web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një mashtrim i radhës nga plaku Mere

6 Shkurt 2026, 13:42, Plaku Mere CNA

Një mashtrim i radhës nga plaku Mere

Ndoshta mashtrimet që shkruan Mero Baze, në pleqërinë e tij të shpejtë, dikur me çorape të grisura në oborret e Sali Berishës, tashmë miliarder në “shtratin” e Erion Veliajt, s'bëjnë përshtypje.

Por më e bukura është ajo që ka bërë së fundmi: “kur nuk ka kujt t’ia futë, ia fut vetes”.

Kjo është strategjia e plakut Mere, apo Merove të tjerë, këllirave mediatike të paguara me paratë e inceneratorëve, aferave dhe skandaleve të qeverisë Rama.

Mero Baze ka thënë në një shënim të tij se, Altin Dumani dhe Ols Dado kanë si argument kryesor pse Erion Veliaj duhet të rrijë në burg, faktin që ka paguar avokatë të huaj për të lobuar lirimin e tij. Dhe ky qenka argumenti i parë dhe i fundit që kishin para gjykatës.

Një mashtrim i radhës nga plaku Mere

Më tej thekson se të dy prokurorët janë zemëruar që Erion Veliaj ka paguar disa avokatë amerikanë, sipas tij Ols Dado ka thënë se është paguar një fond financimi 221 mijë dollarë, ndërsa Dumani ka thënë se është paguar këst të paktën 300 mijë dollarë.

Po ashtu Mero Baze në shkrimin e tij thotë merre me mend, sa seriozisht janë të përgatitur, nuk kanë rëndësi as gafat, gjyqi ndaj tij është linçues dhe profesionalisht skandaloz, ku prokurorët sillen sikur janë në gjak me të.

Një mashtrim i radhës nga plaku Mere

Tani, të gjitha këto që ka thënë, janë në mendjen e tij ndoshta “të sëmurë” nga pagesat e majme që ka marrë, siç e thamë, nga dje me çorape të grisura, sot miliarder në “shtratin” e Erion Veliajt.

Por ne pamë zbardhjet e seancës gjyqësore, ku po i sjellim më poshtë, ku asgjëkundi nuk thuhet nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado se Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg se ka pajtuar avokatë amerikanë.

Në asnjë rast, në asnjë fjalë, le ta gjejnë dhe ta publikojnë. Ky është mashtrimi, ja faqja e titullit, ja dhe teksti i zbardhur.

“Jemi vënë në dijeni për një fushatë lobimi të shtetasit Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një fond financimi rreth 221 mijë dollarë. Nga burimet të hapura, është një shkrim - ka shumë shkrime, por do të doja që këtë gjykata ta shqyrtonte si provë - në gjykimin tonë kjo fushatë lobimi e cila ka shkuar deri në nivelet më të larta politike administrative të Shteteve të Bashkuara nuk përbën një mbrojtje juridike për veprimtari të funksionit politik, synon deligjitimimin e organeve që po gjykojnë aktualisht çështjen dhe tregon vullnetin e të pandehurit për të shmangur procesin penal. Pra, mbrojtja nga procesi penal dhe jo mbrojtja në procesin penal duket se është synimi kryesor i të pandehurit Erion Veliaj gjatë këtyre muajve të hetimit paraprak, por dhe të gjykimit në seancë paraprake. Për ne është një element shumë i rëndësishëm që tregon se klima e krijuar në raport me prokurorinë e posaçme, por dhe me gjyqtarin në hetim paraprak. Të mos harrojmë këtu që nga burime të hapura gjithashtu, këta aktorë të sistemit të drejtësisë, pra edhe prokurorë të prokurorisë së posaçme, por edhe gjyqtarë janë cilësuar si anëtarë aktivë të një partie që i përket opozitës në Shqipëri. Janë cilësuar të lidhur, ose të paktën vetëm prokurori, me interesa të ngushta zhvillimore ndërtuese. Kjo është një situatë që krijon një klimë ndikimi jo vetëm tek organet e drejtësisë dhe aq më tepër mund të imagjinojmë efektin që krijon tek dëshmitarët, por dhe tek dëshmitarët e drejtësisë që janë pjesë jetike, thelbësore e këtij procesi”

Një mashtrim i radhës nga plaku Mere

Një mashtrim i radhës nga plaku Mere

Një mashtrim i radhës nga plaku Mere

Ku është pjesa që na thotë se prokurorët Dumani dhe Dado kërkojnë që Erion Veliaj të rrijë në burg sepse ka pajtuar avokatë amerikanë?

Përkundrazi. Thonë të kundërtën. Është lobuar dhe të vazhdojë të lobojë mbi çfarë të dojë. Por lobimi që ka bërë sulmon dhe krijon një të pavërtetë, ndaj organeve të drejtësisë.

Erioni mund të lobojë me 221 mijë dollarë në Amerikë, të bëjë çfarë të dojë, e pastaj të shkojë në gjykatë dhe të thotë avokatja “nuk rri dot me klientin tim se më priste taksia dhe nuk kam para”, se ndodhin dhe këto.

Këto Mero Baze i di shumë mirë. Por do të lëpihet pas fundshpinës së Erion Veliajt, aq sa është i gatshëm t’i bëjë dhe kolonoskopinë e radhës që të mos ketë probleme shëndetësore./ CNA





Lajmet e fundit nga