Së afërmi pritet që çështja e Erion Veliajt të diskutohet sërish në Gjykatën e Lartë dhe ku i pandehuri në detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë, ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë. Në dy ditë rresht, pra dje dhe sot, menjëherë ka filluar sulmi mediatik ashtu siç CNA e ka përmendur në shumë raste.
Sapo ka një vendim gjykate për t’u shpallur apo një seancë për t'u zhvilluar, mediat e Erion Veliajt kryesisht “Shqiptarja” e Carlo Bollinos dhe “Tema” e Mero Bazes, fillojnë sulmet ndaj drejtësisë. Janë aq “fantastikë”, në llojin e tyre sepse vetëm këta mund të krahasojnë të pakrahasueshmen dhe gjithçka ta lidhin me Erion Veliajn. Për t'u justifikuar që se kanë personale vetëm me Erionin, marrin dhe Ilir Metën në mbrojtje, i futin dhe Ilir Beqjan, kanë frikë ta përmendin Berishën, por harrojnë dhe shumë të tjerë. Së pari, harrojnë se për tezat që përdorin nuk kanë lidhje dhe paralelizëm me Erion Veliajn.
Erion Veliaj nuk është në burg për qejf apo inat të dikujt, sistemin nuk e kontrollon opozita, akuzat janë që e kontrollon qeveria në përgjithësi, sipas qëndrimeve të tyre sulmi shkon me drejtim se e ka arrestuar Edi Rama. Në pushtet është Partia Socialiste, ka bërë reformën në drejtësi, e kanë votuar të gjithë bashkë me PD. Këta sillen sikur në pushtet është Partia Demokratike dhe Erionin e ka futur në burg Sali Berisha.
E krahasojnë me arrestime në SHBA, me burgje, me persona të dyshuar për terrorizëm, me çështje prokurorësh të ndryshëm që s’kanë asnjë lidhje me rastin e Erion Veliajt. Thjesht dhe vetëm se janë disa persona që kanë dalë të pafajshëm. Po ka me dhjetëra persona të dalë të pafajshëm nga SPAK-u. Ka shumë persona që u është pushuar akuza. Ka shumë zyrtarë, përfshi këtu kryetarë bashkish të cilët janë shpallur të pafajshëm dhe zyrtarë të tjerë që janë shpallur të pafajshëm së fundi si rasti i kryetarit të Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe i Jonaid Myzyrit që kërkoi pushimin e çështjes SPAK-u, por nuk i krahasojnë me këto. I krahasojnë me ato jashtë sepse i duhen dikut për raporte.
Jo po Veliaj proceduralisht kështu, po nuk u njoh me atë, po u njoh me këtë, po rrezikon drejtësia re. Një sulm banal ndaj drejtësisë dhe më spektakolarja e tyre është se për gjithçka i drejtohen SPAK-ut, nuk merren me gjykatën.
Në fakt, vendimet në Shqipëri i jep gjykata, nuk i jep SPAK-u. Në burg nuk të mban SPAK-u. Nuk mundet, SPAK-u ngre akuzën, në burg të mban gjykata. Dhe sa për tezat e tyre që ka padrejtësi, si ka mundësi që këta megafonë të pushtetit, megafonë të Erion Veliajt nuk shqetësohen për veprimet e Policisë së Shtetit dhe prokurorive të rretheve, të cilat kanë mbushur burgjet plot e përplot?! Nuk thonë asnjë fjalë, thjesht dhe vetëm e përdorin në ajër, SPAK-u, SPAK-u, “drejtësia në emergjencë”, që hyri sipas tyre në momentin që u arrestua Veliaj.
Se deri para një viti pa u arrestuar Erion Veliaj, nuk ishte në emergjencë drejtësia, nuk kishte akuza politike, nuk e thoshin këtë qëndrim për Ilir Metën, nuk e thoshin këtë qëndrim për Sali Berishën, nuk e thoshin këtë qëndrim për Ilir Beqajn, nuk e thoshin këtë qëndrim për Arben Ahmetajn. Nuk e kishin këtë qëndrim për asnjë nga zyrtarët e arrestuar që qenë në kërkim apo të akuzuar për çështje penale.
Çdo akuzë ndaj drejtësisë dhe çdo sulm me shkrime, që të bëjnë për të qeshur dhe që tregojnë mercenarizëm të pështirë politik, filloi ditën që u arrestua Veliaj dhe jo vetëm nga ata të dy, se ata të dy e dinë sa vlejnë.
Mjafton të bësh ndonjë sondazh e t’i pyesësh shqiptarët dhe del sa është pesha e tyre në opinionin publik se janë kthyer në zëdhënës të një zdromsi që ndodhet në burgun e Durrësit. Thelbi është shumë i thjeshtë. Thelbi i çështjes është: këta akuzojnë në momentin që ka gjyqe. Këta shkruajnë për këto çështje në momentin që ka gjyqe Erion Veliaj. Këta shkruajnë për këtë çështje duke e hedhur poshtë drejtësinë në momentin që u arrestua Erion Veliaj. Këta janë të provuar me dokumente zyrtare se janë paguar nga Erion Veliaj. Këta janë të provuar me fakte zyrtare se këta janë përfitues nga detyra që ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë Erion Veliaj. Kjo është e vërteta, asgjë më shumë sesa kaq.
