
Ndonëse na ndajnë më shumë se një vit nga zgjedhjet vendore të 2027-ës, skena politike në kryeqytet ka nisur të ziejë. Pas kalimit të fazës së "emergjencës" që karakterizoi fundvitin e 2025-ës, partitë kryesore dhe kandidatët e pavarur po pozicionohen për atë që konsiderohet si "beteja e të gjitha betejave", drejtimi i Bashkisë së Tiranës.
Brenda kampit rozë, situata është në lëvizje. Në zgjedhjet e parakohshme që pritej të mbaheshin në 9 nëntor të 2025-ës, por më pas nuk u mbajtën pasi u rrëzua dekreti i presidentit Bajram Begajt për Tiranën, emri i ish-ministres Ogerta Manastirliu u hodh në fushë si një zgjidhje emergjence për të siguruar vazhdimësinë e socialistëve në kryeqytet, në një kohë kur kryebashkiaku Erion Veliaj ishte pas hekurave.
Tashmë situata drejt vitit pasardhës për PS është më e qetë, ndërsa duket se emri i Manastirliut mbetet ende në lojë, pasi ajo ngelet drejtuese politike për Bashkinë e Tiranës, ndërsa në mbledhjet e fundit të zhvilluara nga kryesocialisti Edi Rama me Asambletë e Partisë Socialiste në Tiranë, Manastirliu e shoqëron në çdo takim, çka përforcon emrin e saj në kampin socialist për zgjedhjet e ardhshme.
Megjithatë me qetësimin e ujërave dhe fokusin te viti 2027, deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar hapur se PS-ja nuk është më në kushte emergjence. Braçe ka kërkuar që përzgjedhja e kandidatit të bëhet përmes një procesi statutor dhe jo me emërime të shpejta, duke lënë të kuptohet se ai vetë është i gatshëm të hyjë në garë për të ofruar atë që ai e cilëson një model të ri qeverisjeje për kryeqytetin.
Po ashtu edhe në Partinë Demokratike, situata ka evoluar. Pas zgjedhjeve të 2025, ku aktori Florian Binaj u prezantua si një figurë që mund të bashkonte opozitën, tashmë pritet të diskutohet nëse ai do të jetë sërish basti i PD-së për Tiranën në 2027.
Nga ana tjetër, mjeku Ilir Alimehmeti, i cili gëzon një mbështetje të gjerë brenda strukturave dhe bazës, mbetet një opsion i fuqishëm. Alimehmeti ishte kandidati i cili mori një numër të konsiderueshëm votash në listë të hapur në zgjedhjet e 11 Mjait të 2025, por pavarësisht rezultateve ai ngeli jashtë parlamentit.
Fakti që ai mbeti jashtë Kuvendit e ka lënë atë "të lirë" nga detyrimet parlamentare dhe mund ta përqendrojë të gjithë energjinë e tij dhe të mbështetësve të tij drejt garës për Bashkinë e Tiranës në 2027. Por ngelet për t’u parë nëse do të mbështetet nga demokratët për të qenë kandidati kryesor i opozitës në zgjedhjet e bashkisë së parë të vendit.
Në një reagim për CNA, ai sqaroi se është i gatshëm, por pret që PD të përcaktojë "rregullat e lojës", pra metodën e përzgjedhjes së kandidatëve.
“Personalisht do të bëj maksimumin e mundshëm për forcën tonë", u shpreh Alimehmeti për CNA.
Ndryshe nga fundi i vitit 2025, kur u përfol për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, vendimi për të shkuar normalisht drejt vitit 2027 i ka dhënë frymëmarrje partive.
PD nuk ndihet më e detyruar të nxjerrë kandidatë të pavarur nën presionin e kohës. PS ka kohën e mjaftueshme për të menaxhuar "luftën e brendshme" mes rrymave që kërkojnë ndryshim të profilit të kryebashkiakut. Tirana me buxhetin më të madh në vend dhe peshën kryesore politike pritet të shohë një garë me shumë aktorë, ku përveç partive tradicionale, peshë mund të marrin edhe figurat publike që vijnë nga shoqëria civile apo bota akademike. /CNA
Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë kërkesë për përjashtimin...
Emri i mjekut Ilir Alimehmeti mbetet një nga më të lakuari...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka shpallur kandidaturën ...
Ambasadat ndërkombëtare në vendin tonë janë vënë në lëvizj...
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me kryebas...
I pandehuri i SPAK-ut, njëkohësisht avokati i kryebashkiak...
Pritet të nisë në gjykatën Administrative seanca për padin...
Ish-ministrja Elisa Spiropali, e cila ka nisur të shprehë ...
Avokatët e Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryebashki...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencën pë...
Prokurori i Posaçëm, Ols Dado, në seancën e sotme në GJKKO...
Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, biznes...
Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen e kryebas...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar një takim m...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka fol...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozu...
Ditën e nesërme në Gjykatën Administrative do të zhvillohe...
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se nesër do të shoqërojë ...
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është transferuar ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...