Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar evolucionin e mendimit juridik në editorialet e lodhura e të mjera të Mero Bazes. Mjafton të lexosh çfarë shkruante dje për arrestimin e Ilir Metës dhe pastaj evolon dhe lexon të kundërtat sot për arrestimin e Erion Veliajt.
Në shkrimet e tij për Metën, Mero Baze ishte shumë i qartë: Drejtësia kishte gabuar rëndë që nuk e arrestoi në kohë. Madje ai e quante momentin kur Meta nuk u arrestua “simbol të pandëshkueshmërisë së politikanëve shqiptarë”.
Sipas tij, nëse shteti ligjor do të funksiononte, arrestimi i një politikani të lartë do të ishte shembulli më i mirë i ndëshkueshmërisë.
Pra, standardi ishte i kristaltë, kur drejtësia arreston politikanë të fuqishëm kjo është shenjë e shtetit ligjor.
Pastaj kaluan disa muaj dhe ndodhi një gjë e çuditshme, drejtësia arrestoi një tjetër politikan të fuqishëm, Erion Veliajn. Papritur teoria e njeriut që lëpinte këpucët e Ilir Metës dhe më pas kërkonte të merrte pjesë në ceromoninë mjekësore të kontrollit të anusit të Veliajt, ndryshoi.
Arrestimi i një politikani të lartë, që dikur ishte “shembulli më i mirë i ndëshkueshmërisë”, u kthye në problem, në teprim, në shqetësim për mënyrën si po vepron SPAK.
Në fakt, arrestimi i Veliajt erdhi sepse po prishte provat dhe ishte në detyrë, ndërsa Meta mund të ndiqet me masa të tjera sigurie sepse nuk kishte asnjë detyrë zyrtare, përveç një parti ku i ka ngelur vetëm Tedi Blushi full time, se Tit Vasili nuk merr ngarkesë më shumë se 2 orë në ditë dhe Haxhinasto tani ka kaluar në shtratin e Rilindjes.
Të qëndrojmë tek thelbi dhe evolucioni i mendimit të mjerë të Meros të përmjerë. Kemi dy standarde shumë elegante, kur arrestohet Ilir Meta drejtësia duhet të veprojë dhe madje duhet ta kishte bërë më herët, megjithëse nuk ishte zyrtar në pushtet por thjesht në opozitë.
Kur arrestohet Erion Veliaj drejtësia duhet të tregojë shumë kujdes, ndoshta edhe të mos e arrestojë fare, edhe pse në detyrë dhe duke prishur provat.
Megjithëse tani që të fshihet pas gishtit "i mjeri" thotë që edhe Meta mbahet gabimisht në burg, kur në fakt kërkonte të arrestohej pa prova e pa akuzë.
Teoria e re është shumë më praktike: simboli i ndëshkueshmërisë vlen vetëm kur arrestohen të tjerët, jo ata që do i mjeri miliarder i rilindjes.
S’ka faj, me bluzë e pantallona të grisura në kohën e Berishës, sot zotëron pasuri në dhjetra milionë euro në emër të tij dhe fëmijëve.(LEXO KETU)
Këtu gjendet edhe thelbi i konflikteve mendore që përtej parave vijnë e nga një lloj sindrome e parakohshme e një pleqërie në vetmi dhe braktisja që i ka ardhur nga neveria që ngjall kudo.
Jo më kot, pa shumë zhurmë, një parim i madh juridik u transformua në një rregull shumë të thjeshtë editorial, drejtësia është gjithmonë e drejtë… për sa kohë nuk arreston njerëzit që paguajnë Meron, megjithëse edhe Meta pretendon që i ka kushtuar jo pak këllirësia mediatike e Bazes.
Arsyeja përse arrestimi i Ilir Metës ndodhi sot dhe jo më parë, natyrisht që është arsye politike. Po të mos ishte politika në mes, Ilir Meta dhe Sali Berisha do të ishin para drejtësisë dy dekada më parë. Sali Berisha kur u arrestua nga Ilir Meta në mes të rrugës dhe u hoq zvarrë, apo më pas në Gërdec e më 21 Janar, dhe Ilir Meta kur u shfaq më zë dhe figurë para shqiptarëve më 2011.
Nëse në Shqipëri do të kishte drejtësi, dhe nuk do kishin mbrojtje politike, Gjykata do ta arrestonte Ilir Metën, dhe do bëhej shembull i ndëshkimit nga shteti ligjor. Pas kësaj, Sali Berisha nuk do detyrohej të vriste në bulevard për të, dhe më pas Gjykata e Lart nuk do detyrohej të thoshte që kaseta e Ilir Metës nuk ekziston, pasi pa Sali Berishën të darkonte deri në mesnatë në shtëpinë e tij.
Pra momenti më i mirë, i cili mund të ishte shembulli më i mirë i ndëshkueshmërisë së një politikani, për të u kthye në simbol të mosndëshkueshmërisë.
Mënyra se si drejtësia varrosi çështjen “Ilir Meta” dhe më pas vrasjet e 21 janarit që ndodhën po për shkak të zemërimit ndaj asaj që po ndodhte me Ilir Metën, çimentuan në Shqipëri monumentin e pandëshkueshmërisë së politikanit shqiptar, sidomos atë të niveleve të larta.
