
Një nga elementët më shqetësues të mënyrës se si Erion Veliaj ka ndërtuar komunikimin e tij publik nuk është thjesht propaganda në vetvete, por mënyra se si propaganda përdoret për të zëvendësuar debatin real. Pikërisht këtu lind kujtesa e metodave klasike propagandistike që lidhen me Joseph Goebbels.
Kjo, jo sepse Shqipëria është një regjim totalitar, por sepse teknika e manipulimit të perceptimit publik ngjan në disa aspekte.

Gebels nuk mbështetej vetëm te censura. Ai mbështetej mbi krijimin e një realiteti alternativ, ku imazhi kishte më shumë rëndësi se fakti dhe ku përsëritja e një narrative shërbente për të lodhur publikun deri në pranimin e saj. Në një formë moderne kjo logjikë duket edhe në modelin e komunikimit të Veliajt. Ai, tani por edhe më parë, bënte një bombardim të pandërprerë me video, kronika, slogane, aktivitete, selfie, artistë, fasada dhe “lajme pozitive”, që krijojnë idenë e një suksesi permanent edhe kur mbi figurën e tij rëndojnë akuza serioze.
Por elementi më problematik është një tjetër. Ai lidhet me shmangien sistematike nga thelbi i akuzave.
Sa herë që përballë Erion Veliajt dalin pyetje konkrete mbi korrupsionin, tenderët, lidhjet klienteliste apo mënyrën e ushtrimit të pushtetit, reagimi rrallëherë fokusohet te faktet. Në vend të një përballjeje me akuzën, ndodh sulmi ndaj personit që e ngre atë. Kritiku etiketohet si armik, i dështuar, i motivuar politikisht, i paguar apo pjesë e një komploti. Kjo është një teknikë klasike propagandistike, e cila operon me zhvendosjen e debatit nga “a është e vërtetë akuza?” tek “kush e tha akuzën?”
Në këtë mënyrë, publiku shtyhet të merret me figurën e kundërshtarit dhe jo me substancën e çështjes. Dhe kjo është thelbësore në çdo propagandë moderne, kontrolli i emocionit për të shmangur analizën.
Një tjetër ngjashmëri është përdorimi i vazhdueshëm i spektaklit publik. Goebbels e kuptonte se propaganda nuk funksionon vetëm me fjalë, por me estetikë, emocione dhe simbolikë. Edhe në rastin e Erion Veliajt, politika shpesh shfaqet si event marketingu: kamera, montazh, muzikë, artistë, imazhe optimiste dhe një atmosferë permanente feste urbane. Në këtë skenografi, kritika paraqitet pothuajse si pengesë ndaj “progresit”.
Kjo bëhet edhe më e fortë kur në mbështetje të pushtetit përfshihen figura publike, artistë apo njerëz të njohur, të cilët përdoren si element legjitimues emocional. Mesazhi nuk është më racional, por psikologjik: “nëse e mbështesin këta njerëz, atëherë pushteti duhet të ketë të drejtë”.
Problemi real nuk është propaganda si aftësi komunikimi. Çdo politikan komunikon. Problemi nis kur propaganda zëvendëson llogaridhënien. Kur imazhi bëhet më i rëndësishëm se transparenca. Kur sulmohet njeriu dhe nuk serviren argumente kundër akuzës. Kur perceptimi synon të mbysë faktin.
Dhe pikërisht aty lind krahasimi me logjikën gebelsiane. Pra, jo te shkalla historike apo brutaliteti i regjimit, por tek ideja se kontrolli i narrativës publike mund të përdoret për të shmangur të vërtetën dhe për të delegjitimuar çdo kritikë ndaj pushtetit./CNA
Në një nga shkrimet e tij, kuptohet me pagesë, me porosi, ...
Ish-kreu i SPAK-ut, aktualisht prokuror në çështje të ...
Në mënyrë të përsëritur, disa personazhe, që tashmë janë p...
Është një krahasim i pabëshëm sepse legjenda e ekranit ton...
Gjykata e Lartë, për vendimin "unifikues", mori shkas nga ...
Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë m...
Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda pena...
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Ish-presidenti Ilir Meta, prej disa javësh ka filluar reto...
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pande...
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, një ditë më parë, rreth orë...
Sot përpara Gjykatës Penale kanë dalë deputeti Belind Këll...
Më 8 prill, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca g...
Në teatrin juridik shqiptar, ku serioziteti shpesh është v...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...