrolluar më parë standardet e furnizimit me ujë, instalimet e energjisë elektrike, ashensorët, materialet e përdorura për ndërtim deri te fasada, e cila tek objekti te “Farmacia 10” na tregoi se ka një rrezik të madh për jetën e qytetarëve.
Megjithëse fatmirësisht atje nuk pati viktima, diku tjetër në rast se nuk ndërhyhet me shpejtësi dhe nuk kontrollohen e nuk korrigjohen standardet, nuk çohen përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që kanë firmosur për fasada që digjen si karton, do të vazhdojë të ketë një rrezik të madh dhe një papërgjegjshmëri totale që çon deri në jetën e njerëzve që vihet në pikëpyetje.
Që nga ndërtuesit, të cilët mund të jenë të papërgjegjshëm, deri tek institucionet që paguhen nga taksat e qytetarëve për t'u ruajtur nga papërgjegjshmëria, për t'u ruajtur nga mungesa e standardeve dhe cilësisë, dhe për të kontrolluar çdo ndërtues pa përjashtim.
Në fund, qytetarët duhet të kenë kulturën e sigurimit të pronës dhe të mos hyjnë e të jetojnë në objekte për të cilat pretendohet se s’kanë siguri nga zjarri, s'kanë siguri teknike.
Atëherë ku shkojnë dhe ku jetojnë? Për çfarë i shpenzojnë të ardhurat e tyre? Pse nuk i çojnë përgjegjësit përballë drejtësisë? Pse nuk vendosin sigurimet që të sigurojnë pronën, e cila, në fakt, mund të jetë pasuria e tyre më e madhe e një jete pune?
Përgjegjësia nuk është thjesht e vetëm te një ndërtues, por shkon te vetë qytetarët që blejnë pronën dhe deri tek institucionet përgjegjëse të cilat japin leje që qytetarët të jetojnë në një objekt të pasigurt./ CNA
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Rasti i fundit që përfshin Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn v...
Në paraburgim, mesa duket maskat bien më shpejt se në çdo ...
Në një shtet të së drejtës, ka disa pritshmëri minimale pë...
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transm...
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...
Kryeministri Rama është bërë viral sot në rrjetet sociale,...
Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...