web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gomarllëqet e Mero Bazes/ “Duhet drejtësi e re, Berisha dhe të tijtë në burg”

17 Mars 2026, 10:59, Plaku Mere CNA

Në një reagim për “Express”-in e Kosovës në 30 nëntor 2013 kur sapo Rilindja kishte ardhur në pushtet, Mero Baze kërkon arrestimin e Berishës, Genc Rulit, etj., por, sipas tij, Shqipëria nuk ishte ende gati.

CNA po sjell më poshtë disa qëndrime të Mero Bazes dje dhe qëndrimet e tij të sotme që ndryshojnë shumë nga dje.

Kërkonte referendum popullor dhe reformë në drejtësi, e mbështeti me egërsi deri në arrestimin e Sali Berishës. Fërkonte barkun për Metën, qau pak për Ilir Beqjen, ia plasi me oi për Veliajn.

Gomarllëqet e Mero Bazes (në fakt duket si vlerësim se gomarin e fyen po ta krahasosh me Meron, siç e ka qejf dhe vetë, për nga ligësitë është edhe më djall se djalli) nuk kanë të sosur, pleqëria ndoshta e ka bërë të roisë. Ose ka demencë, ose ngelet mercenar i kthyer në miliarder me vila dhe hotele.

CNA do të sjellë dhjetëra shkrime për të kuptuar se si Mero Baze, i cili në qarqet politike e mediatike mban pseudonimin e terroristit, siç ka qejf ta thërrasë Ylli Rakipi, në fakt vlen më pak se derdhjet e ujërave të zeza që qelbin Lanën prej dekadash.

Por ja që ekzistojnë edhe të tilla mbetje që i nxjerr jashtë kush të mundet, sa Berisha, Meta, Rama apo dhe Veliaj. Me këtë të fundit Mero nuk e realizoi dot ëndrrën e tij që të ishte pranë kur kontrollonte anusin muaj më parë.

Gazetari i njohur shqiptar dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka komentuar për “Express” çështjen e luftës antikorrupsion në Shqipëri dhe mundësinë e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe eksponentëve të qeverisë së tij. Kjo temë është diskutuar kohët e fundit në Bruksel, në kontekstin e kushtëzimit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe provave që duhet të japë Tirana në luftën antikorrupsion.

Baze shprehet se tashmë është e qartë se Berisha ka për çfarë të arrestohet. Por, sipas tij, vështirë se diçka e tillë mund të ndodhë për shkak të degradimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Shqipëria duket se nuk është ende gati për këtë. Jo aq shumë nga vullneti i qeverisë sesa nga degradimi i sistemit të drejtësisë që është edhe produkt i pushtetit të Berishës”, thotë ai. “Nëse Perëndimi do të mësojë se kur Shqipëria do të ketë shtet ligjor, nuk ka nevojë ta monitorojë Shqipërinë, por thjesht të presë të dëgjojë kur do të arrestohet Sali Berisha. Sali Berisha ka konsumuar vepra të qarta penale, për të cilat mund të arrestohet dhe të mos dalë më kurrë nga burgu, nëse në Shqipëri do të vendoset ndonjëherë shteti ligjor”, shton ai.

Gomarllëqet e Mero Bazes/ “Duhet drejtësi e re, Berisha dhe
Deklarata e Mero Bazes në 2013

Këtu ndoshta shikonte emra kur SPAK-u merrte urdhra prej tij, e njëjta ëndërr që ka edhe sot me Erion Veliajn.

Sipas Bazes, në Shqipëri ka plotë eksponentë të ish-qeverisë, që mund të arrestohen.

“Genc Ruli ka bërë shkelje të qarta të ligjit me dëm ekonomik, duke firmosur koncesione që duhet t’i firmoste Parlamenti, Arben Imami ka bërë gjëma me bizneset e ushtrisë, përgjime të paligjshme të opozitës dhe financime të paligjshme të mediave proqeveritare në kohën e Berishës, Lulzim Basha i ka ikur akuzës për 220 milionë euro me procedurë, pa u ballafaquar në gjyq, Fatmir Mediu i ka shpëtuar burgut duke përdorur imunitetin, Eduard Halimi ka përdorur të burgosurit në fushatën e fundit duke bërë premtime për falje dënimesh për burg të përjetshëm”, shprehet Baze.

Gomarllëqet e Mero Bazes/ “Duhet drejtësi e re, Berisha dhe
Deklarata e Mero Bazes në 2013

Por a mundet qeveria e Edi Ramës të përballet politikisht me një ndërmarrje të tillë?

“Me dënimin merret drejtësia. Por problemi te ne është drejtësia. Ajo është më arrogantja dhe më e inkriminuara. Një emision i ‘Fiks Fare’, nga më të mirët e historisë së shtypit shqiptar, provoi se për tre muaj rresht një të dënuari shqiptar iu desh të paguante që nga sekretarja e gjykatës në Pukë, deri te kryetari i Gjykatës së Lartë në Tiranë. Dhe sot ka dalë ish-ministri i Drejtësisë i Berishës, që i mbron. Pra, këtu problemi më i madh është se kush do ta ndëshkojë drejtësinë shqiptare,” thotë ai.

