SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka reaguar ashpër ndaj vendimit të shumicës socialiste për të bllokuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Meta e ka konsideruar këtë vendim si një shkelje të drejtësisë dhe si një shembull të kontrollit politik mbi institucionet e hetimit.
“Si fillimin e vetëdenoncimit publik të Edi Ramës, si armiku i drejtësisë, por edhe pengmarrësi i saj, që nga zgjedhja antikushtetuese me 69 vota e Prokurores së Përgjithshme dhe deri dje.
Pra drejtësia ishte “e shkëlqyer” derisa zbatonte direktivat politike të Edi Ramës nga tribuna e Asamblesë rilindase për të arrestuar Berishën dhe Metën, që ky ta kishte fushën bosh.
Po kështu, drejtëisa ishte e pranueshme për aq kohë sa “godiste” në marrëveshje me Ramën bashkëpunëtorë të tij për çështje anësore ose sekondare me qëllim prodhimin e statistikave për të balancuar persekutimin e paligjshëm të drejtuesve dhe përfaqësuesve të opozitës, si Berisha, Meta, Mediu, Beleri, Salianji apo edhe Bardh Spahia, që thirrej çdo javë para zgjedhjeve në SPAK, për një çështje fare ordinere, ndërsa i pandehuri Benet Beci, drekonte me prokurorë të SPAK.
Por në momentin, që më shumë nga halli se nga vullneti i drejtësisë, i mbetën në dorë patatet e nxehta të AKSHI-t dhe Zv/Kryeministres, ky u kujtua për degradimin e situatës me paraburgimet dhe i vuri kufirin te thana hetimit “inkuizitor”, që bazohej në gjyqet publike para atyre juridike apo te shpallja e fajtorëve bazuar mbi “thashetheme” telefonash.
U kujtua me ndihmën e Hulsiut se Prof. Stavri Çeço, që unë personalisht kam patur nderin ta kem pedagog, paska thënë se kur prokurorët nuk kanë prova mbushin faqe të tëra me muhabete e trillime për të dënuar viktimat.
Dhe ka të drejtë se për të marrë të pandehur Edi Ramën, do mjaftonte vetëm akti zyrtar me firmën e tij ku shpalli fituese me 8% kompaninë e inceneratorëve, që nuk ishte krijuar akoma.
Ose për të vënë para përgjegjësisë penale Z. Veliaj do mjaftonte akti që ai firmosur para 9 vitesh duke shpërdoruar detyrën dhe përvetësuar kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të futur në borxh qytetarët e të gjithë Qarkut të Tiranës për të paguar dhe sot e kësaj dite inceneratorin që nuk ekziston (përveçse në 3D).
Por arkitekti i kësaj afere është vetë Edi Rama, ndaj duheshin mbushur kamiona me fashikuj për Veliajn për çështje anësore e sekondare.
I përmend këto 2 akte se jo vetëm janë shumë të thjeshta për t’u kuptuar edhe nga analfabetë, por mos-hetimi i tyre përveçse thellon çdo ditë dëmin e interesit publik, ka goditur rëndë parimin dhe ndjenjën e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë të çdo zyrtari të shtetit”, ka deklaruar Meta në një intervistë për mediat nga burgu./ CNA
Të dhënat zyrtare flasin për rreth 2744 të paraburgosur në...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Il...
Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas përplasjes me kryem...
GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Belinda Ballukut p...
Trafik i rënduar është regjistruar këtë të premte në d...
Deputetët e mazhorancës kanë depozituar në Kuvendin e Shqi...
Një tjetër raport është publikuar nga studioja lobiste e E...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot vendimin...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kreu i GJKKO-së, Erion Bani, është zgjedhur me 189 vota pr...
Mund të duket e pabesueshme se si kryetari i një gjykate m...
Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka ndërmarrë një plan t...
GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që ndod...
Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimet me burg për pesë ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tashmë profesio...
“Allishverishi”, podcast-i më i ri në botën mediatike dhe ...
Katër kandidatë janë zyrtarisht në garë për detyrën e krye...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...