"Rama, jep dorëheqjen!"/ Mbahet sot protesta qytetare e 57-të kundër qeverisë
Këtë të diel, në Tiranë po zhvillohet protesta qytetare e ...
Këtë të diel, në Tiranë po zhvillohet protesta qytetare e ...

Edhe pse në një rrekje të gjatë e bezdisshme për të na bindur se më në fund Kryeministri paska reflektuar mbi gjithçka po ndodh këtë verë të trazuar, fjalimi i tij i gjatë i të premtes na dëshmoi, më shumë se çdo herë tjetër, pasiguri dhe frikë për t’iu shkuar të vërtetave deri në fund.
Edhe pse u mundua të na ofrojë një interpretim të ri politik të situatës, ai nuk guxoi që qasjen e vet ta shoqërojë, në të njëjtën masë, me një analizë kritike të shkaqeve që e bënë të domosdoshëm këtë reflektim të tij, nëse mund ta marrim për të tillë.
Reagimi i menjëhershëm i një pjese të servilëve të shpurës së tij, të cilët ngutshëm e paraqitën platformën “Besa” si një pikë kthese historike në marrëdhënien mes qeverisë dhe qytetarëve, e shpërfaqi edhe më shumë këtë paradoks.
Ndërsa ca prej deputetëve më të zellshëm që si veçori të tyre kanë aftësinë për të folur pa u menduar, të cilët, që prej se nisën protestat, çfarë nuk kanë vjellë kundër qytetarëve protestues, u gjendën papritur përballë një vijësjelljeje të re dhe me nevojën për të rishpjeguar një realitet të ri politik: atë që vetë Kryeministri e paraqet protestën si një faktor që kërkon reflektim institucional.
Në këtë kontekst lind pyetja se çfarë kuptimi ka reflektimi që u rrek të bëjë Kryeministri dhe sa i vërtetë është ai.
Sepse reflektimi politik nuk është thjesht ndryshim i gjuhës së komunikimit.
Ai nuk është vetëm një riformulim i marrëdhënies simbolike midis qeverisë dhe qytetarëve. Reflektimi është një proces vetëvlerësimi që kërkon pranimin e kufijve, të gabimeve dhe të përgjegjësisë.
Në kulturën politike, reflektimi ka të bëjë me aftësinë dhe guximin për të vënë në diskutim vetveten.
Që prej Sokratit na vjen mësimi se asnjë individ apo institucion nuk zotëron monopolin e së vërtetës.
Në politikë, kjo merr një dimension të veçantë.
Pushteti, në një rend demokratik, nuk legjitimohet vetëm nga vota, por edhe nga aftësia për të korrigjuar vetveten, për të pranuar dështimet dhe për të kuptuar se bashkë me mungesën e empatisë rritet edhe mëria dhe zemërimi qytetar.
Pra, një qeveri nuk vlerësohet vetëm nga projektet që realizon, por edhe nga mënyra se si përballet me kritikat, dështimet dhe gabimet e saj.
Pikërisht këtu qëndron edhe problemi kryesor i reflektimit të zotit Kryeministër.
Deklarimi i nevojës për më shumë transparencë, komunikim dhe afërsi me qytetarët, “denoncimi” i sjelljes abuzive dhe arrogancës së administratës publike, humbja e besimit të qytetarëve ndaj maxhorancës që ai drejton janë tregues pozitivë në vetvete.
Por një reflektim i plotë dhe i vërtetë kërkon edhe analizën e arsyeve e shkaqeve që kanë ndezur reagimin qytetar.
Nëse synohet rikthimi i besimit publik të humbur, atëherë nuk mjafton platforma “Besa”.
Analiza duhet të përfshijë edhe faktorët që kanë çuar në humbjen e besimit dhe, jo vetëm kaq, edhe në rritjen e zemërimit ndaj qeverisë dhe njerëzve të saj.
Pa këtë dimension, reflektimi është vetëm një strategji e re komunikimi dhe jo një proces real përgjegjësie politike.
Zgjedhja e termit “Besa” përbën një gjetje të mençur retorike për shkak të ngarkesës kulturore dhe morale.
Në traditën shqiptare, besa përfaqëson një angazhim të thellë etik, një marrëdhënie ku fjala e dhënë shoqërohet me përgjegjësi personale.
Por, në teorinë moderne të shtetit demokratik, ekziston një dallim themelor midis besimit moral dhe sigurisë kushtetuese.
Demokracitë moderne nuk janë ndërtuar mbi supozimin se qytetarët duhet t’i besojnë Kryeministrit apo individëve që ushtrojnë pushtetin.
Ato janë ndërtuar mbi idenë se pushteti duhet të kufizohet përmes institucioneve, procedurave dhe mekanizmave të kontrollit.
Në këtë kuptim, problemi i shqiptarëve nuk është nëse Kryeministri është apo jo i besueshëm. Problemi është mungesa e mekanizmave që e detyrojnë pushtetin të jetë i përgjegjshëm, dhe në të kundërt, që e ndëshkojnë atë.
Pra, shqetësimi i qytetarëve është se përse nuk ekzistojnë mekanizma që e detyrojne pushtetin të jetë i përgjegjshëm edhe kur besimi personal mungon.