Gomarllëqet e Mero Bazes/ “Duhet drejtësi e re, Berisha dhe
Deklarata e Mero Bazes në 2013

"Nëse Edi Rama dhe kjo qeveri ka ndërmend të bëjë diçka, duhet ta nisë me reformimin e gjyqësorit, me shtrirjen e këtij sistemi, me kalimin në referendum për këto ndryshime kushtetuese, për të bërë popullin zot të këtij ndryshimi dhe pastaj për të filluar të ndëshkojë historitë kriminale në Shqipëri. Me këtë drejtësi, krimi dhe korrupsioni në Shqipëri janë në festë”, thekson ai.

Gomarllëqet e Mero Bazes/ “Duhet drejtësi e re, Berisha dhe
Deklarata e Mero Bazes në 2013

Sa bukur fliste Mero Baze për drejtësi të reformuar, për arrestime në 2013. Ka një gjë shumë interesante në Shqipëri: disa ide duken të shkëlqyera… derisa fillojnë të zbatohen.

Në vitin 2013, Mero Baze ishte shumë i qartë

Shqipëria do të bëhej shtet ligjor ditën kur do të arrestohej Sali Berisha. Madje ai e shihte arrestimin e politikanëve të fuqishëm si simbolin më të pastër të drejtësisë. Berisha është nën akuzë, ka një dosje penale, u detyrua të qëndronte në arrest shtëpie për gati një vit. Ndaj tij vazhdon procesi penal ashtu siç e donte Mero Baze, i cili ishte flamurtari i drejtësisë së re.

Gomarllëqet e Mero Bazes/ “Duhet drejtësi e re, Berisha dhe
Deklarata e Mero Bazes

Reformë që ka larguar gati gjysmën e njerëzve në sistemin e vjetër të drejtësisë, ku jo pak individë janë goditur edhe padrejtësisht dhe shumë të tjerë në sistem janë instrumente të mazhorancës socialiste. Reformë e përshëndetur dhe mbështetur nga të gjithë, përjashto Sali Berishën që priste fatin e tij nga kjo reformë.

Prej saj Mero Baze priste rënien e atit të tij shpirtëror, atij që dikur i thurte lavde dhe i qëndronte në paradhomë, tashmë e kishte bërë armik, pasi kishte preferuar të ndryshonte shtratin dhe të shkonte tek Edi Rama, njeriu të cilit dikur nuk i kurseu as djalin e tij me akuza të ndyra dhe perverse. Në fakt, ky është Mero Baze.


Pastaj ndodhi diçka e papritur.

U bë reforma në drejtësi. U ndryshua Kushtetuta. U bë vetingu. U ngrit SPAK-u. Dhe, për habinë e të gjithëve, drejtësia filloi të bëjë pikërisht atë që kërkohej prej vitesh edhe nga Mero i djeshëm dhe të mjerët e sotëm: të hetojë politikanë, madje edhe t’i arrestojë.

Dhe këtu fillon komedia. Sepse në momentin që drejtësia filloi të funksionojë realisht, teoria e vjetër u përditësua. Arrestimi i politikanëve, që dje ishte “prova e shtetit ligjor”, sot kërkon analizë më të thellë, kujdes më të madh dhe ndoshta… pak më pak arrestime.

Arrestohen Berisha dhe Meta, duartrokasin, arrestohet Veliaj në detyrë duke prishur provat, jo kujdes se në detyrë ky nuk quhet, vetëm ata quhen. Nuk bënë kështu as për Saimir Tahirin, as për Ilir Beqjen, as për Lefter Kokën, as për Vangjush Dakon apo disa kryebashkiakë të tjerë. Tani që u burgos Veliaj ndryshoi kënga.

Mund ta shohim si një evolucion të bukur: Faza 1: “Arrestoni politikanët, që të kemi shtet ligjor.” Faza 2: “Po jo këta politikanë… prisni pak se këta... ashtu është puna”.

Në thelb, reforma në drejtësi funksionoi. Problemi është se funksionoi shumë mirë, problematika mund të ketë, por SPAK-u filloi të funksionojë aq mirë sa filloi të prekë njerëz në nivelet më të larta si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, zëvendësministra, deputetë, kryetarë bashkie, jo vetëm me teori dhe editoriale që dje kërkonin arrestime, sot thonë, “por jo Erioni”.

E për këtë Mero harroi gjithçka dhe nuk kurseu as të shkretin partizan Sadushi, që e ka nxjerrë në çetë dhe ia mori fytyrën, megjithëse me kohën do t’i binte maska.

U krijua një standard i ri shumë praktik, drejtësia është e shkëlqyer kur premtohet, e domosdoshme kur kërkohet, por problematike kur zbatohet. E duan drejtësinë, por sipas peshores së tyre që vjedh me kandar.

E donin shtetin ligjor dhe me drejtësi vetëm si ide, për sa kohë mbetet ide është fantastike, kur zbatohet u prish punë./ CNA





Lajmet e fundit nga