Kjo është fytyra e Carlo Bollinos, kjo është fytyra e Mero Bazes, të kthyer në ushtarë të paepur të Erion Veliajt kundër drejtësisë. Dhe asnjë nuk shqetësohet për qytetarët siç e thamë më lart, për veprimet e policisë apo të prokurorive të rretheve që i kanë mbushur burgjet plot e përplot me individë për çështje krejt banale, për shkak të presionit dhe egërsisë që tregon pushteti. Që i shërbejnë pikërisht Mero Baze dhe Carlo Bollino, mjafton t'iu krahasosh pasurinë e tyre ditën që ka ardhur në pushtet Partia Socialiste me pasurinë që kanë sot, t'i marrësh në tatime dhe në QKB me deklarimet që bëjnë.
Nuk po merremi me ato mbi dorë e nën dorë dhe e kupton thjesht se si këta individë janë kthyer në makineri të propagandës së pushtetit dhe janë gati të dalin lakuriq të llahtarisin dhe të tmerrojnë dynjanë, thjesht dhe vetëm për t'i shërbyer zdromsave në burgun e Durrësit duke sulmuar drejtësinë. Nuk është se drejtësia nuk ka probleme, por ta sulmosh për llogari të njeriut që ka 13 akuza të rënda penale, ta sulmosh se ai direkt apo vëllai i tij të paguan. Ta sulmosh sot drejtësinë kur dje ke thënë se kjo është e duhura, ta sulmosh sot duke përzierë dhe Ilir Metën po të kesh frikë të përmendësh emrin e Sali Berishës. Ta sulmosh këtë drejtësi të cilës dje i ke ngritur lavde, që ka kapur disa të tjerë dhe i ka futur në burgje, po këta të tjerët s'duhet t'i futë dhe që kur i ndodh Erionit, obobo ç’na ndodhi.
Ndaj jemi përballë një fakti, që po sulmojnë drejtësinë në mënyrë të vazhdueshme, në momentet kur ka gjyqe, për të ushtruar presion ndaj gjykatave, ashtu siç bën dhe avokati i pandehur Plarent Ndreca. Një marri e pandalshme që nuk është parë dhe nuk është dëgjuar më parë, vetëm mediet e Erion Veliajt dhe Erion Veliaj apo avokatët e tij janë të këtij stili, duke ia tejkaluar dhe formatit të Berishës.
Ndoshta janë shumë më keq akoma sesa ka qenë Saliu përballë drejtësisë atëherë kur këto medie dhe këta propagandistë të cilët “fërkonin barkun” dhe lavdëronin drejtësinë kur godiste Berishën, kur godiste Metën, kur godiste ata të cilët Rama urdhëroi se kishin gabuar që kishin ngrënë dardha pas shtëpine. Dhe gjithçka ndryshoi kur u arrestua Erion Veliaj.
Këta janë jo thjesht dhe vetëm të pandalshëm. Nuk janë “të çmendur”, se të ishin të çmendur kollaj ishte ajo punë. Problemi është që këta janë gati të shërbejnë edhe si shkatërrimtarë të asaj beteje që po bëhet me korrupsionin në Shqipëri, duke u bërë bashkëpunëtorë në mbrojtjen e të akuzuarve për aferat e rënda, të cilat vazhdimisht do jenë të pushtetit që mban Rilindja prej 13 vjetësh. Problemi është si do bëjnë këta dhe si do t'i zgjidhin këto halle, kë do mbrojnë më parë?! Se, që Erionin sa më shumë e mbrojnë këta aq më keq i shkon çështja, tashmë është e qartë. Problemi është me të tjerët si do bëjnë vallë?!/CNA
Në leximin real juridik të vendimit të Gjykatës Kushtetues...
Ekziston një ngjashmëri interesante dhe njëkohësisht parad...
Në historinë moderne të propagandës politike, emri i Josef...
Një nga elementët më shqetësues të mënyrës se si Erion Vel...
Në një nga shkrimet e tij, kuptohet me pagesë, me porosi, ...
Ish-kreu i SPAK-ut, aktualisht prokuror në çështje të ...
Në mënyrë të përsëritur, disa personazhe, që tashmë janë p...
Është një krahasim i pabëshëm sepse legjenda e ekranit ton...
Gjykata e Lartë, për vendimin "unifikues", mori shkas nga ...
Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë m...
Në GJKKO prej 10 muajsh kanë shkuar 13 akuza të rënda pena...
Dy ditë më parë, një lajm pushtoi mediat. Plarent Ndreca, ...
Zegjine Çaushi, nga zgjedhjet e vitit 2025, u bë një perso...
Kur dëgjon Plarent Ndrecën duke folur me aq siguri për “za...
Në një takim të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokur...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Ish-presidenti Ilir Meta, prej disa javësh ka filluar reto...
Prej disa javësh, që nga 24 marsi, Plarent Ndreca, i pande...
Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizat...
Një pallat te “Farmacia 10”, i ndërtuar nga kompania “Arli...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...