
Ish-presidenti Ilir Meta, prej disa javësh ka filluar retorikën e tij politike në lidhje me seancat që zhvillohen në GJKKO duke u kapur te një pikë: “Pse më keni futur në kafaz?”
Termi “kafaz” është jo i pamenduar politikisht.
Ilir Meta do të krijojë idenë e ndarjes, që është i burgosur, që ka një hapësirë me hekura ku mbahet keq, që s'ka pse të jetë atje, në këto seanca gjyqësore, duhet të jetë bashkë me njerëzit.
Për të njëjtin qëllim, termin “kafaz” e përdor edhe Erion Veliaj.
Në fakt, kafazi është me hekura, ka një tjetër koncept. Ndërsa ndarja e sallave të GJKKO-së është diçka krejt tjetër.
Pra, nuk kemi të bëjmë me një kafaz, siç pretendohet. Kemi të bëjmë me një investim të Bashkimit Europian, i cili ka krijuar ndarje me standarde si në Gjykatat Penale të këtij niveli kudo në Europë.
Janë ndarje me xham ku qëndron i pandehuri, pra është një ndarje komplet transparente. I pandehuri ka mikrofonin, ka tavolinën, ka të gjitha kushtet si të ishte pa xham përpara.
Ai xhami i vendosur nuk është kafaz, por është një element sigurie, sepse gjatë seancës mund të ndodhë që një i pandehur të bëjë veprime ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve.
Gjatë seancës mund të ndodhë që një person nga salla të bëjë veprime të caktuara ndaj të pandehurit për 1001 arsye.
Për të shmangur çdo lloj incidenti dhe për të pasur siguri të plotë të të pandehurit, është vendosur një ndarje me xham. Dhe sot e pamë më së miri, Ilir Meta ishte pas xhamit, komunikonte, dëgjohej, bërtiste, fliste, bënte shqiponjën, shikohej.
Nuk mungonte asgjë, ishte thuajse transparente. Nuk kishte hekura, nuk kishte kafaz, por një ndarje me xham.
Prej disa javësh edhe Ilir Meta edhe Erion Veliaj që e “ndjek nga pas” në seancat e tij gjyqësore, kërkojnë të mos mbahen në kafaz, duhet të jenë atje përpara si të pandehurit e tjerë.
Por, në fakt, nuk kemi të bëjmë me një kafaz, por kemi të bëjmë me një ndarje me xham dhe seanca e sotme e Ilir Metës në GJKKO na tregoi se kafazi nuk ekziston./ CNA
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pande...
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Rasti i fundit që përfshin Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn v...
Në paraburgim, mesa duket maskat bien më shpejt se në çdo ...
Në një shtet të së drejtës, ka disa pritshmëri minimale pë...
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transm...
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Vendimi i ndërmjetëm i djeshëm i marrë si nismë e kryetari...
Dy janë ngjarjet më të mëdha të debatit publik kohët e fun...
Më 26 shkurt, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
Në një fjalim gati dyorësh, kryeministri Edi Rama, sot në ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...