Sot në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj të pandehurit, kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe 28 personave të tjerë si bashkëpunëtorë të tij.
Ajo që bie në sy është një kërkesë e paraqitur nga avokati Erik Ligori për të akuzuarën Klotilda Bushka.
Avokati Ligori ka konfirmuar kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe kërkon ndarjen e çështjes duke thënë se Gjykata e Posaçme ka moskompetencë dhe duhet çuar në një tjetër gjykatë, pasi Klotilda Bushka nuk është më deputete.
“Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh që në fazën e hetimit paraprak, nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësuar si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari pari konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskopetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjell një dokument që Bushka nuk është më deputete”, është shprehur avokati.
Vepra penale e konsumuar nga Klotilda Bushka është kryer në momentin kur ajo ka qenë kryetare e Komisionit të Ligjeve, jo vetëm deputete.
Së dyti, çështja është e lidhur pasi Klotilda Bushka ka prishur provat e kësaj çështjeje, pra të çështjes së Erion Veliaj. Sot SPAK, pra prokurorët, nuk e kanë në dorë telefonin e Ina Goxhajt, ku mund të zbulonin të tjera komunikime midis saj e Ajola Xoxës.
Por, kanë një telefon tjetër. Në atë kohë SPAK-u e provoi se si Klotilda Bushka i mori telefonin Ina Goxhajt dhe i dha një telefon më të ri duke e zhdukur një provë, e cila lidhej direkt me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës.
Dhe këtë vepër penale, Klotilda Bushka e ka konsumuar në lidhje me këtë dosje gjatë kohës që ka qenë kryetare e Komisionit të Ligjeve.
Tani, Bushka dhe avokati i saj thonë që nuk është më deputete. Pra, në qoftë se vret kur je deputet, mund të gjykohesh nga GJKKO-ja. Kur nuk je deputet, duhet të gjykohesh nga një gjykatë tjetër.
Kur vjedh kur je deputet, do të gjykohesh nga GJKKO, ndërsa kur vjedh po nuk je deputet se ke humbur mandatin, nuk mund të gjykohesh më nga GJKKO. Këto janë veprimet e Klotilda Bushkës dhe mbrojtësve të saj ligjorë. /CNA
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ditën e sotme deklaratë...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në një takim të A...
Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj raportoh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në ...
Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, kryeministri Edi Ram...
Një i paraburgosur ka ndërruar ditën e sotme në reanimacio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Intelektuali dhe antifashisti Llazar Zai Fundo, një figurë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryetarët socialistë ...
Partia Socialiste ka kërkuar këtë të premte përjashtimin n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë...
Avokati i Erion Veliajt, i akuzuari Plarent Ndreca, ka kon...
Janë zbardhur detaje nga debatet në seancën që po zhvilloh...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në sean...
Gjykata Administrative ka shtyrë seancën për shyrtimin e p...
Në Gjykatën Administrative është mbajtur seanca për padinë...
Ndonëse na ndajnë më shumë se një vit nga zgjedhjet vendor...
Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë kërkesë për përjashtimin...
Emri i mjekut Ilir Alimehmeti mbetet një nga më të lakuari...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...