
Nga mediat u raportua se studiot e lobimit të Erion Veliajt ishin paguar rreth 220 mijë dollarë për të bërë shkrime, për të bërë raporte, e-maile dhe takime për të sulmuar drejtësinë, kryesisht në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër SPAK-ut. Objekti i sulmeve ka qenë prokurori Ols Dado, i cili së bashku me Altin Dumanin kanë hetuar dosjen e Erion Veliajt.
Sipas asaj që raporton Reporter.al letra për senatorin amerikan, Dick Durbin e dërguar në prill 2025 është pjesë e një fushate të gjerë të lobimit të Veliajt në Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar kryebashkiakut dhe vëllait të tij gati 220 mijë dollarë vetëm në vitin 2025.
Reporter.al gjithashtu raportoi se sipas dokumenteve kompania e kontraktuar nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, Kasowitz Benson Torres, është paguar 220 mijë dollarë dhe ka dërguar 75 e-maile në adresën e 24 senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, në Departamentin e Drejtësisë si dhe Departamentin e Shtetit.
Nuk po u hyjmë mashtrimeve që shkruhen nga e-mailet e Erion Veliajt, pasi historia e Griseldës së famshme të Kavajës tashmë dihet, por le ta kujtojmë pak si ngjarje.
Në atë kohë, në vitin 2011, ndodhi një ngjarje. U përhap lajmi në media fort dhe tërë ndërkombëtarët, se ishte rrëmbyer bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, ishte përdhunuar e ishte nxjerrë fëmija, krim makabër. U bënë e-maile, raporte në Bruksel, kudo, dhe e-mailet i bënte Erion Veliaj. Ngjarja doli që ishte një manipulim. E mori Erioni për dore Edi Ramën dhe në shtëpinë e Elvis Roshit në atë kohë, për ngjarjen makabre që kishte ndodhur.
Doli që ishte një mashtrim, një sajesë, si këto që bën sot Erion Veliaj duke çuar te senatorët amerikanë, gjoja për shtesat që ka kërkuar prokurori Ols Dado, të cilat, në fakt, edhe shtesën dhe refuzimin e kryebashkiakut, prej 150 ditësh ne e kemi kërkuar, por nuk publikohet.
Personi që paguan paratë është Arbër Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK-u. Ai e ka pranuar dhe publikisht.
Pyetja është e thjeshtë. Nga vijnë këto para? Cili është burimi i tyre?
Janë para kompanish, si “One” për shembull, që e paguan miliona euro Arbër Veliajn për reklamën, dhe nga ana tjetër kompania ka përfitime në Bashkinë e Tiranës? Fiton tenderë, zyrtarë të saj marrin emra rrugësh, etj.
Ka burime të tjera parash, që vijnë nga përdorimi i aseteve të Bashkisë Tiranës me lejen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj? Siç është për shembull, dhënia në përdorim e pronave publike të bashkisë për evente të ndryshme, për të reklamuar, për t'u përdorur nga persona të tretë që më pas kalojnë nga Arbër Veliaj?
Sepse vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka marrë një kompani në vitin 2015 që xhiron e kishte thuajse hiç dhe sot qarkullon miliona euro. Nga erdhi kjo rritje kaq e madhe për ta bërë kompaninë "Gogel" nga më kryesoret në vend? Ajo mori dhe reklamuesit më të mëdhenj të vendit, kompanitë e fuqishme, të cilat direkt apo indirekt ishin në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Pra, është e thjeshtë nga vijnë këto 220 mijë dollarë. Nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, i cili direkt apo indirekt me postin që ka mbajtur, ka kanalizuar para te vëllai i tij, siç e theksuam, edhe nëpërmjet kompanive të mëdha siç përmendëm rastin e “One”-it, edhe nëpërmjet dhënies së të tretëve të ambienteve publike me qira dhe shfrytëzimin në sipërfaqe apo përdorim reklamash me vlera shumë të ulëta, ndryshe nga sa është realiteti publik që e kanë parë të gjithë.
Dhe këto vijnë nga posti që ka mbajtur Erion Veliaj. Pra, nuk ka qenë vetëm kryebashkiaku i gruas, ka qenë dhe kryebashkiaku i vëllait të tij. Që sot, me paratë që ka fituar në vite, lobon në SHBA 220 mijë dollarë dhe paguan kundër SPAK-ut për të bërë lobim në Departamentin e Shtetit, Senat dhe institucione të tjera ndërkombëtare. /CNA
Kryebashkiaku i prangosur nga SPAK-u me 13 akuza të rënda,...
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryeba...
Në lagjen e re të Rrogozhinës, u takuam me Ramazan Aliun, ...
CNA ka raportuar një ditë më parë investigimin se si minis...
Procedura e prokurimit për rehabilitimin e ujëmbledhësit T...
Punonjësit e personelit shëndetësor të QSUT-së, përfshirë ...
Një institucion i shumëpërfolur, diku me të drejtë, diku j...
Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, situata mes dy kompa...
Vendimet e fundit të Komisioni i Prokurimit Publik kanë ng...
Erion Veliaj kërkon mbylljen e CNA-së, një rast flagra...
Një shkrim i botuar në portalin e “Jerusalem Post” sot...
CNA denoncoi pak javë më parë një marrëveshje të nënshkrua...
Një marrëveshje mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dh...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ...
CNA ishte media e parë që publikoi përgjimet nga burgu i D...
Në nëntor të vitit 2025, CNA denoncoi një tjetër skandal k...
Pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun ...
Prej vitesh, CNA është një nga mediat që ka denoncuar me f...
Përmes denoncimeve dhe investigimeve CNA ka sjellë përgjat...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...