SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, me një vendim të qeverisë të datës 30 dhjetor të vitit 2025 janë dhënë plot 52 mijë metra katrorë truall me qira për 1 euro në Porto Romano.
CNA prej disa ditësh është përpjekur të bëjë një investigim për të nxjerrë dokumentet, faktet dhe provat, në lidhje me një pasuri, e cila ngelet ende pronë e shtetit sipas hartave dhe kartelave bashkëngjitur deri në një vendim gjykate pasi mund të ketë probleme dhe pretendime pronësie, por kjo pronë është dhënë me qira me 1 euro metri katror.
Pronën e ka dhënë me qira Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila e ka kaluar në qeveri vendimin për dhënien e miratimit dhe lidhjen e një kontrate qiraje me 1 euro ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit si qiradhënës dhe shoqërisë "Adriatic Bay Investment Group" sh.p.k. si qiramarrës për pasurinë shtetërore 1/10 Reparti ushtarak 2001, ish-depo e minave në Durrës me vendndodhje Porto Romano, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pra, pikërisht në Porto Romano, aty ku po përflitet një problematikë dhe po hidhen akuza në lidhje me ndërtimin e Portit të ri të Durrësit, ministrja Delina Ibrahimaj jep 52 mijë metra katrorë dhe çon në qeveri një vendim që në fund firmoset nga kryeministri Rama, i cili i jep kompanisë “Adriatic Bay Investment Group” 52 mijë e 10 metra katrorë tokë me qira 1 euro për të ndërtuar magazina.

Ky dokument është vendimi i datës 30 dhjetor, pra, kur njerëzit përgatiteshin për festa, qeveria jepte pronat e qytetarëve me qira.
Investigimi është te fakti që në 30 dhjetor, kur njerëzit përgatiteshin për festa, qeveria ishte zgjuar, "nuk kishte" festë. Festë për qeverinë është dhënia e pronave publike me qira.
Sërish qeveria shqiptare, Delina Ibrahimaj, ia ka çuar dokumentet për qiradhënie me 1 euro kompanisë “Adriatic Bay Investment”, por nuk ka bërë një garë. I jepen 52.000 metra katrorë për 52 mijë euro qira, me 1 euro, ndërkohë që në një garë të hapur ndërkombëtare qiraja që do të merrte shteti, buxheti dhe shqiptarët mund të ishte shumë herë më e madhe, ashtu sikundër investimi mund të ishte shumë herë më i madh dhe kolosal sesa ky i paraqituri për rreth 331.6 milionë lekë të rinj në një zonë strategjike që me ndërtimin e portit do të ketë një peshë shumë të madhe dhe një vlerë shumë kolosale.

Por ne kemi mundur të sigurojmë edhe kontratën e qirasë, e cila tregon se qiramarrësi do ta përdorë për magazina dhe do të ndërtohet në dy faza.
Faza e parë, dy vjet investimi parashikohet rreth 111 milionë e 365 mijë lekë të rinj për vit (111,365,000).
Faza e dytë, e cila do të zgjasë 3 vite, investimi parashikohet rreth 36 milionë e 310 mijë lekë të rinj në vit. Investimi pritet të zgjasë rreth 5 vjet (36,310,000).

Pra, në total, investimi në dy vitet e para shkon rreth 222.7 milionë lekë të rinj dhe 108.9 milionë lekë të rinj në tri vitet e tjera.
Pra, një total prej 331.6 milionë lekësh të rinj investime, ku pritet të punësohen rreth 20 punonjës dhe kryesisht investimi do të ketë të bëjë me magazina për bujqësinë etj., por edhe për eksportin.
Dhënia me qira e kësaj sipërfaqeje është pikërisht afër ndërtimit të portit të ri që pretendohet në Porto Romano në Durrës.
Kompania tashmë do të ndërtojë magazinat në një pronë që ka dhe pikëpyetje siç ka dhe shënimet më poshtë në kartela.


Prona është dhënë me qira për 1 euro për 20 vite dhe brenda një muaji nga nënshkrimi kontrata do të regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Gjithçka duhet të jetë në hapat e firmosjes së kontratës. Jemi më 10 janar në publikimin e këtij shkrimi dhe Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, ka bërë inovacion në datën 30 dhjetor kur njerëzit përgatiteshin të festonin Vitin e Ri, gatuajnë, mblidhen familjarisht, Delina çon në qeveri një vendim të tillë.
Kështu rastisi edhe vendimi për inceneratorët në vitin 2014.
Mjafton të shikojmë kartelën e pasurisë së paluajtshme në faqen 2 ku thuhet se regjistrohet e drejta e parablerjes me vendim të Gjykatës së Apelit.


Ka një vendim për objektin e datës 25.06.2019, pra atë që ne përmendëm më lart dhe më pas janë të gjitha hartat dhe kartelat në lidhje me këtë pronë.



Është e qartë. Qeveria shqiptare, nëpërmjet Delina Ibrahimajt, ka dhënë 52.000 metra katrorë tokë, të cilat ende pretendohen prona shtetërore, me qira 1 euro në Porto Romano në 30 dhjetor.
Po ta lidhim paksa me aktualitetin, me përmbytjet, me ndërtimin e portit të Durrësit, me situatën që ndodhi në këto zona, qeveria, Delina Ibrahimaj, kryeministri Rama vazhdojnë të ndjekin të njëjtën rrugë me dhënie me qira të pronave në një zonë që do të ndërtohet një port pa pasur një garë të vërtetë, pasi kjo pasuri mund të nxirrej në një ankand publik dhe mund të jepej me një qira shumë herë më të lartë edhe nga investitorë që mund të ofronin shumë herë më tepër pasi ndodhet në një vend shumë strategjik siç do të jetë porti i ri i Durrësit./ CNA
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, situata mes dy kompa...
Vendimet e fundit të Komisioni i Prokurimit Publik kanë ng...
Erion Veliaj kërkon mbylljen e CNA-së, një rast flagra...
Një shkrim i botuar në portalin e “Jerusalem Post” sot...
CNA denoncoi pak javë më parë një marrëveshje të nënshkrua...
Një marrëveshje mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dh...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ...
CNA ishte media e parë që publikoi përgjimet nga burgu i D...
Në nëntor të vitit 2025, CNA denoncoi një tjetër skandal k...
Pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun ...
Prej vitesh, CNA është një nga mediat që ka denoncuar me f...
Përmes denoncimeve dhe investigimeve CNA ka sjellë përgjat...
Gjatë vitit 2025, CNA përmes një investigimi zbuloi se si ...
Një nga çështjet mbi të cilat CNA hodhi dritë përgjatë 202...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar kontrollet ...
Mungesa e ndriçimit në rrugët dhe lagjet e Prrenjasit ësht...
Dëmi i shkaktuar shtetit nuk është vetëm pasuria publike e...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Emisioni “Plug” nga gazetari Flavio Qarri në Syri Tv publi...
Mbrëmjen e sotme në emisionin "Plug" me Flavio Qarrin në S...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...