Protestat për Zvërnecin/ Rama u përgjigjet kritikëve: Kush po e kërcënon natyrën dhe biodiversitetin?
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat për 35-vjetorin...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e investimit në Zvërnec dhe protestat kundër tij, gjatë takimit në Berat për 35 vjetorin e PS.
Rama deklaroi se investime të tilla janë të dëshiruara nga çdo vend, por jo çdo vend do që investime të tilla të bëhen në Shqipëri, pasi sipas tij ato mobilizojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke përfshirë bujqësinë, blegtorinë dhe transportin, si dhe krijojnë të ardhura që shpërndahen në të gjithë zinxhirin ekonomik.
Sipas kryeministrit, transformimi i vijës bregdetare të Vlorës ka sjellë një rritje të ndjeshme të vlerës së pronave, duke theksuar se edhe pa nisur ende investimi, vlera e tyre është rritur katërfish.
Duke komentuar sloganet kundër projektit, Rama tha se askush nuk e ka vënë në diskutim faktin që Shqipëria u përket shqiptarëve. Ai shtroi pyetjen nëse vendi duhet të ketë frikë nga investimet dhe zhvillimi, ndërsa synon të konkurrojë në nivelet më të larta të turizmit.
Kryeministri u bëri thirrje kundërshtarëve të projektit të paraqesin argumente konkrete mbi dëmet që ai mund të shkaktojë. Sipas tij, kjo nuk është e mundur në këtë fazë, pasi projekti ende nuk ka përfunduar dhe po punohet prej tre vitesh.
Rama tha se qeveria ka mbajtur një qëndrim kërkues për standardet e projektit, i cili sipas tij pritet të sjellë rreth 4 miliardë euro investime në Shqipëri. Ai shtoi se studimi mjedisor po kryhet nga ekspertë dhe studiues prestigjiozë ndërkombëtarë dhe se pa përfundimin e të gjitha procedurave nuk mund të jepet leje ndërtimi.
Në fjalën e tij, kryeministri akuzoi disa persona dhe grupe për përhapje dezinformimi lidhur me projektin, duke iu referuar pretendimeve se zona e Zvërnecit i është shitur Izraelit apo se aty do të sistemohen palestinezë. Ai i cilësoi këto pretendime si manipulime të bazuara në gjysmë të vërteta.
Rama dënoi gjithashtu publikimin e videove dhe thirrjeve që, sipas tij, nxisin urrejtje dhe dhunë ndaj individëve të përfshirë në ngjarjet e fundit, duke e cilësuar këtë fenomen si një nga pasojat e manipulimit në rrjetet sociale.
Në përfundim, kryeministri ngriti pyetjen se mbi çfarë bazohet kundërshtimi ndaj projektit, duke e cilësuar si skandaloze ngjarjen e fundit që lidhet me protestat kundër investimit në Zvërnec.
“Investime si ky i Zvërnecit janë investime që i duhen çdo vendi dhe jo çdo vend do që t’i bëjë Shqipëria.
Janë investime që mobilizojnë ç’kanë rrotull, mobilizojnë bujqit, blegtorët, sistemin e transportit. Mobilizojnë të ardhura që shpërndahen në këtë zinxhir, duke rritur vlerën e pronës të patundshme të atyre që janë rrotull dhe në gjithë Shqipërinë.
Sot transformimi i gjithë vijës bregdetare të Vlorës, pa filluar investimi, e ka rritur 4 fish vlerën e pronave.
Ça do të thotë “Shqipërinë nuk ia japim të huajve”?
Ça do të thotë që Shqipëria është e shqiptarëve? Kush e ka vënë në diskutim? Puna është si do t’i bëjmë të ndihen shqiptarët: si qytetarë që janë të barabartë në gjithçka, apo si qytetarët e një vendi që, ndryshe nga të tjerët, ka mundësi të bëhet konkurruese në ligën më të lartë të turizmit, por kanë frikë të investojnë te zhvillimi.
Kush proteston duhet të nxjerrë dhe të tregojë projektin për të cilin proteston. Dhe të thotë: ky projekt dëmton këtë, këtë, këtë. Nuk kanë si ta nxjerrin, se nuk ka përfunduar. Është një projekt ku punohet prej tre vitesh.
Ne, në emrin tuaj, kemi mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim shumë kërkues për standardet e një projekti që do të sjellë 4 miliardë euro në Shqipëri. Kemi qenë shumë kërkues për të gjitha këto shqetësime, për këta që bien pre e manipulatorëve e disa pseudomyslimanëve pa din, pa iman, pa Kuran, që përhapin gjithandej një legjendë skandaloze se Zvërneci i është shitur Izraelit dhe aty do të vijnë palestinezë.
Madje përhapin edhe video ku kërkojnë të dinë emrin, mbiemrin, vendbanimin e atij rojes që bëri atë akt skandaloz dhe e duan, sepse duan ta vrasin, dhe e thonë, dhe vënë lekë dhe euro në faqet e tyre të ndyra, duke i bërë thirrje urrejtjes, duke ngatërruar gjërat në atë mënyrë që sot i druhet bota demokratike: manipulimit të rrjeteve sociale.
Ky është manipulim i madh, i bazuar në gjysmë të vërteta. Ça myslimanësh janë ata? Ça lidhje kanë me Allahun? Çfarë lidhje ka me mediat greke? Janë shqetësuar mediat greke për atë që ndodh në Shqipëri?
Askush nuk nxjerr projektin, se po punohet nga kompanitë më të mira në botë. Studimi mjedisor po bëhet nga studiuesit më prestigjiozë në botë, se e kemi kërkuar ne. Pa të gjitha këto nuk ka leje ndërtimi.
Për çfarë bëhet kundërshtia?Ajo që ndodhi ishte skandaloze”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat për 35-vjetorin...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat për 35 vjetorin e P...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka dënu...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka marrë ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në se...
Ervin Salianji është një nga personazhet (nëse mund ta...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, komentoi sot pro...
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar mesditën e sotme lidhur me ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje med...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot s...
Ish-deputeti Edmond Spaho ka reaguar sot lidhur me trazira...
Kryeministri Edi Rama, duke folur sot lidhur me situatën e...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij lidhur me projektin...
Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën e tij lidhur me pr...
Ashtu siç e kishte lajmëruar, kryeministri Edi Rama në mbl...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon ditën e sotme seancën plenar...
Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, do të zhvi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...