web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero Baze e ka pranuar: Më paguajnë Zeni dhe Tigri, Zdromsi dihej?!

18 Mars 2026, 09:59, Plaku Mere CNA

Pak kohë më parë, Mero Baze kishte zbuluar një teori shumë interesante për gazetarinë shqiptare: kushdo që kritikon SPAK-un qenka automatikisht në “borderotë” e dikujt.

Disa në borderotë e Arben Ahmetaj, disa në borderotë e Shkëlzen Berishës. Me pak fjalë, ata që ishin kundër SPAK-ut ishin të gjithë të blerë.

Ishte një hartë shumë e qartë morale e gazetarisë: kush mbron SPAK-un është i pastër, kush e kritikon është në borderotë e Tigrit apo Zenit.

Për pak kohë nga SPAK-u ndodhi “diçka” e vogël, thjesht u arrestua Erion Veliaj.

Papritur teoria e “borderove” nga Ahmetaj te Zeni pësoi një evolucion shkencor.

SPAK-u, që deri dje ishte institucioni që duhej mbrojtur nga gazetarët e “paguar”, u kthye brenda natës në institucionin që po bën padrejtësi, që po gabon, që po tejkalon kompetencat.

Sipas standardit të parë të Mero Bazes, lind pyetja, kur një gazetar sulmon SPAK-un sot, në borderonë e kujt është?

Ose për të qenë më qartë në cilën bordero është Mero Baze, të Zenit apo të Tigrit, se ato të Veliajt dhe disa të tjerëve i dimë.

Mesa duket problemi me “teoritë e mëdha” të Meros është se funksionojnë për mrekulli derisa një ditë GJKKO me kërkesë të SPAK-ut ndryshoi realitetin e teorisë, pasi gjykata vendosi që një tjetër emër duhet të arrestohet, pas kërkesës së prokurorëve. Ky ndoshta është ai që e paguante më shumë ose vazhdon e paguan edhe më shumë.

Tani ose Meros i ka rënë “teoria e borderove” ose ka shtuar borderotë dhe s’e ka problem për teoritë e tij të mjera, mjafton borderoja.

18.08.2023

Mero Baze, më 18 shtator 2023 shkroi se prokurorët e SPAK-ut po sulmohen nga gazetarë që janë në borderotë e Arben Ahmetajt dhe Shkëlzen Berishës.

“Gjithë opozita e Berishës dhe Metës, dhe gjithë gazetarët që janë ca në bordero të kërkuarish, e ca në borderotë e Shkëlzenit, i janë turrur prokurove të SPAK, pse nuk arrestojnë x person, pse arreston y person, lavdërojnë një gjykatës që ka kërkuar hetime më shumë, dhe linçojnë një prokuror që ka futur në burg 9 vetë në një ditë“, shkruan Baze.

Mero Baze e ka pranuar: Më paguajnë Zeni dhe Tigri, Zdromsi dihej?!
Shkrimi i Mero Bazes në 18 shtator 2023

Po kush janë gazetarët që paguhen nga Arben Ahmetaj dhe Shkëlzeni, çfarë i bashkon dhe si mund të dallohen?

Janë gazetarë, pseudogazetarë dhe analistë gjoja opozitarë, që me miratimin e dyshes Meta-Berisha i dolën në mbrojtje korrupsionit të Arben Ahmetajt, ish-numrit dy të qeverisë.

Është e paprecedentë që një opozitë të angazhohet në mbrojtje të korrupsionit të numrit dy të pushtetit, në vend që të përfitonte politikisht nga detajet e korrupsionit të frikshëm.

Janë ata gazetarë dhe analistë që shfaqen duke pirë puro dhe ngrënë karkaleca me Arben Ahmetajn, që nuk flasin kurrë për aferat e familjes Berisha dhe që çuditërisht mbrojnë edhe disa ministra të pushtetit, të lakuar për afera korruptive. (Mero, në fakt, flet shumë për aferat e qeverisë Rama apo zyrtarët e saj, e mbyti).

Janë pikërisht ata analistë dhe ish-zyrtarë të korruptuar të PD-së, të maskuar si gazetarë pas 2013, që kanë vila në Farkë, Gjirin e Lalzit dhe Palasë. (Mero Baze, sipas të dhënave të nxjerra nga kadastra, ka mundur të regjistrojë pasuri me vlerë dhjetëra miliona euro, apartamente, vila dhe hotele në jug të vendit).

Gazetarët në borderotë e Tigrit dhe Zenit dallohen lehtësisht pasi nuk flasin kurrë për oligarkët, ashtu sikurse nuk flasin Berisha, Meta dhe Kryemadhi, pra për oligarkët që po ndajnë pasuritë dhe paratë publike, me vendime qeverie. (Mero e çau gojën për oligarkët e pushtetit, në fakt, Ramën, Veliajn, Beqjen, ministrat e Rilindjes, përfshi e Ballukun që e ka hall apo Ulsiun që i del në ëndërr).

Duket e pabesueshme, por dyshja Berisha-Meta me gazetarët në borderotë e Tigrit dhe Zenit, ditët e fundit po mbrojnë edhe Edi Ramën nga “komploti” i Erion Veliajt, pasi Rama mori në mbrojtje kullën e Shkëlzenit. (Tani e mbron Mero, po kush e paguan sot më shumë: Rama apo Veliaj?)

Aktualisht, dyshja Berisha-Meta me gazetarët në borderotë e Tigrit dhe Zenit, sulmojnë vetëm prokurorët e SPAK-ut se pse nuk arrestojnë njerëzit që thonë ata, sulmojnë Erion Veliajn që të mos u rrëzojë Ramën, ndonjë gazetar që nuk shihet dhe as nuk blihet, si dhe inceneratorët, pasi nuk morën gjobën që kërkuan. (Tani SPAK po e sulmon Mero Baze, pse? U pagua apo jo nga inceneratorët? U pagua apo jo nga sterilizimi? U pagua dhe paguhet nga Veliaj.)

Dosja e sterilizimit po i diskrediton më shumë në sytë e shqiptarëve, pasi nuk flasin dot për tri koncesionet e tjera, atë të hemodializës, check up-it dhe laboratorëve sepse pas tyre qëndron Klod Allajbeu, i cili pastron paratë e Shkëlzenit në fabrikën fantazmë të boronicave në Gërdec. (Këtu Mero e ka humbur busullën sapo mori reklama nga Allajbeu, se nga Vilma e check up-it i ka marrë me kohë).

Sali Berishës, Ilir Metës dhe zagarëve të tyre mediatikë u ikën llapa nëse përmendin aferat e Klodit me Ilir Beqajn dhe Ogerta Manastirliun. (Mero ka evoluuar se mosha hesapi, pleqëria i vjen shpejt, llapa i është trashur shumë bashkë me mendoren e tij që ka evoluuar, pasi ka ndryshuar 10 herë qëndrime, bën sikur i shan, por nga këta ministra dhe koncesionet e tyre ka mbushur xhepat).

Dhe kur humbin edhe më thellë zgjedhjet e radhës bëjnë si të mërzitur 2-3 ditë, duke shpikur alibi nga më banalet.

Halli i tyre është të qëndrojnë bashkë për të mbajtur monopolin opozitar, për t’u mbrojtur nga veprimi i SPAK-ut, si dhe për të kapur çfarë të lënë pas pushteti me oligarkët. (Tani Mero nga se po mbrohet?)

Mjerë mendorja është pak, shumë pak./ CNA





Lajmet e fundit nga