Kush i ka mbushur burgjet plot: Prokuroritë dhe Gjykatat e Rretheve apo SPAK-u dhe GJKKO?
CNA ka mundur të sigurojë shifrat zyrtare të totalit të nu...

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj për sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme. Sipas Shoqatës, përdorimi i gjuhës intimiduese dhe etiketuese, si dhe veprimi i nxjerrjes jashtë sallës i dy gazetarëve Ambrozia Meta nga Syri TV dhe Isa Myzyraj nga Report TV përbën një akt të qartë të përdorimit të forcës së pushtetit kundër mediave.
Shoqata thekson se aksesi i gazetarëve në informacionin publik nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që garanton transparencën dhe funksionimin e demokracisë parlamentare.
Në deklaratë, shoqata i kërkon kryeministrit Rama të tregojë vetëpërmbajtje dhe të respektojë rolin e medias si pushteti i katërt dhe si zë i interesit publik.
“Çdo politikan, veçanërisht një kryeministër, ka detyrimin të jetë i përgjegjshëm dhe llogaridhënës përballë medias. Marrëdhënia mes pushteteve dhe medias nuk është çështje preference personale, por bashkëjetesë e domosdoshme e rregulluar në Kushtetutë”, thuhet në deklaratën e Shoqatës.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh sërish shqetësimin për sjelljen bullizuese të kryeministrit Edi Rama me gazetarët teksa i bëjnë pyetje, një situatë që u përsërit edhe gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Gjuha intimiduese dhe etiketuese e përdorur nga kryeministri u përshkallëzua ditën e sotme, me një akt force, nxjerrjen jashtë konferencës për shtyp të dy gazetarëve, Ambrozia Meta e Syri TV, të cilës i bëri të ditur se do të përjashtohej përgjithmonë nga konferencat e tij, si dhe gazetarit Isa Myzyraj i Report TV, që u nxor jashtë nga salla. Shembulli i forcës së pushtetit që tregoi kryeministri ndaj gazetarëve, duke u kufizuar aksesin në informacionin publik, ishte prova se si z. Rama e koncepton marrëdhënien me median. Aksesi i gazetarëve në informacionin publik nuk është privilegj, por një e drejtë thelbësore, që garanton transparencën dhe funksionimin e demokracisë parlamentare.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë e dënon këtë sjellje të kryeministrit ndaj gazetarëve dhe i bën thirrje atij të tregojë vetëpërmbajtje dhe të respektojë rolin e medias, si pushteti i katërt dhe si zë i interesit publik. Çdo politikan, veçanërisht një kryeministër, ka detyrimin të jetë i përgjegjshëm dhe llogaridhënës përballë medias.
Në një shoqëri demokratike, marrëdhënia mes pushteteve, përfshirë atë mes ekzekutivit dhe medias, nuk është çështje preference personale, por një bashkëjetesë e domosdoshme, e rregulluar në kushtetutë, ku secili ushtron rolin dhe përgjegjësinë e vet, duke respektuar detyrën e tjetrit”, thuhet në reagim./ CNA
CNA ka mundur të sigurojë shifrat zyrtare të totalit të nu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka reaguar a...
Të dhënat zyrtare flasin për rreth 2744 të paraburgosur në...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Il...
Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas përplasjes me kryem...
GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Belinda Ballukut p...
Trafik i rënduar është regjistruar këtë të premte në d...
Deputetët e mazhorancës kanë depozituar në Kuvendin e Shqi...
Një tjetër raport është publikuar nga studioja lobiste e E...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot vendimin...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kreu i GJKKO-së, Erion Bani, është zgjedhur me 189 vota pr...
Mund të duket e pabesueshme se si kryetari i një gjykate m...
Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka ndërmarrë një plan t...
GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që ndod...
Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tashmë profesio...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...