
Kryebashkiaku i prangosur nga SPAK-u me 13 akuza të rënda, ka zbërthyer thesin e tij, burimi i të cilit është Arbër Veliaj, edhe ky nën hetim nga SPAK-u për t’u vërsulur me mashtrime kundër Prokurorisë së Posaçme, prokurorëve dhe hetimeve që u zhvilluan ndaj tij.
Tani çështja është në fazën e gjykimit, por kryebashkiaku prej shtatë muajsh i shmanget drejtësisë, nuk shkon në gjykatë, përdor 1001 mënyra për të mos u përballur me drejtësinë.
Sot "Reporter.al" ka publikuar një material, i cili tregon se Erion Veliaj ka paguar 220 mijë dollarë për lobim në SHBA. Dhe lobimi është kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut.
Sipas asaj që raporton Reporter.al letra për senatorin amerikan, Dick Durbin e dërguar në prill 2025 është pjesë e një fushate të gjerë të lobimit të Veliajt në Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar kryebashkiakut dhe vëllait të tij gati 220 mijë dollarë vetëm në vitin 2025.
Reporter.al gjithashtu raportoi se sipas dokumenteve kompania e kontraktuar nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, Kasowitz Benson Torres, është paguar 220 mijë dollarë dhe ka dërguar 75 e-maile në adresën e 24 senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, në Departamentin e Drejtësisë si dhe Departamentin e Shtetit.
Pra, perdja ra, maska u çorr.
Ata që pretendonin reformën në drejtësi dhe morën shpatën në emër të saj, për të integruar Shqipërinë dhe për ta mbështetur, tani doli hapur se kanë zbërthyer një thes me 220 mijë dollarë të mbushur plot me gënjeshtra kundër SPAK-ut dhe drejtësisë.
Përsëritet e njëjta gënjeshtër. CNA prej qindra ditësh i ka kërkuar Erion Veliajt dhe Mero Bazes të nxjerrin dokumentin e lejes së refuzuar të ndërtimit që ka kërkuar prokurori Ols Dado. Nuk është publikuar kurrë, as leja e kërkuar nga prokurori, as refuzimi i bërë nga Erion Veliaj.
Një mashtrim publik që është çuar deri në Departament të Shtetit sipas "Reporter.al". Një mashtrim i bërë nga Erion Veliaj dhe Mero Baze e stafi i tij propagandistik, ku nuk përjashtohen dhe të tjerë. Mero Baze, gazetari i familjes Berisha dje dhe familjes Veliaj sot, shkruan 1001 mashtrime, shpifje, fyerje dhe këto materiale merren dhe çohen si raporte mediatike në Departament të Shtetit.
Është njësoj si ato mashtrimet me Griseldën e famshme të Kavajës, që e kishin marrë, e kishin përdhunuar, e kishin “rrjepur”. Na doli që ishte një mashtrim. Dhe Erion Veliaj në atë kohë shkroi email-e në Bruksel, në Departament të Shtetit dhe ku mundi. Doli mashtrim, si ky mashtrimi i sotëm që i bëhet sot Departamentit të Shtetit, që paguhet.
Dhe nuk janë vetëm mediat tona, por siç CNA ka treguar, edhe media të huaja marrin pagesa për të publikuar traktet në gjuhë të huaj kundër drejtësisë dhe këto më pas përkthehen në shqip dhe publikohen në mediat e paguara nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili është një person nën hetim nga SPAK-u.
Perdja ra.
Qindra mijëra dollarë të paguara kundër drejtësisë në SHBA. Po ku i gjeti Arbër Veliaj paratë që paguan, se ai po hetohet? Nga kompanitë për shembull “One”, e cila i jep para për reklamim Arbër Veliajt dhe ka fituar tenderë, shërbime dhe ka marrë para nga Bashkia e Tiranës? Apo kompani të tjera biznesi, të lidhura edhe me shtetin, apo dhe privatë që lidhen me interesa politike dhe me përfitues direkt dhe indirekt në Bashkinë e Tiranës?
Arbër Veliaj bën “mbrojtjen” e vëllait. Në fakt, ai ka hapur luftë me drejtësinë për të mbrojtur një të shumëakuzuar, i cili firmoste taksat e qytetarëve për t'i kaluar në xhepat e bashkëshortes dhe familjarëve të tij. Dhe me shpifje, me mashtrime publike, me raporte në Departament të Shtetit, kërkon t'i shmanget drejtësisë apo ta luftojë këtë të fundit.
Erion Veliaj duhet të shkojë të përballet me drejtësinë dhe lufta e vërtetë është në sallën e gjyqit me faktet dhe provat që kanë siguruar prokurorët për të zbardhur të vërtetën e tyre. Jo me paratë që hidhen dhe bëhen rrush e kumbulla për të mbrojtur një hajdut dhe bashkëpunëtorët e tij. /CNA
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryeba...
Në lagjen e re të Rrogozhinës, u takuam me Ramazan Aliun, ...
CNA ka raportuar një ditë më parë investigimin se si minis...
Procedura e prokurimit për rehabilitimin e ujëmbledhësit T...
Punonjësit e personelit shëndetësor të QSUT-së, përfshirë ...
Një institucion i shumëpërfolur, diku me të drejtë, diku j...
Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, situata mes dy kompa...
Vendimet e fundit të Komisioni i Prokurimit Publik kanë ng...
Erion Veliaj kërkon mbylljen e CNA-së, një rast flagra...
Një shkrim i botuar në portalin e “Jerusalem Post” sot...
CNA denoncoi pak javë më parë një marrëveshje të nënshkrua...
Një marrëveshje mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dh...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ...
CNA ishte media e parë që publikoi përgjimet nga burgu i D...
Në nëntor të vitit 2025, CNA denoncoi një tjetër skandal k...
Pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun ...
Prej vitesh, CNA është një nga mediat që ka denoncuar me f...
Përmes denoncimeve dhe investigimeve CNA ka sjellë përgjat...
Gjatë vitit 2025, CNA përmes një investigimi zbuloi se si ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...