Madje për ta konsoliduar më tej këtë model, Ilir Meta tradhtoi Sali Berishën u bashkua me Edi Ramën dhe kapi dhe dy maja të tjera të larta pushteti, duke u bërë Kryetar i parlamentit dhe President i Republikës.
Ne të gjithë pranuam që Ilir Meta të amnistohej politikisht.
E pranoi Edi Rama që e bëri aleat politik, e pranoi shoqëria dorëzuar para korrupsionit, e pranoi PD dhe Berisha të cilët e quajtën aleancën e Ramës me Metën si aleancë qelbësirash dhe më 2017 e ribënë përsëri aleat, e pranoi drejtësia e cila dukej se hoqi dorë përfundimisht nga ndëshkimi i politikës.
Kur Sali Berisha tentoi të përçajë koalicionin Rama-Meta më 2015 duke hapur çështjen CEEZ DIA në parlament, Ilir Meta ia përmendi djalin e tij Shkëlzen Berisha, duke i thënë se ka dhënë një dorëheqje prej tij, dhe nuk jep përsëri.
Për fat gjërat filluan të ndryshojnë pikërisht atëherë.
Bashkimi Evropian dhe SHBA, vendosën të mbështesin në Shqipëri, krijimin e një sistemi të drejtësie për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikës shqiptare. Nën presionin e fortë të Perëndimit dhe shpresat e rreme se mund ta kapnin sistemin rrugës, politikanët shqiptarë votuan me 140 vota për Reformën e re në Drejtësi.
Për hir të së vërtetës, dy nga njerëzit më të kthjellët për atë që i priste në ato momente ishin ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët ishin tmerrësisht kundër, por besuan se fuqia e tyre politike do rritej dhe ata do ta kontrollonin sistemin që po miratonin.
Pas tetë vitesh nga ai votim, Shqipëria ka sot një institucion autoritar të drejtësisë, i cili po çon para drejtësisë çdo politikan të lartë që po i del përpara. Shumica e tyre janë socialistë. Ata e kanë pranuar këtë reformë dhe natyrsht po pranojnë dhe ndëshkimet prej saj.
Ilir Meta dhe Sali Berisha duartrokasin çdo ditë arrestime te socialistëve dhe pastaj mërziten pse janë ngritur akuza dhe për Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Përpjekja për ta quajtur marrjen e tyre në ndjekje penale si ndëshkim politik, është e vërtet vetëm në një pikë, që ata janë mbrojtur politikisht deri tani. Tani nuk ka kush t’i mbrojë më politikisht.
Dhe akoma më të shqetësuar janë që arrestimi i Ilir Metës me brutalitet, nuk ka prodhuar “mosbindje civile” në rrugët e Tiranës. Sali Berisha që bën si shqetësuar për këtë gjë që e ka hequr vetë nën lëkurë nga ilir Meta, po kërkon të testojë me arrestimin e Ilir Metës, reagimin që do ketë kur të arrestojnë atë. Ndaj është kaq i dëshpëruar.
Pas 21 Janarit, Ilir Metën e mbrojti Sali Berisha duke i shkuar për darkë në shtëpi një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë për të. Pastaj të dy bashkë ngritën komision hetimor kundër Prokurorisë së Përgjithshme, Presidentit e gazetarëve për të mos u hetuar për 21 Janarin. Pastaj filluan t’i nxjerrin lakrat njëri- tjetrit, ngaqë u përçanë politikisht disa kohë.
Tani politika nuk pi më ujë. Ajo i mbrojti sa mundi.
Të dy kanë në politikë prej vitit 1990, dhe Shqipëria u ka dhënë gjithçka çfarë mund t’i japë një politikani, i ka bërë deputetë, presidentë, kryeministra, dhe miliarderë.
Tani ata kanë fatin të përballen me atë që i kanë bërë Shqipërisë. E di që nuk turpërohen për çfarë i kanë bërë Shqipërisë si “burra shteti”, por të paktën mos turpërohen si “burra grash” kur u shqiptohet emri nga prokurori./ CNA
Pak kohë më parë, Mero Baze kishte zbuluar një teori shumë...
Në një reagim për “Express”-in e Kosovës në 30 nëntor 2013...
Në një nga halucinacionet e tij raportuese në gazetën “Tem...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, njeriu i cili dje i...
Ndoshta mashtrimet që shkruan Mero Baze, në pleqërinë e ti...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, ka bërë thirrje pas...
Mero Baze ose siç e quajnë ndryshe Plaku Mere, në pleqërin...
Mero Baze vazhdon mashtrimet e tij publike, gënjeshtrat, d...
Mero Baze, gazetari që qelb erë, siç thotë Indro Montanell...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte e pritshme ...
Në lajthitjen e tij të radhës, këto që na tregojnë se Mero...
Mero Baze, njeriu që ka sulmuar më së shumti prokurorë dhe...
Këshilltari mediatik dhe njeriu kryesor në krah të Veliajt...
Thellohet edhe më tej beteja e Mero Bazes, dikur ushtar i ...
Nuk mund ta thërrasim më në emër Mero Bazen. Thjesht do t’...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë , sepse...
Në një nga shkrimet e tij të radhës, nga ato të gjatat...
CNA përmes një sërë materialesh dhe investigimesh ka z...
Drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua më 25 k...
Mero Baze është një gazetar i pretenduar, i cili prej 20 v...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...