
Pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, CNA publikoi për opinionin publik dosjen hetimore të kryebashkiakut duke zbuluar dhe korrupsionin galopant që ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe bashkëpunëtorë të tjerë kishin kryer.
Një dosje voluminoze e mbushur plot me korrupsionin e çiftit Veliaj-Xoxa, një skemë në të cilën janë të përfshirë dhe familjarë të tyre dhe biznesmenë.
Një dosje që tregon gjithçka, nga korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, fondet publike që janë marrë nga biznesmenë, komunikimet, mesazhe, pasuria, shpenzimet me kosto të çmendura të Ajola Xoxës, lidhjet me Elman Abulen, përfshirja e institucioneve publike dhe skandale të tjera të denoncuara më parë.
Në këtë dosje u zbulua dhe implikimi i deputetes socialiste Klotilda Bushka, ku CNA zbardhi veprimtarinë dhe presionet që ushtronte ndaj dëshmitarëve për t’u kyçur gojën dhe për këtë përdori zyrën e Avokatit të Popullit.
CNA prej kohësh denonconte aferat në të cilat kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përfshirë së bashku me familjarët e tij. Me dokumente dhe fakte të cilat më vonë u konfirmuan edhe në vendimin e gjykatës, u tregua se si Veliaj kishte përdorur fondet e Bashkisë për t’i dërguar në xhepat e tij, të bashkëshortes Ajola Xoxa dhe familjarëve të saj.
OJF-të e Ajola Xoxës merrnin shumicën e fondeve nga Bashkia e Tiranës me firmën e vetë kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Por jo vetëm kaq. Edhe institucione të tjera shtetërore kanë dhënë para për OJF e Ajolës, për aktivitete që nuk u realizuan kurrë, ku një ndër shembujt është fondi 18 mijë dollarë nga Ambasada Amerikane.
Tentakulat e Veliajt dhe Xoxës kanë shkuar deri tek institucionet, biznesmenët të cilët në këmbim të sponsorizimeve merrni leje ndërtimi nga kryetari i Bashkisë. Veliaj nga ana e tij kujdesej që “mirëadministronte” fondet e Bashkisë duke i çuar ato brenda familjes së tij, tek vëllai, bashkëshortja, daja e bashkëshortes, vjehrra etj.
Me dhjetëra faqe në raportin e SPAK-ut për hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, tregojnë pagesat që kryebashkiaku, duke shpërdoruar detyrën, duke përfituar nga posti i tij, firmoste për pagesa ndaj OJF-ve të Ajola Xoxës.
CNA ka shpjeguar me detaje të gjithë skemën e OJF-ve të Ajola Xoxës dhe përfitimet marramendëse të çiftit Veliaj-Xoxa.
Sipas dokumenteve të gjetura nga SPAK-u, paratë janë dhënë me urdhër të Erion Veliajt dhe faktet janë e zeza mbi të bardhë, siç mund t’i shihni edhe të renditura më lart.
CNA solli një nga rastet më flagrante që është gjetur në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erion Bani pas kërkesës së prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani.
Ky rast lidhet me familjarët e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ku në skemë përfshihen edhe familjarët e saj.
Në këtë rast del i përfshirë djali i xhaxhait të saj, Valmir Xoxa dhe historia e një mjeti që nga vlera 7000 euro është blerë më pas me një çmim 3-fish më të shtrenjtë.
Valmir Xoxa ishte një personazh mjaft interesant që doli në skemën e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt. CNA zbardhi detaje, që treguan se si Ajola Xoxa qarkullonte paratë dhe pronat e saj duke përdorur familjarët e saj.
Valmir Xoxa i cili i bleu makinën Ajola Xoxës 23 mijë euro, rezultonte të ishte i pastrehë. Kjo sipas një aplikimi që kishte bërë në Bashkinë e Tiranës për një kredi të butë ku kishte kërkuar të përfitojë si i pastrehë.
Sipas të dhënave të siguruara në dosjen e SPAK-ut, Valmir Xoxa kishte përfituar një kredi të butë rreth 40 milionë lekë dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, si i pastrehë kur kishte blerë makinën e babait të Ajolës.
