Skemë pastrimi parash me kompaninë “One”?/ Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogel”
Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e kompanisë “Gogel”, në...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë detarë në Vlorë.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se në këtë takim operatorët sollën dëshmi për një sërë problematikash serioze që lidhen sipas saj, drejtpërdrejt me keqmenaxhimin dhe mungesën e vullnetit nga ana e Bashkisë Vlorë
Ndër të tjera deputetja shton se kjo qasje nuk dëmton vetëm operatorët turistikë, por dëmton ekonominë e qytetit, sezonin turistik dhe imazhin e Vlorës si destinacion.
Njoftimi i plotë:
Takim me operatorët turistikë detarë në Vlorë.
Ajo që dëgjova nga operatorët turistikë detarë është një tablo shqetësuese e mënyrës se si pushteti lokal në Vlorë po trajton një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së qytetit. Në vend që Bashkia të jetë në krah të sipërmarrësve dhe të lehtësojë aktivitetin e tyre, ajo është kthyer në pengesën kryesore për punën dhe investimet e tyre.
Operatorët sollën dëshmi konkrete, me raste dhe emra specifikë, për një sërë problematikash serioze që lidhen drejtpërdrejt me keqmenaxhimin dhe mungesën e vullnetit nga ana e Bashkisë Vlorë.
Ndër shqetësimet kryesore që u ngritën ishin:
• Mungesa e vendeve për ankorimin e anijeve turistike, ndërkohë që porti është kthyer praktikisht në një monopol që përjashton operatorët e tjerë.
• Mungesa e infrastrukturës bazë për mjetet turistike detare.
• Operatorë që vazhdojnë të përballen me procese gjyqësore dhe bllokim llogarish bankare për një taksë të padrejtë, të cilën vetë Bashkia e ka pranuar si të tillë duke e hequr me vendim të Këshillit Bashkiak. Megjithatë, në vend që të marrë një vendim për zerimin e gjobave dhe mbylljen e këtij absurdi administrativ, Bashkia vazhdon të apelojë edhe vendimet që operatorët kanë fituar në shkallën e parë.
• Në Vlorë mungon edhe një mjet për emergjencat në det, një situatë e papranueshme për një qytet bregdetar që pretendon të jetë destinacion turistik.
• Operatorët kërkojnë korridore portuale dhe mbështetje nga shteti, përfshirë subvencionimin e karburantit, ashtu siç ndodh në shumë vende turistike.
• Probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike, furnizimin me ujë dhe mungesën e vendbazimeve për aktivitetin e tyre.
Akoma më shqetësuese është fakti që edhe operatorë që kanë marrë vendime ligjore nga institucionet përkatëse, si KKT, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe ministritë përkatëse për stacion bazime të miratuara, përballen me refuzim për t’u zbatuar dhe pengesa të pajustifikuara nga Bashkia Vlorë.
Kjo qasje nuk dëmton vetëm operatorët turistikë; ajo dëmton ekonominë e qytetit, sezonin turistik dhe imazhin e Vlorës si destinacion.
Si deputete e qarkut dhe si kryetare e komisionit përgjegjës për turizmin, do t’i drejtohem me kërkesa zyrtare Bashkisë Vlorë për secilën nga këto problematika dhe do të kërkoj transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Bashkia nuk mund të vazhdoj të jetë pengesë për sipërmarrjen dhe zhvillimin e turizmit.
Operatorët turistikë të Vlorës meritojnë të kenë kushtet dhe mbështetjen për të punuar normalisht dhe për të kontribuar në zhvillimin e qytetit. /CNA
Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e kompanisë “Gogel”, në...
Qendra e kryeqytetit dhe rrugët kryesore që të çojnë drejt...
Skandali i inceneratorit të Tiranës është një nga aferat m...
Elbasani është zgjuar këtë 14 mars në një atmosferë të jas...
Vendet e Ballkanit fshehin një thesar të vërtetë evropian....
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në disa nga segmentet ...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E....
Epidemiologu dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka k...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Bajram ...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për prokurorin Dritan Prençi ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca në episodin e parë...
Gazetari Elvi Fundo deklaroi se sulmet politike dhe mediat...
Gazetari Elvi Fundo është i ftuar në episodin e parë të po...
Në CNA TV po transmetohet podcasti më i ri “Allishverish” ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar vendimin e marrë ng...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhj...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka shpreh...
CNA ka mundur të sigurojë shifrat zyrtare të totalit të nu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka reaguar a...
Të dhënat zyrtare flasin për rreth 2744 të paraburgosur në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...