web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon procesi i votimit në degën e PD Pogradec/ Nis numërimi i votave

15 Mars 2026, 17:34, Aktualitet CNA

Përfundon procesi i votimit në degën e PD Pogradec/ Nis

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 476 anëtarë të kësaj force politike.

Gara u zhvillua mes dy kandidatëve të njohur në strukturat lokale të Partisë Demokratike: Kasëm Galla, ish-kryetar i degës gjatë viteve 2019–2021 dhe biznesmen në zonë, si dhe Oligert Muçllari, drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve dhe me profesion ekonomist.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe u zhvillua në një atmosferë të qetë, ndërsa rezultati pritet të përcaktojë drejtuesin e ri të degës së PD në Pogradec. /CNA





Lajmet e fundit nga