web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Mero Baze lutet për vdekje në familjen e Ulsi Manjës

16 Maj 2026, 14:36, Plaku Mere CNA

Mero Baze, në paçavuren e tij online, ka publikuar “psiqikën” e tij të radhës, ku lutet për vdekje në familjen e Ulsi Manjës.

E paparë dhe e padëgjuar më parë, që një gazetar të kërkojë që të ketë një vdekje në familjen e dikujt.

Gazetari mund të shkruajë kritika, akuza, mund të bëjë sulme sa të dojë ndaj një zyrtari apo politikani, por shihni çfarë shkruan Mero Baze:

“…Rrjetin e tij nepotik në administratë, që mund ta kuptosh vetëm po shkove në ndonjë qoftëlarg vdekje në fis të Ulsiut…”, duke ndjellë të keqen.

Urrejtja, ligësia, ndyrësia e Mero Bazes nuk kanë limit.

Shkon deri aty ku kërkon të vdesë dikush nga të afërmit e Ulsi Manjës që të kënaqet Mero Baze se do të gjejë administratën e madhe të shtetit dhe njerëzit e tij në punë.

Po mirë Ulsiu paska futur njerëzit e tij në administratë në Dibër, po Mero Baze sa persona ka punësuar?

Ulsiu është politikan, PS është në pushtet, punëson në administratë njerëzit e saj, ky është fakt i ditur, po Mero Baze çfarë kontributi ka që ka punësuar soj e sorollop, minj e mace?

Djemtë e tij i ka pasur në administratë, kanë punuar në Bashkinë e Tiranës, në krah të zdromsit. Kushërinj, të afërm, soj e sorollop, të gjithë të futur në punë në shtet.

Pa folur për ato “orgjitë” që bëhen fundjavave në Peshtan, në vilën e tij ku shkojnë biznesmenë, kryetarë bashkish dhe ndajnë llokmat e marrin urdhrat nga Mero Baze, ky që ka punësuar dhe minjtë e shtëpisë në administratën shtetërore, që nga një brekëgrisur që qelbte erë në korridoret e PD-së, u bë miliarder me hotele, apartamente e vila, që tani kërkon që një politikani t’i vdesë dikush që të kënaqet se do të shohë sojin e tij të mbledhur aty./ CNA





Lajmet e fundit nga