Zgjedhje dhe në Shkodër/ Demokratët votojnë për kryetarin e degës
Prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar rritjen e çmimeve të naftës, duke e lidhur atë me ndikimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër regjimit të Teheranit, që ka shkaktuar ndërprerje në zinxhirin global të furnizimit, veçanërisht në ngushticën e Hormuzit.
Ai theksoi se rritja e çmimit është e pashmangshme në tregjet ndërkombëtare, por qeveria po ndërmerr masa për të mbrojtur tregun e brendshëm.
Po krijohet një faktor shtetëror që do të luajë rolin e stabilizuesit të çmimit, do të rrisë transparencën dhe do të garantojë furnizimin, me mbështetje nga garancia sovrane.
Paralelisht, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave kanë ngritur një task forcë të përbashkët, e cila do të monitorojë tregun e hidrokarbureve, do të parandalojë abuzimet me çmimet e karburanteve dhe do të analizojë ndikimin mbi rritjen e çmimeve të ushqimeve.
Gjithashtu, projektligji për rezervat strategjike të naftës është në konsultim publik dhe parashikon krijimin e rezervave për periudha 1–3 mujore, me qëllim që qytetarët të ndjejnë efektet e stabilizimit të tregut në pak muaj.
Kryeministri Rama e cilësoi këtë hap si një moment kthese për garantimin e çmimeve të qëndrueshme të naftës në Shqipëri, duke shmangur ndikimet e luhatjeve globale.
“Shënimi i parë lidhet pashmangshmërisht me impaktin e luftës së SHBA dhe Izraelit, të cilën ne e mbështesim plotësisht kundër makinerisë së regjimit kriminal të Teheranit, mbi çmimin e naftës.
Kjo është një rritje e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore dhe po ndodh në të gjithë botën pikërisht si pasojë e këputjes së zinxhirit të vlerës që qarkullon në shkëmbimet tregtare në një pikë strategjike siç është ngushtica e Hormuzit.
Gjithsesi nga ana tjetër, ne nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate dhe siç e kam deklaruar në fakt kohë më parë, jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, i cili do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut, do të ndikojë në rritjen e transparencës së çmimit, si dhe do të garantojë furnizimin në treg, duke pasur në mbështetje një kapacitet shumë të rëndësishëm siç është garancia sovrane.
Pra, besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur edhe një tjetër ambicie dhe zotim të marrë menjëherë me nisjen e mandatit të katërt, që nafta që tregtohet në Shqipëri, të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kjo është plotësisht e mundur.
Paralelisht, Ministrja e Ekonomisë ka ngritur një task forcë të përbashkët me Ministrin e Financave, duke vënë në veprim administratën tatimore dhe doganore, nga njëra anë, me qëllim rritjen e kontrollit në tregun e hidrokarbureve dhe parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimeve të karburanteve dhe nga ana tjetër për të studiuar me shpejtësi edhe një ndikim mbi fenomenin abuziv të rritjes së çmimit të ushqimeve.
Ky grup propocional do të fokusohet me një plan të detajuar në gjithë zinxhirin e tregtimit të karburanteve, si në shumicë, ashtu dhe në pakicë, ndërsa çmimet do jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përkatëse.
Po ashtu, projektligji për rezervat strategjike të naftës është tashmë në konsultim publik. Përkon me këtë situatë, por është një nismë e ndërmarrë kohë përpara krijimit të kësaj situate.
Parashikon një krijim rezervash që shtrihet nga një në tre muaj, të naftës, por e thashë dhe më parë, ambicia jonë shkon përtej kësaj dhe besoj se në pak muaj, qytetarët do të mund të prekin fillimin e një ndryshimi të shumëpritur në tregun e karburanteve”, tha Rama./ CNA
Prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përfundimin e punim...
Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka nisur proces...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar ...
Aktivisti dhe ish-kandidati i PD për deputet Aulon Kalaja ...
Shtëllunga të dendura tymi të zi kanë “pushtuar” zonën pra...
Gazetari Artan Hoxha ka folur pasditen e sotme lidhur me s...
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç i është përgjigju...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ditën e sotme sjelljen e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar so...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e kompanisë “Gogel”, në...
Qendra e kryeqytetit dhe rrugët kryesore që të çojnë drejt...
Skandali i inceneratorit të Tiranës është një nga aferat m...
Elbasani është zgjuar këtë 14 mars në një atmosferë të jas...
Vendet e Ballkanit fshehin një thesar të vërtetë evropian....
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E....
Epidemiologu dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka k...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Bajram ...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për prokurorin Dritan Prençi ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...