Valmiri ka qenë i pastrehë edhe pse blinte makina nga 23 mijë euro dhe më pas i shiste nga 11 mijë euro.
Prokurorët e SPAK-ut gjatë hetimeve kanë gjetur se Valmiri ka dhënë 140 mijë euro kur merrte kredi si i pastrehë për blerje toke. Këto 140 mijë euro Valmiri i jep për llogari të Ajola Xoxës dhe Valbona Xoxës, nënës së saj.
Pra, njeriu që merr kredi të butë për strehim në Bashkinë e Tiranës i jep një thes me para për blerje toke Ajola Xoxës.
SPAK ka mundur të zbulojë dhe komunikime të ndryshme se si ka filluar që ajo tokë e ndodhur afër Shkollës së Kuqe të zhvillohej, të kishte kontakte dhe me shtetas të tjerë ndërtues.
Por Ajola bëri sërish lëvizjet me kushëririn e saj. U tërhoq duke hequr dorë dhe duke e kaluar truallin, pronësinë e blerë me lekët e paguara cash nga Valmiri dhe i kalon pronësia këtij të fundit.
Pra, megjithëse do të merrte apartamente do të merrte përqindjen takuese në objektin që ishte ndërtuar ndoshta për shkak të hetimeve të SPAK-ut tërhiqet dhe gjithçka i kalon Valmirit.
Pra, personit të pastrehë që merr kredi të butë që paguan 140 mijë euro cash për blerje në toke në favor që i jepen Ajola Xoxës dhe nënës së saj.
Pra gjithçka duket të jetë totalisht fiktive.
Shtetasi Valmir Xoxa është pyetur për këto para. Ku i ka gjetur këto 140 mijë euro? Cili ka qenë burimi i tyre? Pse ia ka dhënë Ajolës? Më pas është bërë vetë pronari i atyre pronave.
Ai u ka thënë prokurorëve të SPAK-ut se këto 140 mijë euro i ka siguruar nga puna e tij në bandën frymore në bashkinë e Tiranës dhe nga punët e bëra gjatë viteve të fundit.
“Gjithashtu, ky shtetas është i punësuar në bandën frymore të Bashkisë Tiranë, ku paguhet me 20,000 lekë në muaj”,thuhej në dosje.
Por mjafton një deklarim i tij ku thekson se kur është pyetur se ku i ka mbajtur, ku i ka vendosur këto para gjithë këto vite, ku i ka siguruar, ku i ka fshehur, si kujdesje për to Valmir Xoxa ka thënë se paratë i mbante në dy jastëkë dhe së bashku me bashkëshorten shëtiste me këto dy jastëkë gjatë kohës së tërmetit të vitit 2019.
Pra, Valmir Xoxa, anëtar i një bande frymore, kushëri i parë i Ajola Xoxës, blinte makinën e gocës së xhaxhait me trefishin e çmimit në treg, e shiste pastaj me gjysmë çmimin, nga dheu më pas i mbinin 140 mijë euro për t’ia dhënë Ajolës për të blerë truall, më pas Ajola ia kthente këtij në pronësi dhe tërhiqej ndërkohë që Ajola do të përfitonte apartamente.
CNA zbardhi detaje të tjera mjaft interesante dhe me rëndësi për hetimin nga dosja Veliaj-Xoxa. Sipas të dhënave Gentian Skënder Sula i NOA CONTROL ka deklaruar para prokurorëve se sa i përket shumës 115,000 euro të gjetura në ambientet e shoqërisë Partners Laë Shpk, shtetasi Gentian Skënder Sula i NOA CONTROL, deklaron se kjo shumë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartëmonedhat kanë qenë kryesisht euro (specifikisht prerje 500 euro), por kanë përfshirë edhe dollarë. Shumat monetare ai i ka mbajtur në shtëpi, të tërhequra nga banka ndër vite.
