Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, njeriu i cili dje ishte me çorape të grisura dhe gjatë pushtetit të Rilindjes u shndërrua në miliarder, e ka vendosur median e tij në funksion të kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Media e ushtarit, shërbëtorit dhe gazetarit që qelb erë Mero Baze, shtrembëron titujt në funksion të Veliajt, duke mashtruar publikisht, duke tjetërsuar deklaratat e personazheve që flasin për SPAK-un, prokurorët dhe gjyqtarët, duke tentuar të përçojë mesazhe të gabuara, sigurisht qëllimi i vetëm kuptohet që është sulmi ndaj drejtësisë.
Gënjen në të njëjtën mënyrë siç del në raportin e dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, ku është zbuluar se si Veliaj dhe vëllai i tij kanë lobuar 220 mijë dollarë, për të sulmuar drejtësinë duke thënë të pavërteta, shpifje ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, skemë të cilën CNA e ka zbërthyer.
Së fundi, në median e Mero Bazes shfaqet një titull, i cili që në krye tregon se është një sulm ndaj SPAK, tërësish i shtrembëruar, jo i vërtetë dhe këtë e ka përgënjeshtruar vetë personazhi i cili gjatë një interviste për gazetaren Ilva Tare ka folur për SPAK-un.
Sipas medias së Meros, ish-prokurori shqiptaro-amerikan në Departamentin e Drejtësisë dhe themelues i Junçaj Law, Gjon Junçaj ka thënë se: “Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht”.

Por këtë gënjeshtër të fabrikuar nga media e Mero Bazes, vetë Gjon Junçaj është detyruar ta përgënjeshtrojë, duke thënë se nuk është i saktë dhe se nuk ka shprehur një deklaratë të tillë.

“Në intervistën time me Ilva Taren, nuk thashë që nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut në SPAK është seriozisht në rrezik. Pika që po ngrija mbi këtë temë ishte e thjeshtë: Suksesi i prokurorisë në fund të fundit matet me dënime, jo me arrestime, dhe procesi i rregullt ligjor duhet të udhëheqë çdo rast.
Duke pasur parasysh këtë, ky është titulli që duhet të shihni, Gjon Juncaj: “Një SPAK i pavarur, një proces i drejtë, dhe dënime do të ndërtojnë besimin e publikut”.
Ka shumë forca që nuk duan që SPAK të ketë sukses në misionin e tij. Çdo administratë e Shteteve të Bashkuara (dhe e BE-së) ka mbështetur formimin, pavarësinë dhe suksesin e SPAK-ut. Ne vazhdojmë ta mbështesim”, ka sqaruar ish-prokurori, Junçaj.
Kështu edhe një herë tjetër i është çjerrë maska Meros së “mjerë” ose siç njihet ndryshe Plakut Mere, ose gazetarit të familjes Veliaj, duke konfirmuar dhe një herë se mashtrimet dhe gënjeshtrat nuk kanë fund dhe qëllimi mbetet i njëjtë: sulmi dhe intimidimi i drejtësisë.
Por sërish ka dalë zbuluar me gënjeshtrën e tij, ashtu siç doli, pasi vetë ish-prokurori Gjon Junçaj e ka përgënjeshtruar titullin e bërë në median e Meros, medias në shërbim të Veliajt nga skutat e Burgut të Durrësit, i cili ashtu siç rezultoi edhe në përgjime, vijon ta dirigjojë dhe përdorë siç do ai, si vegël.

Kjo është një tjetër nga ato gënjeshtrat që shohim nga Mero Baze në median e tij.
Më e fundit iu zbulua vetëm pak ditë më parë, ku publikoi procesverbalet duke shtrembëruar atë që prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kishin thënë gjatë seancës për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Mero Baze ra me këmbët e tij në gropën që kishte hapur vetë, pasi në asnjë fjali nuk thuhej se prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë thënë në GJKKO se Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg për shkak se ka marrë avokatë amerikanë.
CNA zbërtheu edhe këto gënjeshtra e mashtrime të mediave të Veliajt./CNA
Ndoshta mashtrimet që shkruan Mero Baze, në pleqërinë e ti...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, ka bërë thirrje pas...
Mero Baze ose siç e quajnë ndryshe Plaku Mere, në pleqërin...
Mero Baze vazhdon mashtrimet e tij publike, gënjeshtrat, d...
Mero Baze, gazetari që qelb erë, siç thotë Indro Montanell...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte e pritshme ...
Në lajthitjen e tij të radhës, këto që na tregojnë se Mero...
Mero Baze, njeriu që ka sulmuar më së shumti prokurorë dhe...
Këshilltari mediatik dhe njeriu kryesor në krah të Veliajt...
Thellohet edhe më tej beteja e Mero Bazes, dikur ushtar i ...
Nuk mund ta thërrasim më në emër Mero Bazen. Thjesht do t’...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë , sepse...
Në një nga shkrimet e tij të radhës, nga ato të gjatat...
CNA përmes një sërë materialesh dhe investigimesh ka z...
Drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua më 25 k...
Mero Baze është një gazetar i pretenduar, i cili prej 20 v...
Mero Baze ka ndërtuar imazhin e tij si gazetar kritik,...
Një thënie e famshme e Indro Montanellit thotë: “Një gazet...
Tamam si doktor Zeqo Pilafi, që po të të zinte me dorë...
Nuk mund të qëndronte në heshtje doktor Zeqo Pilafi ynë. K...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...