
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka shpallur kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës. Braçe është i pari nga socialistët që ka dalë dhe ka kundërshtuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës dhe u vetëshpall kandidat. Ndoshta Braçe ka të drejtë, pasi mund të ketë një kandidat tjetër Partia Socialiste.
Ndoshta socialistët shpresojnë dhe që të dalë Erion Veliaj nga burgu. Por diçka është pak po e sigurt, Erion Veliaj nuk mund të kandidojë më për Bashkinë e Tiranës, sepse ka qenë tri mandate në krye të bashkisë dhe ka një pengesë të qartë ligjore.
Sa i përket Erion Braçes, në intervistën e dhënë më 2 prill në "Top Channel" ka thënë se nuk e kundërshton kandidimin e Ogerta Manastirliut dhe nga ana tjetër del dhe thotë se është ai pretendent për Bashkinë e Tiranës.
“Unë jam socialist. Nëse nga ky proces del një kandidat tjetër, patjetër që duhet të jetë ai/ajo që përfaqëson PS-në, siç është rasti i Manastirliut”, ka thënë Braçe në intervistën e 2 prillit.
Se çfarë menaxheri është Erion Braçe dhe se çfarë punësh bën ai u pa kur kishte detyrën e zëvendëskryeministrit dhe e përzuri Rama “me shqelma”. Të lësh Bashkinë e Tiranës në dorë të Erion Braçes është njësoj si t’i varësh ujkut “mëlçitë në qafë”, “mëlçi” që u shpëtuan nga çakalli që iku nga detyra.
Deklaratat e Erion Braçes janë kontradiktore. Njëherë del dhe vetëshpallet kandidat duke thënë se është i duhuri, pastaj shprehet se po të mos jetë ai kandidati, emri i duhur është Ogerta Manastirliu. Pyetja që lind pas kësaj është pse po i trazon ujërat në PS, Erion Braçe?
Çfarë kërkon të fitojë Braçe, nga kjo “gjullurdi” që po bën brenda PS-së? Kërkon të marrë mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Apo kërkon të faktorizohet brenda Partisë Socialiste? Kandidimi i Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës do t’i bënte nderin e pashembull opozitës, pasi përballë tij do ta kishin më të lehtë fitoren.
Intervista e 2 prillit e Erion Braçes ishte e paqartë, kaotike dhe me sulme ndaj kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 5 vepra të rënda penale. Braçe tha se aktualisht kryeqyteti ka një problem shumë të madh, pasi as nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset dhe ai kërkon një standard të ri në qytet.
“Tirana ka një problem shumë të madh nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset”, tha Braçe.
Ndoshta Erion Braçes i mungon dhe faktorizimi brenda PS-së apo në politikë dhe është rikthyer “në lojë” duke përfaësuar atë që quhet fenomeni i "mushkonjës" në politikë. Deputeti Braçe është jetëgjatë në jetën parlamentare, por si shembull i fenomenit "mushkonjë" në politikë po shfaqet vetëm kohët e fundit.
Fenomen të cilin e vë në zbatim për të pasur vëmendje dhe faktorizim. Qëllimi i gjithë kësaj nga Braçe është vetëm një, zgjedhjet e ardhshme parlamentare./CNA
Ambasadat ndërkombëtare në vendin tonë janë vënë në lëvizj...
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me kryebas...
I pandehuri i SPAK-ut, njëkohësisht avokati i kryebashkiak...
Pritet të nisë në gjykatën Administrative seanca për padin...
Ish-ministrja Elisa Spiropali, e cila ka nisur të shprehë ...
Avokatët e Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryebashki...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencën pë...
Prokurori i Posaçëm, Ols Dado, në seancën e sotme në GJKKO...
Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, biznes...
Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen e kryebas...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar një takim m...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka fol...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozu...
Ditën e nesërme në Gjykatën Administrative do të zhvillohe...
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se nesër do të shoqërojë ...
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është transferuar ...
Në Kuvend vijojnë tensionet dhe debatet e ashpra mes mazho...
Seanca plenare është ndërprerë pas tensioneve në Kuvend. D...
Në reagim ndaj paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...