Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda penale për Erion Veliajn, ndërkohë ka dhe një dosje tjetër në hetim për vëllain e tij, Arbër Veliaj, dhe fondet që ai ka lëvruar.
Seanca pambarim shtyhen. Merret një avokat, dorëhiqet një avokat, shkarkohet një avokat deri në fund sa doli fytyra më e bukur e drejtësisë, Plarent Ndreca, i cili ka dhe kurajën të kërcënojë hapur drejtësinë kur në fakt është dhe vetë një i akuzuar për shpërdorim detyre dhe ndaj tij po zhvillohet çështja në GJKKO.
10 muaj, GJKKO dhe SPAK, hetime, data gjyqesh, seanca, përplasje, beteja në GJKKO, ku në fakt mungon i pandehuri Erion Veliaj. Shkojnë vetëm avokatët e zdromsit të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që akuzohen.
Përtej GJKKO, Gjykata Administrative nga muaji janar ka një padi ndaj prokurorit Ols Dado i bërë nga Erion Veliaj. Dhe aty një lëmsh.
Seanca, avokatë që flasin, kërkojnë ndërkombëtarët të marrin pjesë në gjyq, presion i hapur, shantazh ndaj drejtësisë, lobistë që flasin, çështje në Gjykatën Administrative.
Erion Veliaj shkartis Administrativen që të rrëzojë emërimin e prokurorit Ols Dado me qëllim që të quajë aktet e pavlefshme dhe të shpëtojë nga akuzat e rënda penale dhe në vend që të përballet me drejtësinë, shkon dhe gjen skemat dhe skenarët që ndoshta ia këshillojnë lobistët, avokatët e tij apo ndoshta dhe i bën vetë se, ai qëndron mbi lobistë dhe avokatë sepse siç ka thënë vetë është një zdroms.
Më datën 31 tetor, Gjykata Kushtetuese u mblodh në një seancë për të shqyrtuar kërkesën e Veliajt për rrëzimin e shkarkimit të tij fillimisht nga Këshilli Bashkiak e më pas nga qeveria, të bërë më datë 25 shtator të 2025.
Gjykata Kushtetuese e gjeti të padrejtë shkarkimin nga qeveria pa u dëgjuar Veliaj në Këshillin Bashkiak.
Në fakt, Veliajt në atë rast iu dha mundësia të dëgjohej përmes avokatit të tij, me një letër apo në forma të tjera, por nuk pranoi.
Veliaj vijon në burg prej rreth 15 muajsh dhe Bashkia e Tiranës mbahet peng prej tij në burgun e Durrësit.
Pra, Gjykata Kushtetuese pati një kërkesë, tashmë ka një kërkesë të dytë për shfuqizimin e masës së sigurisë. Shkartiset dhe Gjykata Kushtetuese nga Erion Veliaj.
Një tjetër gjykatë, ajo e Larta, vazhdon të gëlojë nga vendimi i ndërmjetëm i Sokol Sadushit, partizanit të rilindjes, që është bërë kryetar gjykate. Tani duke kërkuar të rrëzojë një vendim të Kolegjeve të Bashkuara të vitit 2011 kërkon të heqë shallin e pionierit dhe të bëhet president i Republikës në pazar me pushtetin.
Shkartiset Gjykata e Lartë. Këtë të hënë është vendimi. Të presim çfarë do të ndodhë. A do të mundet Sokol Sadushi që me shkundjet që i dha Gjykatës së Lartë për interesat e Veliajt të rrëzojë me Kolegjin Administrativ apo Civil një vendim të Kolegjit Penal?
GJKKO vazhdon gjykimin. Në apelin e kësaj gjykate shkojnë çështje pambarim, nga Erion Veliaj në Administrative ka filluar një proces, sido të jetë vendimi Veliaj do ta çojë në Apel, në Gjykatën e Lartë, një tjetër situatë me Erion Veliajn.
Përveç çështjeve të tij ka dhe skema e skenarë të tjerë. Gjithashtu dhe në Gjykatën Kushtetuese.
E gjithë drejtësia e shkartisur për zdromsin e Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit që mban peng bashkinë e kryeqytetit duke ruajtur karrigen e kryetarit.
Veliaj vazhdon në qeli me skema dhe skenarë, shantazhe dhe kërcënime nga format më të ndryshmet thjesht dhe vetëm për të mos u përballur me drejtësinë, për të mos shkuar para prokurorëve dhe gjyqtarëve në një betejë të vërtetë ligjore, por për të gjetur mënyrën që të dalë i lirë me shpresën se kjo mund të quhet fitore dhe të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve./ CNA
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Ish-presidenti Ilir Meta, prej disa javësh ka filluar reto...
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pande...
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Rasti i fundit që përfshin Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn v...
Në paraburgim, mesa duket maskat bien më shpejt se në çdo ...
Në një shtet të së drejtës, ka disa pritshmëri minimale pë...
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transm...
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...