Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një personazh rrjetesh sociale, si kandidate për deputete, me qëndrimet që mbante ndaj Gazment Bardhit, me dialektin e saj dhe ngacmimet që bënte me videot në rrjetet sociale.
Më pas, Zegjineja u bë deputete. Tani e kemi në Parlament, del, flet, debaton, përdor të njëjtën formë të shprehuri, nuk përpiqet të jetë pak më letrare.
Paralel ka edhe të tjerë deputetë që bëjnë të njëjtën gjë, siç është Samir Korreshi nga opozita, për shembull.
Zegjineja, në fakt, shpesh raportohet politikisht se: ku jemi katandisur, turp i madh, Parlamenti i Zegjinesë, kemi pasur gra të nderuara, katandisëm te Zegjineja.
Në një këngë të Endri Priftit thuhet se: “trëndafili fshihet në gjethe”. Është një trëndafil i vërtetë atje në Parlament. Në atë Parlament të mbushur me injorantë e analfabetë. Zegjineja ka një shkollë, përdor një dialekt, ka gjetur mënyrën e saj për të komunikuar.
Jo për ta mbrojtur apo për t’i bërë reklamë, kështu ka qenë edhe Klevis Balliu, Agron Shehaj, ja ku i keni, shikoni si janë në Parlament tani, apo të tjerë emra.
Ai Parlament ka 140 deputetë. 100 apo më shumë, ndoshta 120 prej tyre heshtin, nuk i dëgjon kurrë.
Nga Partia Socialiste flasin me gishta: Taulant Balla, Toni Gogu, “Zeqineja”, Erion Braçe ndonjëherë, dikur dilte e fliste Elisa Spiropali, po asaj i vunë drunë.
Nga Partia Demokratike flet Berisha, Belind Këlliçi, Gazi, Jorida, Flamuri, Luçiano Boçi apo Klevis Balliu e ndonjë deputet tjetër.
Po t’i numërosh nuk bëjnë më shumë se 20 apo 30 deputetë.
Zegjineja të paktën flet, përplaset me opozitën me dialektin e saj, bën dhe ndonjë gafë. Po këta të tjerët që s'flasin fare, çfarë janë?
Midis tyre ka analfabetë. Po, po, analfabetë! Dhe në Parlament, Niko Peleshi duhet të thërrasë urgjent kurse për analfabetizmin.
Ka deputetë që nuk dinë të shkruajnë dhe me shumë gjasë nuk dinë të lexojnë. Dhe krahasohen me Zegjinenë?
Të paktën Zegjineja ka mbaruar një copë shkollë. Janë ca "Zegjine" atje të vërtetë, ashtu vërtet siç kërkojnë ta përdorin këtë term, emrin e saj. Analfabetë që nuk dinë të shkruajnë, nuk dinë të flasin dhe nuk dinë të lexojnë. Injorantë, të pashkolluar, me diploma false.
Rrinë, nuk flasin, po janë numërorë topi. Thjesht numra të një Grupi Parlamentar apo një grupi tjetër.
Dy veta ka Mundësia, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin. I ke në çdo seancë. Partia Demokratike ka 50 deputetë në Kuvend bashkë me aleatët, por nuk dihet ku janë.
Përqindja e analfabetëve te grupi i opozitës është më i madh apo më i vogël, nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që shumica e deputetëve në Parlament nuk flasin. Përtej analfabetëve, që dhe po t'u japësh një fjalim nuk dinë as ta lexojnë, atje ka edhe njerëz që kanë mbaruar shkolla, ekonomistë, ka mjekë, ka njerëz me vlera, që nuk shfaqen.
Mirë analfabetët i mbulon partia, por tani si kryetar Kuvendi, Niko Peleshi duhet të bëjë një grup kursantësh, të marrë një iniciativë që të paktën kur të dalin nga Parlamenti, përveç qindra milionë që do të kenë marrë si paga, të dinë të lexojnë e të këndojnë, se është turp.
Ndaj mos ia qani hallin shumë Zegjinesë. Pas saj fshihen analfabetë, injorantë, budallenj s’i quajmë ne dot se ndoshta dhe i lëvdojmë, por ka të tjerë pafund në atë Parlament analfabetësh që kërkojnë të na simbolizojnë Zegjinenë.
Edhe më lart e theksuam: Zegjineja është trëndafil në tufën e ferrave të atij Parlamenti të mbushur me analfabetë, të pashkollë, të paditur, që paguhen me mijëra euro në muaj nga taksat e shqiptarëve të varfër.
Një deputet merr rreth 50 mijë euro në vit, rreth 200 mijë euro në një mandat, pa folur për përfitimet e tjera. Ky është ai Parlament analfabetësh i mbushur me ferra, ku shkëlqen trëndafili Zegjine./ CNA
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Ish-presidenti Ilir Meta, prej disa javësh ka filluar reto...
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pande...
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Rasti i fundit që përfshin Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn v...
Në paraburgim, mesa duket maskat bien më shpejt se në çdo ...
Në një shtet të së drejtës, ka disa pritshmëri minimale pë...
Emisioni investigativ "Stop" në TV Klan, dje ka transm...
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipë...
Në një material ku rendisnim se çfarë kërkon realiteti i r...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i S...
Sapo Erion Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët Ols Dado ...
Mero Baze ka filluar të jetë pjesë e grupit të strukturuar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...