“YardBarker”: Shqipëria mes 20 destinacioneve më mahnitëse të Ballkanit
Vendet e Ballkanit fshehin një thesar të vërtetë evropian....
Elbasani është zgjuar këtë 14 mars në një atmosferë të jashtëzakonshme festive, duke mirëpritur mijëra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora për të festuar Ditën e Verës, një nga traditat më të dashura të qytetit.

Rrugët, sheshet dhe pedonalet janë mbushur që në orët e para të mëngjesit me njerëz të çdo moshe, ndërsa qyteti është kthyer në një qendër të madhe festimesh, aktivitetesh kulturore dhe panaireve tradicionale.

Atmosfera është shoqëruar me muzikë, aktivitete artistike, panaire artizanale dhe aromën karakteristike të ballokumes, ëmbëlsirës simbol të kësaj feste, e cila përgatitet prej shekujsh nga amvisat e qytetit. Në çdo cep të Elbasanit, vizitorët mund të gjejnë produkte tradicionale, punime artizanale dhe shije që lidhen ngushtë me këtë festë të trashëguar ndër breza.

Një nga amvisat e qytetit tregon se përgatitja e ballokumeve kërkon kujdes dhe përpikmëri në çdo detaj.
“Gëzuar Ditën e Verës. Ballokumja është ëmbëlsirë shekullore, e kanë bërë amvisat e Elbasanit. E përfaqëson Elbasanin, kur thua ballokume në asnjë vend tjetër nuk mund ta gjesh si në Elbasan. Është pak tekanjoze, nazelie si ëmbëlsirë, do ato nazet e veta, gramaturat e sakta por arrihet bëhet. E pëlqejnë shumë, sidomos elbasanllinjtë. Është e kërkuar edhe nga diaspora”,-tregon amvisa.

Këtë vit, festimeve i është shtuar edhe një panair artizanal me shtëpiza druri, ku artizanët prezantojnë punimet e tyre tradicionale, duke sjellë një tjetër dimension të trashëgimisë kulturore. Emigrantët, të cilët janë kthyer posaçërisht në qytetin e tyre për të përjetuar atmosferën e kësaj dite, që ndajnë edhe përshtypjet e tyre:
“Përshëndetje nga Elbasani, urojmë Gëzuar Ditën e Verës. Kjo ditë kaq e mrekullueshme është mbushur plot jo vetëm nga elbasanllinjtë por edhe me mysafirë nga e gjithë Shqipëria dhe trevat shqipfolëse. Ky është një panair që është risi për këtë vit. Është hera e parë që bëhet një panair me shtëpizat e drurit. Falënderojmë bashkinë e Elbasanit që na dha mundësinë të përfaqësohemi me punimet tona”,-tregon një prej tyre.
“Kemi ardhur nga Gjermania por jemi nga Elbasani. Erdhëm posaçërisht për festën tonë. Për këtë atmosferë vij kastile sepse e pëlqej shumë, mbushem shpirtërisht kur vij këtu. Tradita ka qenë gjithmonë në Elbasan.”
“Po kalojmë shumë mirë, jam shumë e kënaqur. Edhe unë bashkë me shoqen time vij çdo vit, në shi, kur është ftohtë, por sot koha qenka e shkëlqyer. Po kënaqemi dhe i uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Verës.”

Festimet në qytetin e Elbasanit pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës me koncerte, aktivitete për fëmijë dhe evente kulturore, duke e kthyer këtë qytet në epiqendrën e traditës dhe gëzimit për Ditën e Verës, një festë që vazhdon të bashkojë shqiptarët kudo që ndodhen./CNA
Vendet e Ballkanit fshehin një thesar të vërtetë evropian....
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E....
Epidemiologu dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka k...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Bajram ...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për prokurorin Dritan Prençi ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca në episodin e parë...
Gazetari Elvi Fundo deklaroi se sulmet politike dhe mediat...
Gazetari Elvi Fundo është i ftuar në episodin e parë të po...
Në CNA TV po transmetohet podcasti më i ri “Allishverish” ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar vendimin e marrë ng...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhj...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka shpreh...
CNA ka mundur të sigurojë shifrat zyrtare të totalit të nu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka reaguar a...
Të dhënat zyrtare flasin për rreth 2744 të paraburgosur në...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Il...
Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas përplasjes me kryem...
GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Belinda Ballukut p...
Trafik i rënduar është regjistruar këtë të premte në d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...