Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit.
Në fakt, e vërteta është se një ditë më parë, pra në datën 10 mars oficerët e Drejtorisë së Burgjeve kanë shkuar për t’i dorëzuar materialet Erion Veliajt në burgun e Durrësit, por kryebashkiaku i ka refuzuar.
Gjatë këtij takimi, Erion Veliaj është përplasur verbalisht me oficerët e Burgjeve. Pas vendimit të gjykatës më 9 Mars për t’i plotësuar një tekë Erion Veliajt pra një kapriço të tij, pasi kërkonte t’i kishte të printuara materialet e dosjes hetimore, materiale që i ishin dhënë më parë me procesverbale avokatëve të tij, gjykata ngarkoi me përgjegësi Drejtorinë e Burgjeve për t’ia dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj të gjithë materialet me mbi 60 mijë faqe, të cilat në këtë rast do të duhet t’i paguajnë taksat e shqiptarëve.
Veliaj i kishte marrë më parë këto materiale, avokatët e tij i kishin administruar por mesa duket nuk kishte disa dhjetëra mijë lekë të vjetra për t’i printuar ndërkohë që paguan 220 mijë dollarë studio lobimi në SHBA.
Gjykata dha vendimin dhe oficerët shkuan ta zbatonin. Në datën 10 mars oficerët kanë shkuar në mëngjes në ambientet e burgut të Durrësit për t’i dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj të gjitha materialet e plota, dosjet hetimore prej më shumë se 60 mijë faqesh por kryebashkiaku ka refuzuar t’i marrë ato dhe është përplasur verbalisht me oficerët me sharje, me kërcënime, duke thënë se ku është vendimi i gjykatës, pse ia kishin çuar kaq shpejt këto dokumente, duke mbajtur qëndrime të ashpra dhe duke krijuar përplasje.
Oficerët pasi kanë mbajtur procesverbalet përkatëse për këtë çështje janë larguar nga ambientet e burgut të Durrësit. Të nesërmen në media u raportua se Erion Veliaj i kishte marrë materialet.
Lajmi shpërtheu në mediat kryesisht të paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, të cilët fillimisht raportuan se Erioni i kishte marrë dokumentet sipas vendimit të gjykatës.
Në fakt një ditë më pare, më 10 Mars i kishte refuzuar. Të nesërmen pasi ndoshta është konsultuar me avokatët e tij apo me persona të tretë kryebashkiaku Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza të rënda penale ka komunikuar me drejtorin e burgut të Durrësit të cilit i ka kërkuar t’i vendoseshin në dispozicion materialet dhe t’i thërriste sërish oficerët dhe t’ia dorëzonin ato me procesverbal.
Kështu ka ndodhur. Drejtuesi i burgut të Durrësit nuk e ka kundërshtuar këtë kërkesë të Erion Veliajt duke ia plotësuar tekën sërish pasi një ditë më parë kishte refuzuar t’i merrte materialet hetimore.
Menjëherë ato i janë vënë në dispozicion nga oficerët të cilëve një ditë më parë Erion Veliaj çfarë nuk iu kishte thënë dhe të nesërmen ndryshoi qëndrim.
Ndoshta dhe kjo puna e procesit në gjykatë të Erion Veliajt kalon nga hëna e tij, ndoshta ende vazhdon t’i duket vetja kryetar bashkie dhe ende se ka pranuar ose se ka kuptuar se mbi të rëndojnë 13 akuza të rënda penale dhe rrezikon shumë vite burg./ CNA
Organizatat ndërkombëtare IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CD...
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të dielën e tretë të Kreshm...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar rritjen e çmimeve të na...
Prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përfundimin e punim...
Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka nisur proces...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar ...
Aktivisti dhe ish-kandidati i PD për deputet Aulon Kalaja ...
Shtëllunga të dendura tymi të zi kanë “pushtuar” zonën pra...
Gazetari Artan Hoxha ka folur pasditen e sotme lidhur me s...
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç i është përgjigju...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ditën e sotme sjelljen e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar so...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e kompanisë “Gogel”, në...
Qendra e kryeqytetit dhe rrugët kryesore që të çojnë drejt...
Skandali i inceneratorit të Tiranës është një nga aferat m...
Elbasani është zgjuar këtë 14 mars në një atmosferë të jas...
Vendet e Ballkanit fshehin një thesar të vërtetë evropian....
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E....
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...