web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

IGJEUM: E hëna me reshje intensive shiu në disa qarqe, ulen temperaturat

26 Korrik 2026, 20:33, Sociale CNA

IGJEUM: E hëna me reshje intensive shiu në disa qarqe, ulen

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidhur me kushtet e motit për fillimin e javës.

Sipas të dhënave, e hëna do të shoqërohet me reshje shiu, që do të jenë më intensive veçanërisht në disa prej qarqeve të vendit, ndërsa në zonat e tjera nuk do të mungojnë shtrëngatat.

Po ashtu, sipas parashikimeve, temperaturat do të shënojnë rënie dhe gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri në të fortë.

Reshjet:

Nesër (e hënë, datë 27) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Dibër dhe Durrës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet Kukës dhe Tiranë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Në të gjithë qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Durrës.

Temperatura

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 20 / 33 °C

në vendet malore: 16 / 27 °C

Era

Nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri shumë e fortë./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga