Partia e Tsipras e kritikoi për Zvërnecin/ Rama: Transformim i incidentit, spekulime politike
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar mesditën e sotme lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se zgjidhja është e thjeshtë dhe konkrete, vetëm përmes votimit në Kuvend.
Sipas Zhupës, kjo nuk është thjesht një betejë për Zvërnecin, por për Shqipërinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.
Më tej, demokratja shton se beteja për Zvërnecin nuk ka nisur sot, por në vitin 2024, ndërsa tani me një propozim ligjor çështja mund të marrë fund.
“Zvërneci sot është simboli i një rreziku që kërcënon çdo zonë të mbrojtur në Shqipëri. Fadromat që afrohen drejt natyrës sonë nuk janë rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e Ligjit 21/2024, ligjit që hapi rrugën për ndërtime dhe ndërhyrje në territore që duhej të ruheshin për brezat e ardhshëm dhe janë pasuri kombëtare.
Zgjidhja është e thjeshtë dhe konkrete kuvendi të votojë propozimin tim ligjor për shfuqizimin e Ligjit 21/2024. Me shfuqizimin e tij, mbyllet rruga ligjore për grabitjen e pasurive tona natyrore dhe largohen fadromat nga Zvërneci dhe nga çdo zonë tjetër e mbrojtur.
Edi Rama pranoi një të vërtetë të vetme sot, që ka që nga 2023 që e planifikon.
Kjo betejë sigurisht ska nisur sot. Edhe ne që fillim të 2024 kemi paralajmëruar pasojat e ndryshimeve ligjore që u bënë për të shkatërruar zonat e mbrojtura. Pikërisht për këtë arsye Bashkimi Europian sot kërkon shfuqizimin e këtij ligji. Unë kam zhvilluar 72 deklarata publike, 4 tryeza ekspertësh në të gjithë Shqipërinë, kam marrë pjesë në 3 seanca në Gjykatën Kushtetuese, kam bërë 2 interpelanca parlamentare dhe kam mbajtur qindra fjalime e prononcime për të mbrojtur natyrën dhe interesin publik.
Keni në tavolinë një propozim ligjor që mund ta mbyllë përfundimisht derën për çdo grabitqar të pasurisë publike. Tani është momenti që secili të zgjedhë se në cilën anë qëndron: me natyrën, me interesin publik dhe me të ardhmen e Shqipërisë, apo me ata që kërkojnë të përfitojnë në kurriz të saj.
Unë besoj te rinia shqiptare. Besoj se të rinjtë do ta kuptojnë se kjo nuk është thjesht një betejë për Zvërnecin, por për Shqipërinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Është detyrimi ynë ta mbrojmë dhe t’ua dorëzojmë brezave që vijnë më të bukur dhe të shëndetshme sesa e gjetëm”,-shkruan Zhupa./CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje med...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot s...
Ish-deputeti Edmond Spaho ka reaguar sot lidhur me trazira...
Kryeministri Edi Rama, duke folur sot lidhur me situatën e...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij lidhur me projektin...
Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën e tij lidhur me pr...
Ashtu siç e kishte lajmëruar, kryeministri Edi Rama në mbl...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon ditën e sotme seancën plenar...
Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, do të zhvi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në...
Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të P...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjet...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme ...
Duke ndjekur zhvillimet brenda Partisë Demokratike, CNA ka...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho i ës...
Ka nisur prej pak minutash numërimi i votave për anëtarët ...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat...
Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi pasditen e sotme, se me...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...