Përjashtimi i gazetarëve nga konferenca/ Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, kritika të ashpra Ramës
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka shpreh...

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me veprimin e kryeministrit Edi Rama i cili përjashtoi nga konferenca për shtyp gazetaren Ambrozia Meta dhe gazetarin Isa Myzyraj.
AGSH dënon aktin dhe thekson se është një veprim që përbën një precedent të rrezikshëm për kufizimin e aksesit të gazetarëve në informacion publik dhe përjashtimin selektiv të mediave nga aktivitetet institucionale.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka ndjekur me shqetësim të thellë konferencën për shtyp të mbajtur nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, gjatë së cilës u shfaqën sjellje dhe deklarata që cenojnë standardet bazë të komunikimit institucional me median dhe respektin ndaj punës së gazetarëve.
AGSH dënon përjashtimin përgjithmonë të gazetares Ambrozia Meta nga konferenca për shtyp, një veprim që përbën një precedent të rrezikshëm për kufizimin e aksesit të gazetarëve në informacion publik dhe përjashtimin selektiv të mediave nga aktivitetet institucionale.
Po ashtu, AGSH konsideron të papranueshëm sulmin verbal dhe përjashtimin nga konferenca të gazetarit Isa Myzyraj, një veprim që bie ndesh me parimet e respektit institucional dhe me standardet demokratike të komunikimit me median.
Në të njëjtën linjë, përdorimi nga Kryeministri i termave denigruese si “tenxhere” apo akuzat publike se disa “media pastrojnë para” janë deklarata problematike kur vijnë nga një zyrtar i nivelit më të lartë ekzekutiv në vend. Të tilla etiketime jo vetëm që dëmtojnë klimën e dialogut mes institucioneve dhe medias, por krijojnë edhe një atmosferë presioni dhe delegjitimimi ndaj mediave kritike.
Në një shtet demokratik, çdo pretendim për shkelje ligjore nga ana e mediave duhet të trajtohet nga organet kompetente të drejtësisë, në bazë të ligjit dhe procedurave të rregullta. Politikanët, përfshirë Kryeministrin, nuk mund dhe nuk duhet të përdorin konferencat për shtyp për të lëshuar akuza të përgjithshme apo për të nxitur institucione të drejtësisë kundër mediave.
AGSH rikujton se liria e medias dhe e shprehjes janë gurë themeli të demokracisë, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Qeveria dhe të gjithë zyrtarët publikë kanë detyrimin të respektojnë rolin kritik të medias. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje Kryeministrit dhe çdo zyrtari publik që të tregojnë përgjegjësi institucionale në komunikimin me median, të shmangin gjuhën denigruese dhe të garantojnë akses të barabartë për të gjithë gazetarët në aktivitetet publike”, thuhet në reagim./ CNA
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka shpreh...
CNA ka mundur të sigurojë shifrat zyrtare të totalit të nu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka reaguar a...
Të dhënat zyrtare flasin për rreth 2744 të paraburgosur në...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Il...
Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas përplasjes me kryem...
GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Belinda Ballukut p...
Trafik i rënduar është regjistruar këtë të premte në d...
Deputetët e mazhorancës kanë depozituar në Kuvendin e Shqi...
Një tjetër raport është publikuar nga studioja lobiste e E...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot vendimin...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kreu i GJKKO-së, Erion Bani, është zgjedhur me 189 vota pr...
Mund të duket e pabesueshme se si kryetari i një gjykate m...
Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka ndërmarrë një plan t...
GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që ndod...
Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...