Në Shqipëri po shpiket një standard i ri i drejtësisë. Ky do të ishte një titull për mediat ndërkombëtare apo për diplomatët dhe juristët e Shqipërisë e më gjerë.
Por kur shikon se kush e shpiku këtë standard e kupton që thjesht është një veprim i një mercenari (që qelb erë) me pagesë si Mero Baze. Po, po, është i njëjti që ankohej për faktin se nuk e takoi Erion Veliajn kur po kontrollonte anusin te doktori në Durrës. Ndoshta po e bëjmë pak banale që në fillim, por faktet janë fakte.
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, është edhe më ekstremist se kryeministri në recetat e tij ndaj drejtësisë. Edi Rama tha hetoni, por mos i paraburgosni, ndërsa Mero i Veliajt thotë mos i hetoni fare. Pse hetohet ky apo ai pyet Mero si naiv, kur në fakt nga personi që po hetohet është paguar 300 mijë euro. S’ka faj, ka hall.
Kryeministri na tha: “Mos arrestoni zyrtarët e korruptuar, hetojini në gjendje të lirë.” Një lloj humanizmi procedural, që na u shpjegua si shenjë qytetarie juridike.
Pastaj standardi u rafinua edhe më shumë: “Në fakt, më mirë mos i hetoni fare.”
Këtu hyn në skenë edhe zëri “moral” (si ai i prostitutës së përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet) i disa mediave. Mes tyre edhe Mero Baze, i cili na shpjegon se hetimet ndaj firmës së vëllait të kryetarit të Bashkisë së Tiranës mund të trembin investitorët e huaj. Një shqetësim vërtet prekës për klimën e biznesit.
Pra, logjika e re është kjo: nëse një kompani e huaj paguan te firma e vëllait të kryetarit të bashkisë për të bërë “promovimin”, atëherë hetimi për këtë firmë bëhet pothuajse një akt armiqësor ndaj investimeve.
Nëse prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado vendosin të ndjekin këshillat e ndritura të Mero Bazes, atëherë ndoshta duhet të bëjnë një reformë të vogël në mënyrën si punon Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Së pari, të heqin dorë nga ideja e vjetër dhe pak primitive e hetimit të korrupsionit. Sepse, siç duket, hetimet paskan një efekt shumë të rrezikshëm: mund të shqetësojnë njerëz të rëndësishëm dhe madje – horror i vërtetë – të trembin investitorët.
Së dyti, përpara çdo veprimi procedural, ndoshta duhet të kontrollojnë një kriter të ri juridik: a lidhet rasti me ndonjë biznes familjar të pushtetit, me ndonjë kontratë reklame apo me ndonjë interes që mund të mos i pëlqejë ndonjë editoriali të radhës?
Nëse po, atëherë procedura më e mençur do të ishte shumë e thjeshtë: dosja të futet në sirtar dhe çelësi të hidhet diku larg. Për të mirën e klimës së biznesit, sigurisht.
Madje, për të shmangur keqkuptimet në të ardhmen, ndoshta SPAK-u mund të vendosë një rregull të ri: para se të hapet një hetim, të merret paraprakisht edhe një “opinion editorial” nga Mero Baze. Kështu kursen kohë drejtësia, ruhet qetësia e pushtetit dhe investitorët flenë të qetë.
Sepse në këtë filozofi të re, problemi nuk është korrupsioni. Problemi është që dikush mund të guxojë ta hetojë atë.
Me këtë ritëm të rekomanduar nga kryeministri dhe të avancuar nga Baze, shumë shpejt do të arrijmë në formulën perfekte: prokuroria të mos arrestojë, të mos hetojë, dhe idealisht as të mos mendojë për raste që mund të lidhen me korrupsionin apo hetimet e zyrtarëve.
Këtu jemi fiks (jo fare), te teza e fundit e kryeministrit. Kura është më e dëmshme sesa vetë korrupsioni.
Një vend i korruptuar deri në palcë, që nga koha e osmanëve, ilaç paska mos hetimin sipas të mjerit Mero.
Problemi i vogël në këtë histori është se vetë Mero Baze rezulton se paguhet nga firma e vëllait të kryetarit të bashkisë për reklama në median e tij. Ai që përfiton financiarisht nga kjo marrëdhënie është njëkohësisht edhe ai që del publikisht dhe pyet e sqaron pse nuk duhet të ketë hetim.
Standardi i ri i drejtësisë duket të jetë ky: mos arresto, mos heto, dhe nëse dikush guxon të pyesë pse, nxirr ndonjë artikull për “terrorizimin e investitorëve”.
Sepse, në këtë version të ri të realitetit, problemi nuk është korrupsioni. Problemi është që dikush mund të guxojë ta hetojë atë.
Më tej, akoma mirë do të ishte që prokurorët e SPAK-ut me standardet e reja duhet t’i marrin leje Meros kë të hetojnë e kë jo.
Këtë shpresoj ta kuptojnë ata në SPAK, por tani Mero duhet të tregojë si dhe ku do ta marrin lejen, te zyrat që përfitoi pas shantazhit dhe sulmeve ndaj biznesmenit dhe Bashës, te vilat te Kodra e Diellit, tek apartamentet apo te hoteli 10 milionë euro në Ksamil?
Apo t’i kërkojnë lejet te sarajet në Peshtan, aty ku ndahen tenderët e bëhen pazaret për investimet në jug të vendit? Ku ta kërkojnë lejen këta prokurorët e SPAK-ut?
Dikush nga prokurorët mund ta thërrasë personalisht, t’i çojë mesazh. Ose SPAK-u mund të dalë me deklaratë për shtyp dhe t’i kërkojë leje, ose t’i shkojnë poshtë shtëpisë siç i shkonte Veliaj./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka denoncu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Një kamion është shkrumbuar nga zjarri në bypass-in e Vlor...
Prej me shumë se një viti në burg, kryebashkiaku i arrestu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha sot s...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se 22...
Ndërsa muajit të shenjtë të Ramazanit po i vjen fundi, bes...
Pas kryeministrit Andrej Plenkoviç, lidhur me deklaratat e...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen ...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në degën ...
Kreu i ri i degës së PD-së në Pogradec, Oligert Muçllari k...
Një vjedhje ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë 9-vjeç...
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetarin e ri të degë...
Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar p...
Një zjarr është raportuar ditën e sotme në ullishtet e fsh...
Sot CNA ka publikuar një editorial ku rendit të gjitha fak...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Këtë të diel shënohen 18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, nj...
Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe material...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...