Ky dallim është thelbësor, sepse besimi është një kategori morale, ndërsa llogaridhënia është një kategori institucionale.
Një demokraci e qëndrueshme dhe funksionale nuk mbështetet te virtyti i individëve, por te strukturat që kufizojnë mundësinë e abuzimit me pushtetin.
Meqenëse vetë Kryeministri e kërkoi mbështetjen e argumentit të tij te aristokrati dhe filozofi francez i shekullit XIX, Alexis de Tocqueville, mendoj se kjo e bën të nevojshme të shihet nëse referenca filozofike që zgjedh Kryeministri përputhet me përmbajtjen politike të platformës së tij.
Është e rëndësishme të theksojmë se Tocqueville mbetet një nga mendimtarët themelorë të demokracisë moderne, pikërisht sepse nuk u mjaftua me përshkrimin e institucioneve demokratike, por analizoi kushtet sociale dhe kulturore që e bëjnë demokracinë të qëndrueshme.
Në veprën e vet më të shquar, “Demokracia në Amerikë”, shqetësimi i tij kryesor ishte ruajtja e lirisë përballë tendencës së natyrshme të pushtetit për t’u zgjeruar në dëm të saj.
Për Tocqueville-in, demokracia nuk mbrohet vetëm nga zgjedhjet periodike.
Ajo mbështetet te një shoqëri aktive, te institucionet e qeverisjes, te organizimet qytetare dhe te aftësia e individëve për të vepruar jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të shtetit.
Ai paralajmëronte për një formë të re të despotizmit, jo domosdoshmërisht brutal dhe të dhunshëm, por për një administrim të centralizuar që gradualisht dobëson liritë qytetare, duke e bërë shoqërinë gjithnjë e më të varur nga pushteti.
Në këtë këndvështrim, referimi i Kryeministrit te Tocqueville a synon një platformë politike që të rrisë dhe të forcojë rolin e qytetarëve për të kontrolluar pushtetin, apo synon të rindërtojë marrëdhënien e besimit me pushtetin?
Këto dy objektiva nuk janë të njëjta.
Tocqueville nuk është filozofi i një qeverie që kërkon besim më të madh nga qytetarët.
Ai është filozofi i demokracisë, ku qytetarët duhet të kenë mjete të mjaftueshme dhe forcë për ta kufizuar dhe për t’iu imponuar qeverisë.
Nëse platforma “Besa” synon një epokë të re të zhvillimit demokratik, atëherë prova kryesore nuk është vetëm aftësia e qeverisë për të dëgjuar më shumë, por nëse ajo është apo jo e gatshme të forcojë rolin e qytetarëve në institucionet që kontrollojnë pushtetin.
Pra, në thelb, çështja nuk është nëse Kryeministri apo një qeveri duhet të reflektojnë apo jo. Çështja është natyra e këtij reflektimi dhe sa i vërtetë është ai.
Një reflektim i plotë nuk kufizohet te shpallja e një marrëdhënieje të re me qytetarët.
Ai kërkon një analizë të mënyrës se si është ushtruar pushteti, të kufijve të tij dhe të mekanizmave që garantojnë përgjegjshmërinë.
Nëse filozofi Tocqueville u zgjodh si referencë filozofike në fjalimin e Kryeministrit, atëherë duhet pranuar edhe mësimi themelor që ai na jep: demokracia nuk mbrohet nga besimi i pakushtëzuar te Kryeministri, por nga institucionet që e detyrojnë pushtetin e Kryeministrit dhe të qeverisë së tij të jetë i kontrollueshëm dhe të japë llogari.
Prandaj, nuk ka ndonjë vlerë as çfarë thotë, as si e thotë Kryeministri refrenin e tij të radhës për reflektim.
E rëndësishme është nëse ky reflektim arriti të prekë thelbin e problemit.
Sepse, në demokraci, reflektimi më i rëndësishëm nuk është ai që pushteti bën për veten, por kur pushteti pranon të nënshtrohet përballë qytetarëve dhe interesit të tyre.
Në një shoqëri normale demokratike, kur shteti dështon, in...
“Dëgjo këtu, mos u bëj budalla. Servilosu pak!” Kjo isht...
BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka ...
Në fjalën e mbajtur sot me Grupin Parlamentar të PS-së dhe...
Zoti ministër! E lexova dhe dëgjova reagimin tuaj mbi qën...
Duhet ta them që në fillim, deputetja Elisa Spiropali në p...
Prej 53 ditësh, Pelikanët e "ngulur", mbi shkopinjtë e dru...
Sipas krahasimeve të fundit me mesataren e Bashkimit E...
Pas protestës, “dhuna” dhe debati janë zhvendosur në rrjet...
"Një diktaturë e përsosur ka pamjen e një demokracie, por ...
Jam pro eutanazisë dhe miratimit të një ligji për eutanazinë...
Është përmendur aq shumë herë nëpër shhkrime e citime saqë...
A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar? ...
Deklarata e Snezhana Paunoviç, ministre në qeverinë e Serb...
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë t...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Një anije cisternë nafte shpërtheu në Ngushticën e Hormuzi...
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...