Operacioni i SPAK-ut/ Vendosen nën sekuestro pasuritë e lidhura me Mir Pepën
Janë zbadhur detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga ...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me zjarrin që përfshiu pallatin 12-katësh ditën e djeshmë në Tiranë.
Sipas tij zjarri është pasojë e problemeve të thella me ndërtimet dhe qeverisjen urbane, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe hetim të plotë.
Ai akuzon se për vite me radhë janë dhënë leje ndërtimi pa standarde dhe kontroll, duke krijuar “kulturë fasadash” ku siguria e banorëve është lënë pas dore.
Deklarata e plotë:
Zjarri i rëndë dje në Tiranë nuk është një rastësi tragjike. Është pasojë direkte e një modeli të dështuar zhvillimi urban, ku për vite me radhë janë dhënë leje ndërtimi pa standarde, pa kontroll dhe pa respektuar sigurinë minimale të qytetarëve.
Kjo ngjarje konfirmon një problem të njohur: në vend të standardeve reale të sigurisë, është ndërtuar një kulturë fasadash. Pallate që duken bukur nga jashtë, por që në thelb nuk garantojnë as minimumin e sigurisë për banorët. Fasada që zbukurojnë qytetin sa për sy e faqe, por që në raste emergjencash kthehen në rrezik real për jetën.
Kjo lidhet drejtpërdrejt me modelin e ndërtimit të kryeqytetit gjatë ‘dekadave Rama’. Tirana nuk po zhvillohet mbi bazë planifikimi urban dhe interesi publik, por sipas një qasjeje të centralizuar grabitëse, ku vendimmarrja për zhvillimin e qytetit ndikohet nga vullneti i një njeriu me klikën e tij, dhe jo nga standardet profesionale.
Njëkohësisht, është konsoliduar një model ekonomik i mbështetur te betonizimi intensiv, ku çdo hapësirë shfrytëzohet për ndërtim, shpesh në mungesë transparence dhe kontrolli efektiv. Ky model ka prodhuar një qytet të mbingarkuar, me densitet të lartë dhe me rreziqe të shtuara për sigurinë urbane.
Ngjarja e djeshme dhe rastet e përsëritura tregojnë se paralajmërimet kanë ekzistuar, por nuk janë marrë masa. Nuk janë ndaluar materialet e rrezikshme, nuk janë kontrolluar standardet dhe nuk është mbajtur përgjegjësi.
Fakti që për një zjarr në një pallat mobilizohen struktura nga disa bashki tregon qartë mungesën e kapaciteteve dhe dobësinë e sistemit. Një kryeqytet që nuk përballon dot emergjencat me burimet e veta, ka dështuar në funksionet bazë.
Përgjegjësia nuk është vetëm teknike. Ajo është politike dhe institucionale. Lejet e ndërtimit, kontrolli i zbatimit dhe garantimi i standardeve janë detyrë e institucioneve publike. Kur këto dështojnë, përgjegjësia shkon në nivelet më të larta të vendimmarrjes.
Deklarata e kryeministrit nuk është gjë tjetër përveç se një tentativë për te fshehur përgjegjësin e vërtete i cili ne fakt është vete ai.
Partia Demokratike kërkon:
Hetim të plotë dhe të pavarur për këtë ngjarje dhe rastet e mëparshme të ngjashme;
Verifikim të menjëhershëm të materialeve të përdorura në fasadat e pallateve ekzistuese;
Ndërhyrje urgjente për zëvendësimin e fasadave të rrezikshme;
Auditim të lejeve të ndërtimit dhe të respektimit të kushteve teknike;
Rritje të kapaciteteve të shërbimeve zjarrfikëse dhe emergjencave civile;
Ndryshim rrënjësor të modelit të zhvillimit urban.
Ky është një moment që kërkon reflektim dhe veprim.
Modeli i fasadës ka dështuar.
Ndryshimi i kësaj qasjeje është domosdoshmëri.
Tirana duhet të rikthehet në një kryeqytet funksional, të sigurt dhe të jetueshëm. /CNA
Janë zbadhur detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga ...
Pasi forcat qeveritare morën nën kontroll bastione kurde n...
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot para Prokurorisë së...
Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka bërë nj...
Katër persona janë arrestuar lidhur me zjarrin që përfshiu...
Një zjarr që mori përmasa gjigante ka përfshirë një ditë m...
Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të mbahet më dat...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e kreut të PD-së, Sa...
"Arlis Construction" ka reaguar në lidhje me zjarrin në pa...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar...
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka kërkuar inspek...
Sot u zhvillua seanca e radhës për kryebashkiakun e arrest...
Seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut m...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dhe bllokuar llogaritë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në platformën "X" se pa...
Një situatë e rënduar po zhvillohet në transportin publik ...
SPAK-u ka lëshuar disa urdhër-arreste me firmën e prokuror...
Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion për aktivit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...