Por, sipas organit procedues, theksohej se në lidhje me dhënien e të hollave për qëllime kapari, me një akt privat (jo noterial) të përpiluar vetëm një ditë para vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për kontrollin e ambienteve, të paraqitur pranë kësaj gjykate gjatë seancës për heqjen e sekuestros, konstatohet se duke marrë në konsideratë prerjen e kartëmonedhave euro (prerja 500) dhe përzierjen e tyre me kartëmonedha të ndryshme, si USD etj., si edhe duke pasur parasysh marrëdhënien mes këtyre shtetasve, ngrihen dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ato (të hollat) nuk i përkasin vlerës së ndonjë kontrate shitblerjeje, por kanë qenë në posedim të shtetases Ajola Xoxa kohë më parë.
Ajola Xoxa në momentin e parë të kontrollit u ka thënë hetuesve se shumat e parave vinin nga trashëgimia e babait.
Gentian Skënder Sula i NOA CONTROL ka pohuar para SPAK se ka përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nënvizojmë se Gentian Skënder Sula i NOA CONTROL ka marrë fonde nga Bashkia e Tiranës për kompaninë "Noa Control" disa herë dhe këtë e vërteton dhe SPAK, duke dhënë detaje nga shumat që ka marrë Gentian Sula me firmën e kryebashkiakut Veliaj.
Gentian Skënder Sula është biznesmeni për të cilin CNA raportoi se i ka dhënë vilën Ajola Xoxës, ku normalisht ajo do të duhet të paguante 25 mijë euro në muaj për godinën në mes të bllokut. Por Ajola Xoxa e përfitoi falas, pasi bashkëshorti i saj Erion Veliaj kujdesej që t’i jepte tenderë në këmbim biznesmenit.
CNA po ashtu zbuloi detaje nga dosja hetimore dhe për luksin e shfrenuar të Ajola Xoxës dhe se si u shpenzuan 860 mijë euro.
Në vendim thuhej se Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj për katër vite kanë shpenzuar shifrën prej 86,721,175 lekësh vetëm për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.
“Po ashtu, nëse do të ishin deklaruar interesat private do të konstatoheshin me lehtësi shpenzimet që ka bërë shtetasja Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj, të cilët shpenzojnë për katër vite shifrën prej 86,721,175 lekësh vetëm për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj”.
Në fakt, kjo tregon luksin e shfrenuar në të cilin jetonte Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj. Gjithnjë e kuruar në daljet e saj me xhevahire që kushtojnë me dhjetëra mijëra dollarë.
CNA publikoi të dhënat nga dosja që tregonin se vila në Qeret në të vërtetë ishte e Erion Veliajt dhe jo siç pretendonte se ishte e vjehrrit të tij të ndjerë.
Faktet që e vërtetuan ishin të evdidentuara në dosje ku theksohej se përmes pagesave të kryebashkiakut dhënë për kompaninë e ndërtuesit, tregohej që Veliaj është në fakt pronari i vilës dhe jo vjehrri i tij i ndjerë.
Po ashtu nga tabulatet telefonike Veliaj tregohej se kishte përdorur numrin e tij celular në vilë, duke u konfirmuar se ai shkonte shpesh në të. Kjo është një tjetër pikë që vërteton se ai ishte pronar i saj dhe jo thjesht një vizitor që shkonte në vilën e vjehrrit siç tha Rama.
Një tjetër fakt që e vërtetonte ishin pikërisht deklarimet e administrastorit të resortit e administratorit të vilës.
Në dosje theksohej se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë zotëruesit faktikë të pasurisë dhe kjo faktohej edhe nga Maksim Greva administratori i resortit i cili konfirmon ndër të tjera praninë e Ajola Xoxës në objekt.
Ky informacion i dhënë nga Maksim Greva paraqet mjaft interes për hetimin, pasi konfirmon pagesat e bëra nga Erion Veliaj, pranë shoqërisë në pronësi të G.S. për mirëmbajtjen e vilës, thuhet në dosje.
Për ta përmbledhur, CNA ka sjellë vendimi i gjykatës për Erion Veliajn në 11 pika
1. Vendimi thotë që ka një mekanizëm korrupsioni dhe pastrimi produktesh që nis nga Erion Veliaj.
2. Vendimi thotë që me firmën e kryetarit të bashkisë (bashkëngjitur firmës gjithë praktika) i jepen nja 10.000.000 (veç në një rast) nuses së dajës së Ajola Xoxës.
