web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse mediet e Veliajt ndjekin me teleskop gjyqin e Ilir Metës?!

10 Prill 2026, 10:25, Editorial CNA

Pse mediet e Veliajt ndjekin me teleskop gjyqin e Ilir Metës?!

Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Seancë ku u vendos se më 27 prill do të mbahet seanca e parë e gjykimit.

Ajo që vihet re është se në mediet e kryebashkiakut të Tiranës apo editorialet e gazetarit të familljes Veliaj, Mero Baze, gjithmonë çështja “Meta” atashohet me atë të Erion Veliajt.

Kjo ka dy qëllime. E para, të kompleksojë opozitën. E dyta, të bashkojnë në një, si çështje shkeljesh apo padrejtësish, dy hetime, dy individë, dy raste krejt të ndryshme që nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën.

Duke krahasuar çështjet penale

Së pari, Ilir Meta nuk është zyrtar në detyrë që mund të prishë prova apo të dëmtojë çështjen hetimore. Megjithëse SPAK-u gjeti edhe ndaj tij ndërhyrje. Ndërsa Erion Veliaj është gjetur me fakte që ka prishur provat. Kujtojmë rastin se si u zhduk telefoni i Ina Goxhajt në zyrën e Avokates së Popullit, Erida Ballanca.

Goxhajt ia zhduku telefonin kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Çfarë do të ndodhte me hetimet në rast se do të kapej edhe telefoni i Ina Goxhajt?

Ilir Meta nuk ishte në detyrë, Erion Veliaj ishte në detyrë dhe shkonte e prishte provat. Ky është ndryshimi i parë.

Shkojmë më tej. Së dyti, Erion Veliaj ka 13 akuza të rënda penale.

1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “A... K...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “F...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “P...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “G...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “K...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “E...” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “M...” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “B...” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

E treta, por jo më pak e rëndësishmja. Përtej prishjes së provave dhe akuzave penale që rëndojnë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është përballur me prokurorët publikisht si kryetar partie, ka mbajtur qëndrime personale. Ndërsa Erion Veliaj, mjafton të shohim përgjimet nga burgu i Durrësit, se si krijonte skenarë, mashtrime, intriga deri në Departamentin e Shtetit, lobime në Senat me qindra mijëra dollarë të paguar.

Të dyja rastet ndryshojnë dhe për shkak të akuzave, rrethanave, por më shumë ndryshimi është te fakti që Erion Veliaj pretendon se është viktimë e politikës së një skenari të Berishës, ndërsa Meta pretendon se është viktimë e politikës së Ramës. Në fakt, Erion Veliaj është viktimë e abuzimeve, korrupsionit, skandalit, egoizimit dhe karriges së tij të pushtetit, në pushtetin e partisë së tij.

Ndërsa Ilir Meta është njeriu që solli Ranën në pushtet, flamurtar i reformës në drejtësi, ashtu si dhe Veliaj, por kur drejtësia shkon tek ata dhe nuk kontrollohet prej tyre pastaj është politikë.

Në fakt, çështja “Veliaj” po ndjek çështjen “Meta”. Kjo e dyta shumë e lehtë me akuza, por dhe me faktin se Meta nuk është në detyrë. Ndërsa Veliaj ka më shumë akuza, vazhdon të qëndrojë në detyë dhe vazhdon të sillet me të njëjtën arrogancë dhe brutalitet ashtu si kur ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë./CNA

 





16:05 Editorial

PD-ja e Mero Bazes

Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...

20:59 Editorial

Të ikë Saliu!

Ka një tezë të përdorur rëndom, kryesisht nga “mendjet e m...

Lajmet e fundit nga