Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Një situatë e rënduar po zhvillohet në transportin publik të kryeqytetit, ku një pjesë e konsiderueshme e autobusëve urbanë nuk kanë dalë sot në qarkullim. Operatorët kanë vendosur të reduktojnë shërbimin me rreth 40%, duke argumentuar se kostot e rritura, sidomos për karburantin, janë bërë të papërballueshme.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe tensionesh mes kompanive të transportit dhe institucioneve shtetërore. Sipas përfaqësuesve të sektorit, përpjekjet për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa mungesa e reagimit nga autoritetet ka detyruar marrjen e kësaj mase.
Pasojat kanë qenë të menjëhershme për qytetarët. Në shumë linja, autobusët janë më të rrallë dhe më të mbipopulluar, duke rritur ndjeshëm kohën e pritjes dhe duke përkeqësuar kushtet e udhëtimit. Fluksi i shtuar i pasagjerëve pritet të sjellë edhe më shumë probleme në ditët në vijim.
Operatorët paralajmërojnë se kjo është vetëm faza e parë e një përshkallëzimi të mundshëm. Nëse nuk ndërhyhet me masa konkrete, si subvencionimi i drejtpërdrejtë apo lehtësira të tjera financiare, shërbimi mund të reduktohet edhe më tej.
Ndërkohë, qytetarët e Tiranës përballen me një realitet të ri, ku lëvizja e përditshme është bërë më e vështirë dhe më e pasigurt, duke ngritur shqetësime serioze për funksionimin normal të jetës urbane në kryeqytet.
"Na u premtua që do të kishim një reagim shumë të fortë, me datë 7 na u premtua që do të takohemi me ministrat dhe sot është data 15, jo vetëm që ky takim nuk ka ndodhur, por nuk kemi pasur asnjë reagim.
Të gjendur të konsumuar çdo mundësi bashkëpunimi i operatorëve me institucionet, erdhëm në këtë pikë që u detyruam të njoftojmë qytetarët, siç dihet ka qenë njoftimi për qytetarët, që të marrin masa për të ikur në punë dhe në destinacionin e vet, duke dalë më herët, sepse do të ketë 40% më pak autobusë në rrugë.
Praktikisht gjysma e linjave nuk kanë dalë sot në punë. Në qoftë se një linjë operon me 10 autobusë në ditë, ne aktualisht janë gjashtë autobusë në operim, që do të thotë frekuenca është shtuar gjysma e kohës.
Po themi fluksi i njerëzve është dyfishi më i madh. Nuk ka një shërbim, sot edhe këta autobusë që janë do të kenë edhe defekte pa fund, me dyer të thyera, me xhama të thyer, do ta dhunojnë mjetin, qytetarët do të jenë në siklet shumë të madh me njëri-tjetrin. Do të jetë një shërbim katastrofik, po them.
Kjo është një neglizhencë e tejskajshme institucionale, sepse të takohesh, të premtosh, do të merren masa, do të ritakohemi javën tjetër, do të kemi masa konkrete, sepse ishin koshientë që nafta ka shkuar në këto çmime, kemi një rritje me diku 70 lekë të çmimit të naftës nga ai para luftës, janë rritur edhe pjesët e këmbimit për shkak të transportit, të importeve që vijnë.
Kemi një rritje totale të kostove. Kemi dërguar disa pika të cilat ne shpresonim të ketë një ndërhyrje, por ajo më emergjente ishte një subvencion i drejtpërdrejtë, siç u bë edhe, po themi, në luftën e Ukrainës. Na u premtua që do të kemi takim, patëm një heshtje totale.
Ne me mekanizmat tanë të komunikimit jemi munduar vazhdimisht, po edhe me njerëz nëpër institucione, a kemi ndonjë shpresë, ndonjë dritë jeshile, a po merret dikush me këtë punë? Ka një heshtje totale dhe jemi të detyruar në këtë pikë.
Ky është vetëm fillimi i asaj që na na pret në vazhdimësi, sepse do të ketë një përshkallëzim edhe më të madh", tha kreu i shoqatës së transportit urban dhe ndërqytetas, Dashnor Memaj./ CNA
SPAK-u ka lëshuar disa urdhër-arreste me firmën e prokuror...
Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion për aktivit...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitu...
Miku i Erion Veliajt, Elman Abule, dhe avokati i Ajola Xox...
Një ditë pas zjarrit që përfshiu pallatin në Tiranë, deput...
Shoqata e transportit urban dhe interurban kanë reduktuar ...
Dita e tretë dhe e fundit e Samit të Diasporës mbahet sot ...
Një zjarr që mori përmasa gjigande ka përfshirë një ditë m...
Fasadat e pallateve në Tiranë janë jashtë standardeve tekn...
Sipërmarrësi Gjergj Luca rikthehet në skenën e komunikimit...
Ish-prokurori Eugen Beçi ndau një qëndrim të ashpër lidhur...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço u shpreh sot lidhur me...
Drejtori i Përgjithshëm i Urgjencës, Skënder Brataj tha so...
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari mbërriti për pak minu...
Po vijon prej disa orësh zjarri që ka përfshirë që prej pa...
Kryeministri Edi Rama i dha sot pasaportën shqiptare ish-k...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mbërriti pak ...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga situata e krijua...
Inxhinieri Arben Meçe tha sot se fasadat e pallateve, të n...
Sot në Gjykatën Penale të Tiranës, rreth orës 13:00, do të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...