3. Erion Veliaj i jep prapë me firmën e tij nja 1.600.000 lekë dajës së Ajolës. Ky i merr dhe ia jep gruas së tij, nënës së Ajolës dhe Ajolës.
4. Erion Veliaj i jep me firmën e tij nja 5.000.000 lekë të tjera një organizate tjetër të Ajolës.
5. Vendimi tregon vilën që kanë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Po fundja ç’është një vilë 2 kate me 500 m2 truall nën të? Në fakt dyshohen 2.
6. Vendimi na tregon se jo një herë, jo dy herë, jo tri herë, jo katër herë, jo pesë herë, jo gjashtë herë, jo shtatë herë, jo tetë herë, por të paktin deri tani nëntë herë (hetimi vazhdon) firmat që merrnin lekë dhe leje ndërtimi nga kryetari i bashkisë, jepnin ca “lekë xhepi” si sponsorizime te gruaja e kryetarit të bashkisë.
7. Vendimi na tregon se gjenden nja 115.000 euro në kasafortë me ca prerje për qejf.
8. Në bankë SPAK-u gjeti dhe nja 860.000 euro të tjera që vijnë nga “bota e çudirave” të Lizës (Ajolës).
9. Vendimi tregon se me informacion zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë gjetur 900.000 euro në veshje, make up, këpucë e kështu me radhë.
10. Djali i xhaxhait të Ajolës blen me propozim të tij 23.000 euro një automjet që ishte blerë më parë 7.000 euro.
11. Djali i xhaxhait të Ajolës i jep nja 140 mijë euro që s'u dihet burimi, para të cilat i shëtiste me jastëkë në Tiranë (sipas deklarimeve të tij).
Të gjitha këto pika dhe të tjera janë me vendim gjykate.
Dosja hetimore për çiftin Veliaj-Xoxa përmban shumë më shumë se kaq pasi renditen të gjitha faktet se si janë kapur në korrupsion dhe në shpërdorim detyre.
Pas këtyre detajeve, CNA zbardhi dhe përgjimet në burgun e Durrësit, të cilat treguan se si Veliaj dirigjonte sulmet ndaj drejtësisë përmes mediave.
SPAK ka kopsitur dosjen dhe e ka dërguar për gjykim. 13 akuza për 5 vepra të rënda penale rëndojnë mbi Veliajn, 9 akuza për korrupsion, 1 pastrim i produkteve penale, 1 shpërdorim detyre, 1 futja e sendeve të ndaluara në qeli, 1 fshehje e pasurisë.
Veliaj është lënë në burg nga të gjitha nivelet e gjykatave dhe në vend që të përballet me fakte dhe provat, kryebashkiaku nga burgu i Durrësit vijon të përdorë taktika për të shtyrë seancat gjyqësore./ CNA
Prej vitesh, CNA është një nga mediat që ka denoncuar me f...
Përmes denoncimeve dhe investigimeve CNA ka sjellë përgjat...
Gjatë vitit 2025, CNA përmes një investigimi zbuloi se si ...
Një nga çështjet mbi të cilat CNA hodhi dritë përgjatë 202...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar kontrollet ...
Mungesa e ndriçimit në rrugët dhe lagjet e Prrenjasit ësht...
Dëmi i shkaktuar shtetit nuk është vetëm pasuria publike e...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Emisioni “Plug” nga gazetari Flavio Qarri në Syri Tv publi...
Mbrëmjen e sotme në emisionin "Plug" me Flavio Qarrin në S...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Që prej vitit 2013, emri i Carlo Bollinos është përfshirë ...
CNA një ditë më parë publikoi një material ekskluziv nga d...
CNA po sjell ekskluzivisht një pjesë të mesazheve nga ...
Rruga Maliq–Lozhan i Ri–Strelcë, e përfunduar vetëm pak ko...
Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 8...
Qytetarja Mimoza Bekaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi a...
David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jet...
Zyrtarë të ndryshëm kanë punuar në institucione dhe nivele...
Emisionin “Stop” në Tv Klan këtë të premte, 21 nëntor, ndo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...